Vrasja e Artan Cukut, ekzekutori i dyshuar është arrestuar në Vlorë nga komisari

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Policia ka orientuar hetimet për vrasjen e komisarit Artan Cuku drejt një personi me precedentë penal.

Rreth një muaj pas krimit, grupi hetimor që po merret me çështjen, ka marrë një telefonatë, e cila identifikonte personin e shfaqur në videon e regjistruar pranë vendit ku u vra ish drejtori i Policisë së Vlorës.

Mësohet se Policia nisi verifikimin dhe rezultoi se mes emrit të dhënë nga telefonuesi dhe personit në video kishte një përputhje të madhe fizike.

Nisur nga kjo e dhënë, policia i kanalizoi hetimet në këtë drejtim. Autori i dyshuar rezulton të jetë një person me precedent penalë dhe ka qenë i arrestuar në Vlorë në periudhën kur Cuku mbante detyrën e Drejtorit të policisë së këtij qarku.

“BalkanWeb” shkruan se i njëjti person ka qenë i përfshirë në një ngjarje kriminale pak kohë më parë dhe për këtë arsye policia ka marrë AND-në e të dyshuarit, për ta krahasuar me atë që u gjet nga provat biologjike në hollin e pallatit ku u vra Artan Cuku. Rezultatet e këtij krahasimi do të përcaktojnë vijimin e hetimeve në këtë pistë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *