Trumpi regjistron bisedat si Niksoni? Ja pse “The Donald” mund të jetë në telashe

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nëse do të kish regjistruar bisedat me Comeyn, duhej t’i kish bërë publike. Nëse i shkatërron, do të kryente një vepër penale. Nëse do i përdorte për të kërcënuar dikë (dhe ndoshta e ka bërë tashmë përmes Twitterit) do të kryente një vepër penale.

1.KERCENIMI

Regjistrimet janë përmendur nga Donald Trump në një tweet të premten, më 12 maj: “Comey duhet të shpresojë se nuk ka “regjistrime” të bisedave tona, para se të fillojë të rrjedhë informacione për shtypin”. Presidenti amerikan e shkarkoi drejtorin e FBI-së, James Comey, më 9 maj. Udhëheqësi i Shtëpisë së Bardhë i ka kërkuar Comeyt “besnikëri personale” në një darkë më 27 janar. Sipas rindërtimit të “New York Times” dhe “CNN”, superpolici i Amerikës i është përgjigjur: “Unë mund të siguroj  vetëm ndershmërinë për t’i shërbyer vendit”. Trump e mohon këtë version dhe ka kërcënuar Comeyn se do të zbulojë se si kanë shkuar vërtetë gjërat, duke aluduar për “regjistrime të mundshme”.

2. A EKZISTOJNE REGJISTRIMET?

Nuk ka asnjë provë, vetëm fjalët e mjegullta të Trumpit. Disa deputetë kanë bërë thirrje për qartësi dhe të marrin menjëherë rregjistrimet, nëse ka. Në takimin me gazetarët, të premten më 12 maj, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer ka refuzuar të japë komente në lidhje me tweet-et e Presidentit.

3. KU MUND TE JETE BERE REGJISTRIMI?

Ne e dimë se Trump dhe Comey janë takuar për darkë në Shtëpinë e Bardhë, më 27 janar. Rregjistrimet mund të jenë bërë më pas në dhomën e ngrënies të Presidentit, ngjitur me Zyrën Ovale, e përdorur zakonisht nga presidentët për dreka dhe darka me stafin dhe pjesëtarë të administratës. Trump, megjithatë, ka përmendur edhe dy biseda telefonike me Comeyn: ndoshta kjo është pista e duhur. Presidenti mund të ketë rregjistruar thirrjet telefonike në Zyrën Ovale.

4. PSE TRUMP MUND TE JETE NE TELASHE

Pas skandalit ëatergate (mikrofona të vendosur në selinë e Partisë Demokratike me urdhër të Presidentit Richard Nixon), Kongresi miratoi një ligj që i konsideron të detyrueshme për publikun, bisedat e regjistruara të presidentit. Nëse ka, dhe në qoftë se Kongresi i kërkon ato Trump duhet që t’i bëjë ato publike. Nëse i shkatërron, kryen një vepër penale. Por presidenti nuk mund t’i përdorë për të kërcënuar apo shantazhuar askënd. Edhe kjo do të konsiderohet si vepër penale.

5. A ESHTE TRUMPI I PARI PRESIDENT QE REGJISTRON BISEDA?

Pasi Nixonit, po. Para Nixonit, rregjistrimet qenë praktikë e zakonshme. Ka gjurmë të tyre në presidencën e Franklin Delano Rooseveltit (sidomos gjatë Luftës së Dytë Botërore), John F. Kennedyt, Lyndon Johnsonit. Kohët e fundit as George W. Bush as Barack Obama, me aq sa diheti, nuk kanë regjistruar telefonata apo përmbajtjen e takimeve.

6. A DO TE ISHTE HERA E PARE QE TRUMPI REGJISTRON BISEDA?

Jo, në jetën e tij si biznesmen Trump e ka patur zakon që të regjistrojë telefonatat dhe bisedat personale. Ky të paktën është rrëfimi i atyre që kanë punuar me të. Mes të tjerëve John O’Donnell, president i Hotel Plaza Trump në vitet tetëdhjetë, autor i librit “Trump: Historia e brendshme e Donald Trumpit të vërtetë”. O’Donnell konfirmoi për “Uashington Post” se Trump regjistronte praktikisht gjithçka. Një zakon që ai e ruajti edhe gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2016, dhe ndoshta edhe si president në 2017. /CdS – Bota.al

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *