Zef Brozi: PD vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhje?! Ta respektojmë dhe t'i urojmë rrokullisje dhe më të shpejtë

15 Maj 2017, 09:01Politika TEMA

Zef Brozi, ish-­kryetari i Gjykatës së Kasacionit, sot Gjykata e Lartë, nëpërmjet një postimi në në rrjetin social konkludon se do të ishte më mirë që PD të mos marrë pjesë fare në zgjedhje.

Ai ka bërë thirrje demokratëve të mos kthehen në shërbëtorë të Bashës dhe Berishës të cilët kanë organizuar protestën pasi kanë frikë ka Reforma në Drejtësi por të shkojnë të votojnë më 18 qershor.

Brozi nënvizon se qytetarët duhet të respektojnë vendimin e PD për bojkotin e opozitës ku dhe i uron një rrokullisje edhe më të shpejtë në tëposhtën e pandalshme! Ish kryetari i Kasacionit ka falenderuar të gjithë ata demokratë që nuk morën pjesë në protestë, por vendosën t’ia kushtojnë kohën familjarëve të tyre.

Postimi i plotë io Brozit në rrjetin social:

Mirënjohje e respekt për demokratet që më 13 Maj vendosën të mos bëhen militantë të verbër në mbrojtje të Anti­Shqiptarëve e Anti­Perëndimorëve por t’ia kushtojnë atë ditë fëmijëve, familjes dhe punëve të tyre!

Falenderim për protestuesit paqësorë që morën pjesë në protestën e 13 Majit ku treguan qytetari e respekt për ligjin!

Ndonëse unë mbështes dhe inkurajoj fort protestat paqësore, ju bej apel edhe atyre demokratëve që akoma besojnë në të pabesët Berisha­Basha, që të mos bëhen vegla qorre të kësaj dysheje të tmerruar nga reforma në drejtësi dhe pesha e rëndë e krimeve mbi shpinën e tyre!

Demokratë e qytetarë të çdo përkatësie partiake e bindjeje politike:

Më 18 Qershor të gjithë ju që keni të drejtë të votoni, pra edhe ju demokratë, shkoni e kontribuoni me votën tuaj në përzgjedhjen e Parlamentit të ardhshëm!

15 parti politike të Djathta e të Majta, e as të Djathta a të Majta që marrin pjesë në zgjedhje, ju japin demokratëve dhe gjithë qytetarëve, mundësi për të shprehur vullnetin e tyre me votë mbase edhe më mirë se po të ishte PD­ja në zgjedhje.

Opozita e Çadrës së Vetmisë dhe Anti­Perëndimit zgjodhi të mos marrë pjesë në zgjedhje sepse ka frikë nga Reforma në Drejtësi dhe Humbja në Zgjedhje.

Ta respektojmë këtë vendim të saj dhe t’i urojmë rrokullisje edhe më të shpejtë në teposhten e pandalshme!

12 komente në “Zef Brozi: PD vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhje?! Ta respektojmë dhe t’i urojmë rrokullisje dhe më të shpejtë”

  1. Populli says:

    Te lumte goja!

  2. Vetingu says:

    Ne ka zot le te na dergoje nga Amerika ketu ne Tirane Zef Brozin sepse organet e drejtesise me shume se kurre kane nevoje per njerez te tille profesioniste e te ndershem

  3. Xen deledashi says:

    Amin !

  4. mali says:

    Te presim ketu, ne Shqiperi, i dashur Zef Brozi.
    Kemi shume besim tek ty !

  5. EKZEKUTUSI says:

    VETEM , nje Fjale RESPEKT z:Brozi…i ke thene te gjitha..

  6. bilbil says:

    E para Parti NË RRUZULL që hidhet me gjithë mbështetësit e saj në zjarr për të shpëtuar 1 Ish.

  7. Mary Tereza says:

    Tjeter menyre te foluri pritet prej te merguarve ne Amerike, zoteri Zef…
    Dhe ti duhet te kujtohesh se shqiptaret kane kujtesen e vete, me te cilen rrojne e shpresojne.
    Sali Berisha erdhi nga e Majta e Kuqe, sic edhe ti Zef Brozi, asnje pune s’kishit me te Djathten Historike.
    Kjo ishte shkaku qe Berisha te zgjodhi ty si Kryetar Gjykate, dhe po kjo qe ike ti prej postit qe te ofruan.

    Ti mund te kesh hesapet e tua me Berishen, a me Lul Bashen, por mendou pak kur flet per fatin e PD-se: ata qe vuajten diktaturen dhe u zhgenjyen nga tranzicioni juaj, jane tjeter gje.
    Para gjyqit moral te tyre je edhe ti.
    Jo me pak se kerkon te zhdukesh partine e shpresave per te lene moniste PS-ne?!
    Kjo eshte te nxjerresh vendim gjyqi per lirine e mendimit dhe veprimit, zoteri!
    As e paske pare, as te ka pare Amerika!
    Gjynah…

  8. malok says:

    Po dhe ti pjell e pd ke qënë apo tani e ke kap veten dhe do ndonjë post këtej nga albanistani se në amerik veç rrogës nuk del gjë tjetër.
    Spurdhjak po të ishe i ndershëm ti bëje hajër në atë kohë

  9. ailin says:

    Perfundimisht e nxore “koken”!!!!!!!!

  10. Naim Egra says:

    Sot shteti Shqiptar ka shume nevoje per njerez si Zef Brozi .

  11. superman says:

    hahahahaa epo kur te thote e ta sterthone si Amerika dhe BE qe po sdoni te futeni ne zgjedhje ikni mbytuni ne lume e sjua ka njeri fajin. Po te pakten do fitojne dicka do futen ne librin e rekordeve Guines si partia e pare qe ngeli pa elektorat e me 0 ndjekes :)) Bravo ja dolet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje