Rama me socialistët në Shkodër, "sfidon" Lulzim Bashën e Voltana Ademin me fotot e spitalit të rikonstruktuar

15 Maj 2017, 11:04Politika TEMA
Rama me socialistët në Shkodër, "sfidon" Lulzim

Kreu i qeverisë Edi Rama sot pasdite pritet të udhëtojë drejt Shkodrës për një takim me votuesit 18 vjeçarë të qarkut më të madh në veri, të quajtur dhe kryeqendër e Veriut.

Por ditën e sotme Rama e nisi me foto të spitalit të rikonstruktuar të Shkodrës.

Statusi i Kryeministrit me të cilin përcjell foton:

MIRËMËNGJES

dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto foto të 4 shërbimeve të reja shëndetësore të ndërtuara për herë të parë pas 25 vjetësh në spitalin Rajonal të Shkodrës: Koronarografia, kimioterapia, protezat ortopedike dhe reparti i rezonancës magnetike në shërbimin e imazherisë.

Sot në Shkodër përurojmë edhe repartin e ri të reanimacionit pranë kardiologjisë, rindërtuar nga themelet sipas standardeve më të mira bashkëkohore.

Shumë është bërë për shërbimin shëndetësor dhe ende më shumë mbetet për t’u bërë në rrugën e vështirë të rilindjes së shëndetësisë. Por edhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot. Prandaj përpara #PërShqipërinëQëDuam

8 komente në “Rama me socialistët në Shkodër, “sfidon” Lulzim Bashën e Voltana Ademin me fotot e spitalit të rikonstruktuar”

  1. orangutangu says:

    mos harro te kesh ne krah dhe deputetin e ardhshem luan harusha

  2. Ari says:

    Bravo Edi Rama. Ke bere nje gje te bukur. Te falenderoj per qytetin e babies tim. Bravo

  3. shtiefni says:

    RRESPEKTE ZOTI KRYEMINISTER , un jam shkodran dhe ndihem i lumtur per çfar pune keni ba ne spitalin e shkodres ,ne si qytet kemi nje fatkeqsi te kti qyteti quhet voltana ademi nje anadollake dhe e pa aft per te drejtuar qytetin ton te shkodres , megjithate çdo qytet meriton kryetarin e bashkis qe ka , fatkeqsisht dhe ne nuk meritojm me shum per nivelin ton qytetar qe esht katandisur per ibret , faleminderit per spitalin e ndertuar zoti kryeminister , vertet kjo esht SHQIPERIA qe ne duam.

  4. kiu-fiu says:

    “do t´ua ngrij buzqeshjen ne buze”
    Sali Berisha 97.

  5. Mika says:

    Jepi forca Rilindja.
    Si gjith Shqiperia dhe Shkodra meriton shume.
    Urime Kryeminister. Je puneshume por dhe komunikues shume i qarte.
    Ai tjetri mashtronte me hiçin absolut dhe pomponte me media si pune te verteta.

  6. Asus says:

    Megjithe respektin per shkodranet, me duhet te them se Jane ende te verber pas hajdutve te PD. Komunizmi ka vdek dhe njerezit duhet ti matim me punen qe bejne, jo nga partia qe u perkasin. Sepse I bie qe minister shendetsie, sipas Voltanes, duhet te ishte jo ai qe beri keto ndryshime ne spital, po Nard Ndoka dhe kryeminister Dali Berisha. Nuk ka rendesi se ata nuk u moren fare me spitalin, se nuk shkojme ne parlament po rrine me bulevard. Mjafton te Jene nga partia e Voltanes.

  7. besnik says:

    po ato lulet cfare duhen aty?

  8. USA says:

    Si infermier qe punoj ne1 nga spitalet me te medhenj neMass. mund te them not too bad,vetem ato krevatet duken si te luftes se dyte boterore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje