FOTOT/ Sheshi "Skëndërbej" hapet më 10 qershor

15 Maj 2017, 14:06Sociale TEMA

Sheshi Skënderbej do të hapet për të gjithë qytetarët më 10 qershor. Lajmi i mirë u dha nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili sëbashku me Kryeministrin Edi Rama vizituan ambientet çlodhëse dhe rekreative të këndit të lojërave në Parkun e Madh të Liqenit ku bashkëbiseduan me prindër e gjyshër të cilët janë frekuentues të këtij ambienti.

“Sheshi ka dalë shumë bukur, këtë javë do testojmë shatërvanët, të shikojmë sa mirë funksionojnë. Kemi mbjellë shumë pemë rreth e rrotull, do ketë një pjesë me hije me pemë, një pjesë e kemi bërë vetëm me ullinj, një pjesë e kemi bërë vetëm me pemë frutore, portokalle, limon, fiq. Vend fantastik nëse keni biçikletë, patina, është e pjerrët po të hipësh në majë”, tha Veliaj. Edhe kryeministri Rama vlerëosi realizimin e këtij projekti duke e cilësuar fanstastik.

Gjithashtu, Veliaj prezantoi punën që është bërë në këtë zonë, që e cilësoi “një punë si të qëroje oriz” për të hequr pikat e zeza që kishin zaptuar zonën.

“Nga lejet që janë dhënë në Farkë janë fut disa pallate si pykë, ato nuk i zhbëjmë dot, aty jetojnë njerëz kështu që ka një çikë devijim nga plani fillestar. Por masterplani ka dalë mirë. Dje kur dolëm për vrap nga ora 7 pasdite, nuk bëje dot vrap aq shumë njerëz kishte. Kemi ende disa shpronësime, ndërtime pa leje që janë legalizuar në kohën e tyre. Derdheshin gjithë gropat septike në liqen. Kështu që ka filluar procesi i zhvendosjes. Por ka qenë realisht si të qërosh oriz, gjithë pikat e zeza rreth liqenit. Sidomos pjesa e Farkës ka qenë një katastrofë”, u shpreh Veliaj .

Kreu i Bashkisë deklaroi se falë ndërhyrjes së Bashkisë së Tiranës janë ndërtuar një sërë ambientesh të ndryshme për të gjitha grupmoshat, duke e shndërruar Parkun e Madh të Liqenit në një nga hapësirat më të frekuentuara në kryeqytet.

“Këtu është ndarë me kënde, për mosha deri në 3 vjeç ka ambiente ato kodrinat e vogla, ndërkohë që pjesa e adoleshentëve dhe e më të rriturve vazhdon në drejtim të kishës ku është fusha e basketbollit, scateboard etj. Ngaqë ka pas shumë sukses, ka një fluks të paimagjinueshëm sidomos pasdite. Kështu që do të përfundojmë edhe pistën e vrapit. Po bëjmë edhe shtigjet e biçikletave që mos të ndërhyjmë me ata që bëjnë vrap. Ndërkohë që fusha lart kryesisht janë për ekipe të organizuara. Shkollat e mesme përdorin fushat e basketbollit dhe të volejbollit”, tha Veliaj.

Duke folur për rritjen e hapësirave të gjelbra në kryeqytet, Veliaj deklaroi se po punohet me ritme të shpejta që brenda 2030 të mbillen 2 milionë pemë, në kuadër të projektit për Pyllin Orbital.

Një grua e ulur me tij dhe Ramës i falënderoi për punën, pasi u tha se nxjerrë fëmijët aty dhe kënaqen duke luajtur.

“Ne kemi qenë vjet në të njëjtën kohë këtu sepse vijmë shpesh dhe është bërë një ndryshim si nata me ditën, brenda këtij viti. Ne sjellim shpesh fëmijët”, tha ajo.

9 komente në “FOTOT/ Sheshi “Skëndërbej” hapet më 10 qershor”

  1. Kellira says:

    Shyqyr se po na kercasin dhembet nga pluhuri

  2. Shoku says:

    Sheshi qe restaurohet sa here ka zgjedhje. Lek qe mund te shkonin per njerez ne nevoje. Uroj qe kryetari i ardheshem i bashkise te mos vendos ta bej prape se ngel edhe 1 vit I mbyllur.

  3. Lilo labia says:

    Sheshi Skanderbeg i Lulit ishte si Lines grash. Lali Eri e ka ba si “gunga e gamiles” , me prane femnes dmth.
    Parku lojnave te femijeve ke Liqeni eshte rjep krejt , asnji foje bar. Kan mbet do trungje, hekra e beton mes atij pylli . Tan ato lek t hedhuna per bar e gjelbrim ishin sa me pre shiritin dhe tan zbukurimet fasad kan avullu.

    1. PD+PS+LSI=BANDE KRIMINALE says:

      Shume e vertete! Kjo puna e sheshit dhe lulishtes si Shqipja jote, o njeri. Po ti thuhet shqipe asaj.


      Gjithshka nga PS eshte ndertuar me aksion me goditje te perqendruar…..dhe fushate. Se mos kuptojne ata te Bathores e Paskuqanit. Fushat i verbojne syte po dhe trungjet jane pjese e trashegimnise familjare nga bjeshket e namura.

  4. Gopisti i fundit says:

    Ai i republikes se re nuk vuri nje gure ne kater vjet kryetar bashkie, ndersa ne kete republiken qe lulushi kerkon te rrezoje , jo vetem Tirana, por gjithe qyteteve te Shqiperise po ju ndryshohet faqja. Kete republiken e punes kerkojme te mbetet, ndersa me ate te rene, te shporren megjithte berisha, lulushi dhe gjithe ata qe e perkrahin.

  5. Shqiptari nga Kosova says:

    Bravo Erion.., çdo dite ne pune..!
    Te lumte.!

  6. xyz says:

    Une nuk shofe asgje te mire ne kete hapsire,pervec beton dhe gure.Nje shkretine ne mes te Tiranes.Kjo eshte filozofia e Rindjes!

    1. enter"" says:

      O te krypsha trute une ty, po qendrat e qyteteve te europes mos jane me bar?????

      OOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO cna keni rene pes ise ju injrantet

  7. Anila says:

    ??????????????????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje