Përfundon takimi, Yee rreth 90 minuta në zyrën e Ramës. Takim me Metën…!

Zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit për Evropën dhe Azinë, Hoyt Brian Yee, ka nisur takimet zyrtare në Tiranë, ndersa vizita e tij shihet si përpjekja e fundit për të arritur një marrëveshje politike mes mazhorancës dhe opozitës për zgjedhjet parlamentare.

Zyrtari i DASH është takuar për rreth 90 minuta me kryeministrin Edi Rama paraditen e së hënës, si një përpjekje e fundit që mazhoranca dhe opozita të arrijnë një marrëveshje për zgjidhjen e krizës.

Eskorta e zyrtarit të DASH ka mbërritur fiks në 10:30 në godinën e kryeministrisë, ashtu sic ishte parashikuar ne axhende

Pas takimit me Ramën, “Buldozeri” amerikan ka mbërritur në zyrën e kryeparlamentarit Ilir Meta.

Pasdite, zyrtari i lartë i DASH do të takohet me kryetarin e opozites, Lulzim Basha.

Zyrtari i DASH përpos Ramës, Metes dhe Bashës, do te takohet edhe deputetet rebele të PD, Bregu, Selami, Topalli dhe Patozin.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *