“Seks për 300 euro”/ Si u zbuluan prostitutat “VIP” prej taksistit Hajredin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq një shtetas të akuzuar si taksist i një grupi të ashtuquajtur “Prostitutat VIP”.

Pas përfundimit të hetimit, dosja penale ndaj shtetasit Hajredin S. është dërguar në gjykatë me akuzën e “prostitucionit”, bazuar në nenin 113/2 të Kodit Penal.

I akuzuari i kësaj dosjeje, që është çuar në gjyq e që do të gjykohet veçmas, sipas Prokurorisë, ka bashkëpunuar me grupin e prostitutave, por edhe të personave që kanë shfrytëzuar së paku tri vajza, të cilat takoheshin me klientë të ndryshëm në Tiranë me çmime deri në 300 euro për një raport seksual, shkruan Panorama.

Siç bën me dije Prokuroria, hetimi që u finalizua me shtatë të arrestuar gjatë aksionit “Mustang” ka nisur në fund të vitit 2015. Gjashtë të pandehurit e tjerë, sipas akuzës, janë gjykuar e po gjykohen në procese të ndara në Gjykatën e Tiranës.

Ndërkohë, i fundit person për të cilin pritet të fillojë gjyqi është shtetasi Hajredin S., në makinën e të cilit është bërë edhe arrestimi i vetë atij dhe njërës nga vajzat që shfrytëzohej nga grupi.

Hajredin S., sipas akuzës, nuk ka qenë pjesë e shfrytëzimit të vajzave, të cilat si tutorë kishin tre persona të tjerë. Personat në fjalë gjenin klientë dhe i dërgonin vajzat në adresën e dhënë, duke përdorur makina e taksi të ndryshme, siç ishte edhe rasti i Hajredin S. Fillesa e hetimit, siç bën me dije Prokuroria, ka qenë informacioni i siguruar në rrugë operative se personi me pseudonimin “Nini” merrej me shpërndarje narkotikësh dhe shfrytëzim prostitucioni.

Pikërisht, mbajtja nën vëzhgim e këtij personi, të identifikuar si Nik Gjonikaj, zbuloi se ai ishte i përfshirë në veprimtari të paligjshme. Prokuroria bën me dije se nga vëzhgimi ka rezultuar që datë 23.03.2016, rreth orës 19:00, ai ka hipur në një automjet ku ndodhej Bledjon N., Domenika D. dhe Melsi M. Rreth orës 20:05, shtetasi Nik Gjonikaj ka kryer një telefonatë me një shtetas, i cili e priste te “Pazari i Ri” dhe pasi ka shkuar në këtë vend nga automjeti ka zbritur shtetasja Domenika, e cila ka hipur në automjetin me targë AA xxx LS, në përdorim të shtetasit Hajredin S.

Po sipas Prokurorisë, në vijim të ndjekjes Nik Gjonikaj ka shkuar në qendër të Tiranës dhe ka marrë shtetasen Aureta B., dhe me automjet kanë shkuar në hotelin “V…”. Në këtë vend ajo ka kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës 100 euro me shtetasin Melsi M.

Më pas, këta shtetas kanë hipur sërish në automjet dhe në këtë moment është kryer ndalimi i tyre nga punonjësit e policisë. Është kryer edhe ndalimi i shtetasit Nik Gjonikaj, në rrugë, pranë banesës së tij. Njëkohësisht është bërë dhe ndalimi i automjetit me targë AA xxx LS, në Rrugën e Kavajës, në drejtimin e të cilit ishte shtetasi Hajredin S., mjet ku ndodhej edhe Domenika D.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *