Trump-Xi Jinping: Sa do të zgjasë muaji i mjaltit?

15 Maj 2017, 17:26Bota TEMA

Ekuilibrat strategjike në Lindjen e Largët nuk kanë qenë asnjëherë kaq fluide. Fakti që Donald Trump ka nisur të ndjekë një linjë politike tradicionale dhe as nuk ka bërë të qartë se cilat janë interesat amerikane në Azi, u ka lënë vendeve hapësirë të mjaftueshme për të ndjekur agjendat e tyre respektive. Pavarësisht se telefonatat e përsëritura mes SHBA dhe Kinës, Filipineve, Tajlandës, Singaporit, Japonisë dhe Koresë së Jugut e kanë ritheksuar rolin e Uashingtonit si një pjesë thelbësore të lojës së madhe të Azisë, mungesa e një vizioni afatgjatë është penalizuese. Status quo-ja e vjetër nuk funksionon dhe Kina po krijon me shkathtësi një tjetër, më të favorshme për të. Në Detin e Kinës Jugore ka fituar, duke bindur ASEAN se statusi i ishujve “të kolonizuar” nga Pekini nuk mund të negociohet. Në Korenë e Veriut, ende jo: Marrëveshja me Kim Jong-un është më e vështirë.

“Muaji i mjaltit mes Donald Trump dhe Xi Jinping nuk mund të zgjasë”, shkruan Neë York Times. “Marrëveshja e arritur në Mar-a-Lago është rezultat i nevojës për të luftuar me Kim Jong-un,” i bën jehonë South China Morning Post, duke shpjeguar se Uashingtoni shpejt mund të rikthejë retorikën e “Kinës manipuluese të monedhës”, nëse Pekini nuk do të përdorë të gjitha fuqitë e tij të bindjes, për të ndaluar Kim Jong-un. Gazeta e Hong Kongut interpreton kontaktet e Trumpit me Filipinet, Tajlandën dhe Singaporin, si një mënyrë për të forcuar lidhjet midis SHBA dhe ASEAN, për të parandaluar që Azia Juglindore të përthithet nga Pekini. “Nismë për t’u përshëndetur, mëkat që mëdyshjet e Trumpit nuk e bëjnë të besueshme”.

Problemi i vërtetë i Azisë është se në pak vite kanë ndryshuar interesat, nevojat ekonomike, politikat dhe dhe strategjitë, nga pak për të gjithë aktorët. Prandaj lind nevoja, për të gjithë, jo vetëm Kinën dhe SHBA, që të rinegociojnë ekuilibrat rajonale, në mënyrë që të akomodojnë nevojat e të gjithëve. Këtij objektivi, tashmë të vështirë, i shtohen tensionet e krijuara nga kriza Koreane (ndoshta nga ana e saj, e nxitur nga frika se një status quo e re nuk lë hapësirë për të mbijetuar), dhe pasiguria në linjën aziatike të Uashingtonit. E vetmja mënyrë për të gjetur një kompromis është që të mbahet e hapur rruga për dialog. / bota.al/

1 komente në “Trump-Xi Jinping: Sa do të zgjasë muaji i mjaltit?”

  1. Tema says:

    Lufta e tret boterore s’pyet per miqesi te dikurshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje