VIDEO/ Të rinjtë e PD-së në Shkodër i bllokojnë rrugën Ramës. Ndërhyn policia

15 Maj 2017, 17:47Politika TEMA

Kryeministrit Rama disa të rinj të Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Shkodër i kanë bllokuar rrugën, teksa ai po shkonte atje për të zhvilluar një takim me të rinjtë e këtij qyteti.

Të rinjtë e FRPD me parulla në duar “Jo monizëm”, “Jo zgjedhje me drogë” dhe “Jo blerjes së votës” i kanë dalë para Kryeministrit dhe nuk e kanë lejuar atë të vazhdojë rrugën për pak çaste. Është dashur ndërhyrja e policisë që të zbllokojë rrugën që në mënyrë të tillë kryminitri të vazhdojë rrugë drejt qytetit.

Takimi i Ramës me të rinjtë do të zhvillohet para Prefekturës, ndërkohë që gjatë ditës së sotme, ky aktivitet i kreut të qeverisë ka sjellë edhe përplasje mes policisë bashkiake të Shkodrës dhe asaj të rendit.

3 komente në “VIDEO/ Të rinjtë e PD-së në Shkodër i bllokojnë rrugën Ramës. Ndërhyn policia”

  1. Sidi says:

    VOLTANA, plehra e pa aftë i ka organizuar!
    Një e humbur, që po humb dhe qytetin!
    Shkodranë!!
    Mos u gënjeni !Ajo s’do Shkodrën ,por vehten.!
    VOTONI RILINDJEN, DHE DO SHIFNI ÇDO BËJ RAMA PËR JU ,! JINI LARGPAMËS DHE MENDJE NDRITUR ,!
    ??????????????????????????????????

    1. ben says:

      Ke te drejte flori
      Ta beje dhe shkodren si beri vloren.

  2. nord.al says:

    Si zakonisht jane horrat e Shkodres qe i organizon banda PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje