Rexhep Qosja: Fjalimet e Bashës për luftë, si të Gebelsit. PD duhet të lirohet prej fatamorganave të dy kryetarëve të saj, Berisha e Basha

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Akademiku Rexhep Qosja ka komentuar zhvillimet e fundit në Shqipëri, që prej ngritjes së çadrës së PD-së në Tiranë.

“E shikoj shqetësuese dhe, në pikëpamje politike, kulturore dhe kombëtare e shikoj shumë dëmtuese atë çadër, atë çadër me të cilën protestohet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për zgjedhje që mbahen që njëzet e pesë vjet, për zgjedhje për të cilat Kushtetuta e ligji kërkojnë, obligueshëm, prej shtetit dhe prej të gjitha partive, që të jenë të lira e të ndershme, për zgjedhje për të cilat me Kushtetutë e me ligje janë caktuar procedura, janë siguruar organe politike, shtetërore, kombëtare e ndërkombëtare, që mbikëqyrin mbajtjen e tyre. Dhe, çdo shkelje, çdo cenim i rregullave, i procedurave, i mirëvajtjes ndëshkohet apo duhet të ndëshkohet. E gjithë kjo, siç e kemi parë gjatë këtyre njëzet e pesë vjetëve, nuk do të thotë se nuk ndodhin shkelje e cenime të zgjedhjeve. Dhe, sa mbaj mend unë, gjatë këtyre njëzet e pesë vjetëve ato rregulla e procedura, ato liri e ndershmëri më së shpeshti i ka shkelur e cenuar pikërisht ai që ka shpikur çadrën! Çadra nuk është metaforë e lirisë! Çadra është metaforë e dhunës, metaforë e kaosit! Them kështu sepse me dhunë synohet të prishen zgjedhjet dhe me kaos synohet të ndryshohet vetëdija e votuesve shqiptarë!

Jemi hapësirë e vogël për aq shumë mosmarrëveshje, për aq shumë ballafaqime, për aq shumë mosdurime, për aq shumë urrejtje të ndërsjella. Dhe, haraçin e të gjitha këtyre të zezave e paguajnë jo ata që i bëjnë ato po tjetërkush: i paguan populli, i shpërfilluri nga klasa politike”, thotë Qose, ndërsa flet në një intervistë për gazetën Dita.

I pyetur për Bashën, Qosja shprehet:

Jam shumë, shumë i çuditur se si një njeri politik, relativisht i ri, dyzet e dy tre vjeç, kryesisht i shkolluar në kushtet e pluralizmit politik partiak, pjesërisht i shkolluar a i çshkolluar përjashta, ka një mendje aq të shtangur, aq dogmatike si kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka një mentalitet aq të mbetur mbrapa,është aq i tejmbushur me etje pushtetore, është aq i tejmbushur me urrejtje politike ndaj kundërshtarit kryesor! Po them i shkolluar a i çshkolluar sepse neve prej përjashta sot po na vijnë jo vetëm të shkolluar po edhe të çshkolluar, po na vijnë edhe të çshkolluar siç vinin oficerë të shkolluar në Italinë fashiste në kohën e Zogut, që prodhoheshin sipas devizës musoliniane: bona per Albania.

Çuditem shumë, shumë, sesi në Shqipëri e në Kosovë prej këtyre të shkolluarve përjashta sipas devizës bona per Albania po na dalin ministra, zëvendësministra, këshilltarë kryetarësh e kryeministrash, drejtorë e kryeredaktorë, anëtarë bordesh, madje edhe gazetarë qëme sjelljet e tyre kur e kur ua kalojnë edhe stalinistëve më të përbetuar!

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka shkuar shumë larg, shumë larg me ato ultimatumet e tij staliniste:s’ka dhe s’ka zgjedhje pa qeveri teknike! S’ka dhe s’ka zgjedhje me Edi Ramën kryeministër! Me betejën tonë do ta rrënojmë republikën e vjetër! Askush s’mund ta ndalë dot kauzën e opozitës! E të tjera.</p>

E dëgjuat se çka u premtoi shqiptarëve një natë ai.

Me luftë totale, tha, do të rrënojmë republikën e vjetër! Fizikisht do ta marrim Shqipërinë!

Kryetari i PD-së i premtoi Shqipërisë, i premtoi popullit shqiptar, luftë totale.

Togfjalëshi politik, dhe luftarak, luftë totale është i njohur në krejt botën qe 74 vjet! Dhe, i tmerron të gjitha shtetet dhe të gjithë ata që ia dinë prejardhjen. Më 23 shkurt të vitit 1943, ndërtuesi i propagandës naziste, hitleriane, Gebelsi, kishte mbledhur disa dhjeta mia gjermane, intelektualë, oficerë e të tjerë, në një sallë të madhe dhe u kishte premtuar, pas disfatës në Stalingrad, ku feldmareshali Fridrih von Paulus kishte kapitulluar me armatën e tij, se Gjermania do të fillojë luftën totale, e cila, duke qenë luftë totale, s’ka se si të mos sjellë fitoren!

E kryetari i PD-së, 74 vjet më vonë, pas Gebelsit, na premtoi se me luftë totale do ta çlirojë Shqipërinë prej demokracisë, prej reformës së drejtësisë, prej vetingut, prej orientimit të saj evropian!

Porsi atë fjalinë famëkeqe me të cilën e shënoi kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën si rrezik për rajonin, edhe fjalinë tjetër të Lulzim Bashës Me luftë totale do ta rrënojmë republikën e vjetër pas shqiptimit të dytrihershëm ia hoqën prej repertorit ata që nuk e kanë mendjen të histerizuar si ai.

Nuk mund ta di a e futi Lulzim Basha në përdorimin e tij kërcënues togfjalëshin skëterror luftë totale nga mosdija apo me qëllim, por e di: një parti politike që udhëhiqet prej një njeriu me mendje aq të turbulluar, aq të dogmatizuar, siç tregohet Lulzim Basha në çadër, e rrezikon shumë veten në të gjitha pikëpamjet, e rrezikon shtetin në të cilin vepron dhe e rrezikon popullin prej pjesëtarëve të të cilit është i përbërë ai shtet. E misioni kombëtar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, në të vërtetë i përfaqësuesve të saj, nuk duhet të mbesin as katastrofa e vitit 1997, as grusht shteti i dështuar në shtator të vitit 1998, as tragjedia e Gërdecit, as vrasja e protestuesve më 21 janar 2011, as shkeljet jo dhe të rralla të Kushtetutës e të ligjeve, po ndërtimi demokratik i Shqipërisë.

Ajo, PD-ja ka anëtarë, ajo ka veprimtarë, ajo ka mendje të shquara, por ata i ka shpërfillur ish-kryetari i saj Sali Berisha ditën që e ka emëruar Lulzim Bashën kryetar të saj! Për të gjitha këto arsye është e rëndësishme për vetë PD-në, që është parti historike në politikën shqiptare, është e rëndësishme për Shqipërinë, që PD-ja të bëjë ndryshim në organizimin e saj e në veprimtaritë e saj, e për t’i bërë këto ajo duhet të lirohet prej fatamorganave të dy kryetarëve të saj, Sali Berishës e Lulzim Bashës.

Dua të shpresoj se zyrtari i lartë diplomatik amerikan Hoit Brajan Ji do të arrijë që kryetari PD-së Lulzim Basha të heqë dorë prej “luftës totale” dhe prej fatamorganës së quajtur “republika e re” e cila si tha ai me 13 maj “do të marrë me të gjitha mënyrat fatet e vendit nëse Rama nuk tërhiqet” dhe më në fund do pranojë zgjedhjet e 18 qershorit 2017”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

22 komente në “Rexhep Qosja: Fjalimet e Bashës për luftë, si të Gebelsit. PD duhet të lirohet prej fatamorganave të dy kryetarëve të saj, Berisha e Basha”

  1. vjola says:

    faleminderit Profesor Rexhep Qosja .

  2. Lindi says:

    Faleminderit Profesor.!
    Kemi nevojë për fjalë të urta ,në këto ditë të trazuara.
    Do ta gjejmë rrugën, herët a vonë.!
    Shqipëria na dhemb të gjithëve.!🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱

  3. Zani says:

    Zoti Rexhep Qosja, je i jashtezakonshem! Eshte mrekulli te degjosh fjalet qe thua per situaten e renduar politike qe ne thelb ka nje cmenduri sa nuk ja pret mendja njeriut. Vazhdoni shkruani se populli shqiptar duhet te jete me njohur me shkrimet dhe mendimet tuaja, se gjithe keto vite vetem lavazh trruri ka pasur.
    Ju uroj gjithe shqiptareve te kuptojne vetem fjalorin e rrezikshem radikal qe perdor opozita dhe kupton sesi qendron situata. Kete lloj modeli politike eshte nga nje pjelle e cmendur. S’ka dhe s’do kete kurre ideologji demokracine dhe perendimin, ate c’ka duam te gjithe shqiptaret. Mos te shohim me kuq e blu, po te shohim me ngjyrat e verteta dhe te themi STOP! Ska me tallje me popullin shqiptar qe do vetem te punojne e te shijoje jeten sipas vlerave njerzore. Shqiptaret kane prejardhje Ilirjane dhe s’mund te merren ne qafe nga kriminele ordinere ne politike. T’ja tregojme fuqine qe ka populli e mos tju duket vetja aq i forte. Ti tregojme qe para NESH ato sjane asgje.
    E DUA SHQIPERINE!
    Boll me kriza politike qe po demtojne kaq shume vendin tone. Po mbushet kupa! Kur te dale populli i vertete je shesh do tundeni te gjithe ju politikane qe keni mbi 25 vite qe na keni neperkembur edhe lene kaq mbrapa parimeve dhe botes perendimore.

  4. vlonjati says:

    Lulush llastica, gazi i botes, te beje lufte? hahahaaaa Po atij ia ha qurret kaposhi. Besoj se kur te veje ne burg per gjithe grabitjet qe ka bere di t’ia navasin qejfin. Do te paguaje edhe per spiunlleqet. Po nga doli ky shpifesire, vallahi nuk durohet me. Gjynah per demokratet e vertete t’ua heqe te drejten e votes ky plehere!

  5. Alda says:

    Profesor i nderuar:
    TU NGJATË JETA! 🇦🇱🇦🇱🇽🇰🇽🇰

  6. Vera says:

    Kemi njerëz të ditur dhe të mençur!
    Jemi shpresëplotë,se do ecet në rrugën e duhur!Faleminderit PROFESOR I NDERUAR!
    Jeni NDERI I KOMBIT!🇦🇱🇽🇰🇦🇱🇽🇰🇦🇱🇽🇰🇦🇱🇽🇰

    1. Rexhep Veseli says:

      tju them te drejten si endij un berishen dhe bashen per keq ardhje a ta dyj kan nevoj per psihatrij edhe ata sa ma shpejtse keta dyj ekan ngjitse sa ma shpejt duhet ne izolim.

  7. GUIs says:

    Faliminderit professor I nderuar qe kohe pas kohe na I”qelsyte”kta don vetem me aredhe ne pushtet dhe me e ba llug si I vjet funding kesaj nese vazhdojn keshtu po e perishing shtetin,edhe sot eat lexova nije shkrim per Ali Hadrin faliminderit pershendetje

  8. Dino says:

    SHKRIM SHUM I BUKUR POR PSE VETEM JU PROFESOR KU JANE TE TJERET DEPUTETET E LSI NUK DEGJOJME NGA ATA NJE FJALE KU JANE PROFESORET TANE AKADEMIKET TANE SHKRIMTARET TANE INTELEKTUALET TANE TANI SHQIPERIA KA NEVOJE NGA KETA SHARLATANE QE TURPOROJNE SHQIPERINE CDO DITE ME HELMIN E TYRE TE NGRIHEN TE GJITHE DHE TI TREGOJNE VENDIN KESAJ BANDE.E DERI NE ARRESTIMIN E TYRE QE DUAN TI VENE FLAKEN VENDIT.

  9. I DREJTI says:

    FJALE TE SKALITURA. RESPEKTE PROFESOR E JETE TE GJATE.

  10. tomsojeri says:

    I madhi dhe i nderuari Rexhep Qosja ! Gjithmon krenari e jon i palekundur ,i paster e i respektuar per ne shqiptaret qe e duam Atdheun e nuk dua te zgjatem se Zani ka plotesuar me komentin e tij !
    Aferim !

  11. Shqiptari nga Kosova says:

    Tu rrit nera he burrè, themi ne nga Kosova..!
    Eshte e thjeshte te adhurohesh, thuaje te verteten. Dhe Akademiku yne e thote ate qe eshte , TE VERTETEN..!
    Por mos shqetesohi shume, Sali Serbi dhe Lulzim udbashi po marrin goditje nga lindja ne perendim , nga jugu ne veri.

  12. duno says:

    Vdekja me vjen prej syve te tille shkruante dikur ky hiena plak , por sic duket vdekja nuk po i vjen se mortia nuk ha mut Do roje edhe ca vjet Titisti Enveristi e tani Edvinisti i thekur per te vjelle vrer kunder te gjithe kundershtareve te padronit te radhes . Ky plehre qe e mbajne per akademik nuk ka lene vlere te vertet shqiptare pa sulmuar , pa kursyer as Kadarene , e kjo here nga xhelozia e here se i hedhin kocken per ta lepire. Te uroj jete te gjate per te provuar se ligesia nuk ka moshe .

    1. Baliu says:

      Zoteri Duno eshte thuaja e pamundur qe ky hijena plak te pershkruhet aq sakt dhe aq bukur me aq pak fjali siq e ke pershkruar ti. Ndoshta mund tja shtoj edhe nje. Ideali i tije eshte te vras me majen e pendes, e per ket gje i duhet nje ekzekutor, cilido qofte ai. Ky eshte thjesht “gjenerali” i diktatorve te vdekur.

    2. I DREJTI says:

      O DUNO TI QENKE NJE IDIOT QE TE KA NGELE ORA TE KULLA E VIÇIDOLIT. IK ORE I NJORANT E DEBIL. DUHET TE LASH GOJEN TENDE TE QELBUR KUR TE PERMENDESH EMRIN E PROFESOR QOSES.

  13. Baliu says:

    I nderuari profesor qe flet per politiken sikur murgu per jeten bashkshortore. Ky i nderuari ne Kosove u sherben me perulje ngelaqave qe e perbejne Banden e Zanzibarit, me kriminela qe udheheqin nga burgu dhe qe e kryesojne listen e Gjykates Speciale. Tregim suksesi?!!

  14. Shqiptari nga Kosova says:

    “duno”, ti qenke nje trap qe se paske shokun..! Po si ta ze goja mor idiot ta pergojosh akademikun e nderuar..!
    Ne ne Kosove themi” toka trash ” qe mban njerez si puna jote..!
    Ti je nje Berishist i perkryer..! Sali udbja u ka dhene shkolle te mire..! Funderrina..!

  15. Bogonica says:

    Edhe ty “duno” te uroj jete te gjate te prov osh vete se cdo te thote te matesh me hijen e mengjzit,po ta dije se sa i paditur je do i kishe bere vets ndon je hata.

  16. Kosovari (SHQIPTAR ETNIK e shtatas i Kosoves) says:

    Per ju adhurues te Rexhos,

    Sa mire do ishte te vini e te e merrne e te na largoni nga Prishtina e te e zhvendosni…

    Por,me nje kushte, ne asnje menyre e asnej rrethane te mos na dergoni Sali Ramen per kompenzime.

  17. EG says:

    Rexhep Qosja duhej te ishte zgjedhur President i Shqiperise.

    Te urojme jete te gjate!

  18. Mika says:

    Faleminderit! Profesor Rexhep Qosja.
    Ju duheni lexuar dhe pa komente te metejshme.
    Shqiptim theres per te gjithe shqiptaret, sidomos per mbeshtetesit qe jane “salduar” si tifoze ndaj nje ekipi dhe jo ndaj “lojes” se mire atdhetare, e qe ju duhet ti vene gishtin kokes!

  19. orient says:

    ..mos i vini rendesi dunave ,qe edhe nje ere e lehte ja ndryshon formen..Jeni i paperseritshem!..{PD-ra nga kategoria.}.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *