Shqipëria, ndër vendet e para me numër të lartë femrash në kabinetin qeveritar

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Shqipëria renditet ndër vendet që ka prezencë të lartë të femrave në kabinetin qeveritar.

Raporti i Inter-Parliamentary Union (IPU) dhe UN Women tregon se vendi ynë renditet në vendin e 10-të, duke lënë pas shtete të tilla si Norvegjia, Finalanda, Mbretëria e Bashkuar, Italia, etj.

Por, me ndryshimet e fundit që ndodhën në kabinetin qeveritar numri i grave e tejkaloi atë të burrave në postet ministrore.

Ndërsa një tjetër studim po i Kombeve të bashkuara tregon se Shqipëria renditet në vendin e 78 sa i përket pjesëmarrjes së grave në Parlament ( 22.9%) referuar sesionit që sapo u mbyll.

Në këtë aspekt ne rendimet pas Malit të Zi, por tejkalojmë vende si Rumania, Bosnje – Hercegovina, Lituania, SHBA-ja, Greqia, Kroacia etj.

Megjithatë referuar studimit të Kombeve të Bashkuara listën e kryeson Bullgaria me mbi 53% të kabinetit femra, ndërsa në vend të fundit është Turkmenistani me vetëm një grua në qeveri.

Studimi tregon se nga 1,237 portofola ministrore që gratë mbajnë në 186 shtete, pjesa më e madje ose 108 i përkasin fushës së mjedisit, burimeve njerëzore e energjisë, ndjekur nga çështjet sociale dhe rinia. Ndërsa është shumë i ulët numri i grave që drejtojnë ministri si ajo e mbrojtës, e transporti apo edhe e financës.

Raporti tregon se është bërë pak progres në rritjen e numrit të grave pjesëmarrëse në qeveri në rang botëror.

“Harta e grave në politikë në vitin 2017” tregon se nëse ecet me këto ritme grave do t’u duhet 50 vjet që të arrijnë barazinë gjinore në qeverisjen qendrore.

“Ky është një sinjal alarmues, ne duhet të bëjmë diçka për këtë” deklaroi drejtoresha ekzekutive e UN Women, Phumzile Mlambo-Ngcuka.

Bullgaria, Franca, Nikaragua, Suedia dhe Kanadaja kanë treguar angazhim serioz në lidhje me angazhimin e grave në politikë. Ndërsa shënoi rënie drastike pjesëmarrja e grave në qeveritë e vendeve si Finlanda. Azerbajxhani, Hungaria, Pakistani, Arabia Saudite u renditën mes vendeve që nuk kanë femra në kabinet./monitor.al

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Shqipëria, ndër vendet e para me numër të lartë femrash në kabinetin qeveritar”

  1. loni says:

    Korec oulas, nje gjel dhe te tjerat dhe te tjeret pula…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *