VENDIMET/ KQZ akrediton 39 vëzhgues të OSBE-së, ja rregullat e kohës televizive për partitë në garë

15 Maj 2017, 13:00Politika TEMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet  që kanë të bëjnë me ndarjen e kohës televizive për partitë pjesëmarrëse në zgjedhjet e 18 qershorit.

Sipas vendimit, minutazhi kohor prej 60 minutash, përkatësisht në Televizionin dhe Radion Publike, për pasqyrimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet do ti jepet PS-së.

Ndërsa nga 30 minuta do të kenë Lëvizja Socialiste për Integrim; Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet; Partia Kristian Demokrate.

Ndërkohë nga 10 minuta përkatësisht në Televizionin dhe Radion Publike, për pasqyrimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e datës do të kenë edhe partitë jo parlamentare si: Partia Aleanca Arbnore Kombëtare, Partia Aleanca Demokratike, Partia Aleanca Demokristiane, Partia Komuniste e Shqipërisë, Partia Fryma e Re Demokratike, Partia Demokracia Sociale, Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen, Partia Aleanca Popullore për Drejtësi, Partia Socialdemokrate, Lista e Barabartë, Partia Sfida për Shqipërinë.

KQZ vendosi të miratojë kërkesën e OSBE/ODIHR për akreditimin e 39 (tridhjetë e nëntë) vëzhguesve afatgjatë, si dhe kërkesën e Institutit  Demokratik Amerikan (NDI) , për akreditimin e 7 (shtatë) vëzhguesve afatgjatë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje