Të vërtetat e thjeshta në shëndetësi, që nuk mund të përbalten!

15 Maj 2017, 19:07Shëndeti TEMA
Të vërtetat e thjeshta në shëndetësi, që nuk mund

 

Anila Rexha

Jam mjeke e si e tille shpesh ndjehem keq ndaj te vertetave te hidhura te lidhura me pakenaqesite reale ndaj sistemit tone shendetesor por po aq shpesh me kaplon ndjesia e revoltes ndaj  baltes pafund qe hidhet edhe pa e njohur fare , ndaj punes tone .

Prej afer 16 vitesh punoj ne sherbimin ambulator te Tiranes e tek degjoja liderin e opozites ne ligjerimin populist te radhes mbi genjeshtren e mjekesise falas e katastrofen ku kjo qeveri e paskesh futur shendetesine m’u kujtua nje moment mjaft domethenes I afer 9 viteve me pare kur qeveriste ai ne republiken e tij te vjeter . Ne ate kohe Fondi I Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor nxori koston e vizitave e ekzaminimeve ne sherbimin shendetesor publik. Fillonte nga 1000 leke te reja vizita tek mjeku I familjes , 1500 leke tek mjeku specialist ne nivel ambulator e 3000 leke ai I Qendres Spitalore Universitare . Cdo ekzaminim laboratorik apo imazherik kushtonte pothuajse sa ne sherbimin privat. Por kush kategori duhet te paguanin , te papunet dhe te pasiguruarit . Pervec se paguanin per t’u diagnostikuar sigurisht edhe per trajtimin do paguanin. Sigurisht me delikate behej kjo situate per semundje kronike si , hipertensioni , diabeti , astma bronkiale , semundjet reumatizmale etj… qe kerkojne vizita periodike , ekzaminime te perseritura e trajtim te perhershem me medikamente .

Per ironi te fatit mund te shihje ne ato vite klinika e spitale private te mbushur me kategorine me te varfer te shoqerise   ( te papune , te pasiguruar ) sepse edhe ne shtet do paguanin pothuaj te njejtat kosto per vizitat apo ekzaminimet e nevojshme .

Para 1 viti e gjysem , ne kuadrin e mbulimit universal me sherbim shendetesor keto tarifa u rishikuan . Qe nga ajo kohe nese zbaton sistemin e referimit , pra vizite e pare tek mjeku I familjes me tarife zero , kostoja e vizites tek mjeku specialist ne te gjitha hallkat e sistemit publik u be 100 leke te reja e pothuaj po aq shumica e ekzaminimeve . Per pasoje eshte rritur ndjeshem numri I vizitave tek mjeku I familjes   e me tej ne te gjitha hallkat e sistemit . Pasi te papunet dhe te pasiguruarit paten akses ne sistem per t’u diagnostikuar mbetej delikate pjesa e mjekimit sidomos per te semuret kronike. Nga prilli I ketij viti cdo pacient me semundje kronike pavaresisht llojit apo stadit te saj perfiton karten e shendetit , vizitat e ekzaminimet falas si dhe medikamentet e listes se rimbursimit falas . Nese mendoni nje moment nje person qe duke qene I papune , I pasiguruar e I semure qe nuk guxonte te bente as nje vizite te thjeshte e ca ekzaminime baze pa paguar , behet vetiu diferenca .

A nuk eshte cdo vend evropian me te tille qasje ndaj kesaj kategorie te populates ? Cdo ndryshim per mire duhet cmuar e per tu bere edhe me mire duhet monitoruar e kuruar .

A eshte ky sherbim aq cilesor sa ne Evropen te cilen aspirojme , sigurisht qe jo . Po cfare sherbimi kemi ne ekuivalent me atje xhanem. Nesje shendeti eshte delikat e per kete I jap te drejte gjithkujt qe nga mjekesia pret me shume. Ne mjeket e ketij vendi jo pak here jemi ndjere te vleresuar kur pacientet tane vijne nga vizita te kryera ne vende me standard te larte te sherbimit shendetesor e na thone me shume dashamiresi se diagnoza qe e njejte me tonen e  mjekimi nga ne korrekt .Edhe ne sistemet shendetesore me te admirueshme , sistemi publik ka pakenaqesi pasi ka planifikime vizitash e ekzaminimesh qe shkojne edhe ne disa muaj pasi eshte perjashtuar e trajtuar urgjenca .Per me tej rregullatore jane sherbimet private .

Sigurisht nese ne te gjithe pretendojme me shume nga sistemi yne shendetesor duhet te ndjehen te motivuar e te vleresuar drejt aktoret kryesore te ketij sistemi mjeke , infermiere, staf mbeshtetes . Ndjej admirim per koleget e mi te afte qe ushtrojne denjesisht profesionin ne klinika e spitale private por akoma me shume e kam kete ndjesi per ata kolege   te denje qe nderojne bluzen e bardhe duke sherbyer me korrektese mes veshtiresish e kenaqesish te pakta qe te jep puna ne sektorin publik .

Do  doja shume qe shteti te ishte vleresues korrekt  i punes tone e po aq kerkues gjithashtu qe moria e jeteve qe kalojme neper duar te jete gjithnje e me e sigurt. Kete te siguroj se me shume se ti zoti lider I “ Repuplikes se Re” e lusin shqiptaret majtas e djathtas qe nuk marin dot sherbime te shtrenjta private se nuk ua mban xhepi e nuk fluturojne dot drejt Hollandes ne fundjave   apo ne rast nevojash shendetesore .

7 komente në “Të vërtetat e thjeshta në shëndetësi, që nuk mund të përbalten!”

  1. Linda says:

    Bravo , Anila!
    Është e vërtetë!
    Por ,ah ,sa shumë punë do akoma!
    Linda- Mjeke

  2. Tajari says:

    Z.Rexha,se sa keq ndihesh kur degjon fjalimet e kryetarit opozitar te kuptoj,
    Por te lutem na trego se si ndihesh kur une si qytetar i thjeshte ( i majte ne perkrahje ) them se mjekesia Shqipetare eshte jo humane ,per aresye se doktoret dhe infermjeret kerkojne LEKE qe te te sherbejne…….
    Mund te pergjigjeni ju lutem?…….
    Kjo eshte ajo qe duhet te shqetesoje çdo qytetar te koruptuar te shoqerise Shqipetare.
    Kush mund te pergjigjet?…….
    Askush ,se te gjithe dhisni dhe hani ne te njejtin vend.
    Tung

  3. leonidha says:

    Eshte nje shkrim me shume te verteta qe nje mendje e ekilibruar dhe dashamirese ne radhe te pare me pacientet mund ta kuptoje. Shume jane te verbuar nga paraja dhe nuk mund ti kuptojne ndryshimet, qofshin keto dhe mendje inteligjente. Bravo Dr. ANILA.

  4. Plaku Xhuxhumaku says:

    Kte nusen do ta morim partizone.

  5. vera says:

    Zonja Linda ke shume te drejte per sa shkruan, por sa leke ne dite mbledh ti nga pensionistet e shkrete per ti dhene receten mujore?

  6. 2n2=4 says:

    Ka ndryshim? – Shume
    Duhem me shume? – Sigurisht
    Por gjithcka ecen paralel ne demokraci – keshtu qe duhet me shume kembengulje per te ecur perpara

  7. pacjenti digital says:

    me shume beri pr mjekesine piktori se doktori .kjo eshte e vertete.
    doktorit nuk i falet .piktorit dhe mundet .piktori e mbajti vete ministrine e shendetesise si vartesi kurse doktori ja la ta shqyejne partite e vogla jo pa dashje .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje