Afati po mbaron, Basha ecejake tek zyra e Berishës, pas takimit me aleatët  bën rolin e “korrierit”, sërisht tek ai

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Teksa afati i vendosur nga  zyrtari i DASH Hoyt Yee një ditë më parë është duke përfunduar, kryeopozitari Lulzim Basha nuk e ka ende një përgjigje.

Basha duket se nuk merr dot asnjë vendim pa trokitur sëpari në zyrën e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai ka zhvilluar dy takime me krerët e partive aleate ku ka biseduar edhe njëherë lidhur me paketën “McAlister” të ripropozuar nga zyrtari i lartë amerikan ditën e djeshme.

Pas mbledhjeve, ai si gjithnjë ka shkuar në zyrën e Berishës.

Kryeopozitari ka pasur një axhendë mjaft të ngjeshur sot që pas “ultimatumit”  të vendosur.

Disa nga krerët e partive aleate janë treguar optimist  për të lënë pas bojkotin dhe për të marrën pjesë në zgjedhje në bazë të paketës së propozuar nga ndërkombëtarët.

Paketa e McAllister përmbanete 5 pika:

1.Shtyrje të procesit zgjedhor mundësisht për në 16 korrik

2.Zëvendësim të katër ministrave të qeverisë Rama me persona teknikë të propozuar nga kryeministri dhe të pranuar nga opozita

3.Zgjidhjen me konsensus të Presidentit të Republikës dhe të Avokatit të Popullit

4.Kreu i KQZ të ishte i opozitës, me kushtin që shumica t’i lihej mazhorancës

5.Tryezë e rrumbullakët të OSBE për pjesëmarrjen e OJQ –ve në monitorimin e procesit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Afati po mbaron, Basha ecejake tek zyra e Berishës, pas takimit me aleatët  bën rolin e “korrierit”, sërisht tek ai”

  1. dada says:

    Po pse nuk e marrin Berishen me barrele dhe ta dergojne tek SHQUPI

  2. Fari~hu says:

    Bir Selmani nenes ke te qaj me pare,te tjerat si tjua marre mendja gjithkujt,buri i opozites u zbath,shume arsye,po nje me kryesorja qe te jete ne parlament,se vetem aty mund te mbrohet perkohesisht,humbja e sigurt,perballja me drejtesine e sigurt,alibite rane,republika e re per lesh,per lesh dhe ata qe iniciuan republiken e re.Po humbi ne zgjedhje ,a do te japi dorheqjen kryetari i republikes se re.

Lini një Përgjigje te dada Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *