Basha s'ka rrugë tjetër, veçse t'i thotë "Jo" edhe SHBA-së

16 Maj 2017, 09:10Politika TEMA

Nga Andi Bushati

Lulzim Basha rrezikon që në orët e ardhshme të fitojë edhe një armik më shumë. Nëse ai i thotë jo propozimit të fundit amerikan, atij të zv/sekretarit të shtetit Hoyt Brian Yee, ai mund të marrë një shpullë tjetër në fytyrë, të ngjashme me letrën që Johanes Hanh i dërgoi shqiptarëve pak ditë më parë. Dënimi për mospjesmarrjen në zgjedhje dhe verdikti se 18 qershori i cunguar ato do të njihet edhe nga Uashintoni do të jetë një kamzhik më tepër në shpinën e fshikulluar të liderit demokrat.

E gjitha kjo mund të ketë një peshë edhe më të rëndë sesa goditjet paraardhëse.

E para sepse këtë radhë goditja do të vijë nga një vend që, me apo pa të drejtë, shqiptarët e idealizojnë si simbolin e lirisë.

E dyta sepse aleatët e PD-së, të etur për një post deputeti, tashmë kanë folur duke deklaruar se kjo është oferta më e mirë e mundshme deri më tani.

Dhe së treti, sepse Basha rrezikon të pikturohet si politikani kapriçoz që i thotë “Jo” me kokfortësi çdo propozimi, pavarësisht se sa bujar është ai.

Por, pavarësisht nga këto oferta zemërgjëra Lulzim Basha është i detyruar të rrefuzojë edhe një herë.

Sepse sado të mrekullueshme të jenë lëshimet që i janë bërë, sado që ato mund të konsiderohen pa frikë si paketa më e mirë që ndonjë opozite i është dhënë këtë çerekshekulli, ato janë të pamjaftueshme që në shqipëri të ketë zgjedhje minimalisht të ndershme. Lulzim Basha ka thënë gjatë gjithë kësaj periudhe se e vetmja garanci që gara elektorale të ishte “free and fair”, lidhej me mosqenien e Ramës në postin e kryeministrit.

Ai është munduar ta argumentojë këtë.

Ai ka dhënë me dhjetra shembuj se si ky kryeministër mban të ngritur një oktapod ekstrademokratik, me paratë e drogës, me mediat e blera, me biznesmenët e koncesioneve, që të gjithë bashkë do të bëjnë një front për pushtetin e padrinos që i drejton.

Prandaj sipas kësaj logjike të Bashës zgjedhjet janë të marra fund që pa u hapur kutitë e votimit. Loja ka mbaruar ende pa u shkrepur pistoleta që paralajmëron fillimin e startit.

Duke bërë këtë arsyetim Basha është munduar të argumentojë për afro tre muaj në çadër se këmbëngulja e tij për zgjedhje pa Ramën, nuk është as një tekë, nuk është as një përpjekje buracake për të fituar pushtet në tavolinë, por një kërkesë e domosdoshme për të çliruar sistemin nga ai që e mban peng.

Por, paketa e sotme e emisarit amerikan Hoyt Brian Yee, as në versionin e saj më të mirë nuk e cek këtë obsion si mundësi kompromisi. Ajo i ofron opozitës qeveritarë të lartë, mundësi kontrolli, monitorim ndërkombëtar, por kurësesi atë që Basha ka identifikuar si problemin kryesor.

Dhe pikërisht për këtë Basha është i dënuar ta shndërrojë në « armik » edhe Hoyt Brian Yee.

Sepse, përndryshe ai do të dilte se i kishte gënjyer, demokratët, idhtarët e « Republikës së re » dhe mbarë shqiptarët për atë që u kish thënë 90 ditë me radhë.

Sepse ai do krijonte iluzionin e rremë se Rama qenkësh i kontrollueshëm.

Sepse,  duke pranuar paketën « McAllister + » ai do i garantonte votuesit se nuk ka më asnjë mundësi që zgjedhjet të trukohen dhe rrezikonte të dilte qesharak, një ditë pas përfundimit të tyre.

Për të gjitha këto arsye nuk është më në dorën e Bashës ta pranojë propozimin e fundit amerikan. Vetëm nëse mendon se një mik amerikan është shumë më  vlefshëm se armiqësia e të gjithë shqiptarëve që e mbështetën për tre muaj. (Lapsi.al)

21 komente në “Basha s’ka rrugë tjetër, veçse t’i thotë “Jo” edhe SHBA-së”

  1. art says:

    Ti ke ik per lesh

    1. korçari says:

      Z.Bushati besoj se ke marre gjithe sharjet dhe kritikat e mundshme qe mund te marre nje palaço ,por pyetja shtrohet se çfare ke gelltitur qe vazhdon avazin duke ofenduar shqiptaret se mund te te degjojne ty e gjithe parazitet e tjere qe ushqeheni me mashtrime ,etj .Poshtersia juaj nuk paska fund ,kjo toke mban siper dhe qenie te neveriteshme si ju .

      1. sit... back..and relaks →→→ says:

        Po hic o ca ka ngrene, i kane thene qe ne keto zgjedhje roli jot eshte te aktrosh kunder rames e pro bashes e per kete do marresh honorarin perkates. varet ca i thone ata qe organizojne lojen. E ma men kur ishim te vegjel ene luanim luftash, ndaheshim ne balliste dhe partizane, e pamvaresisht se kush e fitonte lojen ne fund ishim te gjithe shoke e cuna lagje, nderkohe ata qe ishin me te vegjel se ne benin tifozllik e ziheshin se kush do fitonin ballistet apo partizanet. kur je i vogel quhet loje, kur rritesh quhet politike.

  2. ela says:

    ik o bushta i ngrate,lere idiotizmat,si hiene ja

  3. Dean says:

    je I Ndyrë dhe I Neveritshëm o nipçja I H.Kapos.Për fatin tat të dhjerë,historia e familjes të ka bo njeri me karakter të Pështire,pasi të duhet të Harmonizosh,brenda trunit tat tê vogël,Komunizmin gjakatar tê së kaluarës me Demokracinë sot.Shumë mision I vështirë për 1 djal Bythpambuk si puna jote.

  4. eli-tiv says:

    …nuk behet fjale per politike e kushte….lyl nuk mund ta votoje vetingun…..e eshte e sigurte qe nuk do pranoje….nenkupto ketu saliun…..me votimin e vetingut…saliu e lyl jane baza “materiale” e vetigut qe do te pastroje republiken e vjeter…te rene ta ngrene ne burg…do te kene kohe ti bejne ligjet si te duan…..Sot nuk ka kuptim me duan o jo…..si do qe ta kthesh….b&b…kane marre fund…..ceshtja eshte qe pd te ruhet si parti …per te tjeret ..ne se ka shprese per tu riformuar…..SOT…asnje lajm as cudit njeri..e as gezon po ashtu..Per 3 muaj lyli nxori budallalleqe nga goja e plehra….pasqyre e vertete e tyre….Lyl ka nevoje per terapi intesive qe te kthehet ne realitet…..filmi e te berit “gjoja”….se ne jemi ata qe duam ne cdo moment….mbaroi….Ne fakt kishte mbaruar qe kur filloi…Sa per bushatin…cfaredo interesi qe te kete…eshte infantil…i perkedhelur….e perfundimisht i budallallepsur….duhet te nderroje urgjent profesion…ne se do te ardhme…Ka ikur koha qe influencon ne pupblik….sot kushdo qe hyun ne internet…eshte person publik……po su kuptua kjo te gjithe analistet do te perfundoje si ky…bushati..analist militatentesh…

  5. shqiptari says:

    Mbetesh shume negativ ne opinionet e tuaja,z.Bushati!
    Duket sheshit se thjeshte ke inate per mosrealizime personale nga Edi Rama.
    Duhen shpatulla te forta per ta mbajtur peshen e rende te mospjesmarrjes ne zgjedhje, te tentativave per destabilizimin e vendit e pengesave serioze per nje “Shqiperi si e gjithe Evropa”, shpatulla e b… qe nuk i ka askush ne kete vend e aq meteper Ti e B…

  6. Sorkadhja says:

    Bravo, ja keto jane keshilla te vlefshme qe i jepen nje njeriu qe fytyren e kokes e ka nga prapa kurizit . Sa analist i vlefshem qe je more Andi, ku i gjen keto mendime kaq te vyera qe diten ta bejne nate dhe ditet i zhduk nga kjo toke, pavaresisht se dielli ndriçon, por ajo drite e diellit per ty eshte vrima e zeze. Ti ndofta nuk e kupton, por nga kjo qe shkruan del qarte se ti nuk e ke hallin as tek zgjedhjet e lira e te ndershme, as tek rrokullisja e PD-se, por e ke hallin se po iken per “lesh” (siç thote zj. Jozefine) miku yt Luli. Pra ti kerkon qe ti japesh kurajo Lulit qe te eci perpara, siç jane dhe disa te tjere hypur ne motoçikleta qe kerkojne qe treni te mos ndalet, I thua vazhdio Luli, mos pyet as kend se po pyete more fund, u shkaterrove. Ja pra filozofia juaj e mjere, keshilloni qe miqte tuaj qe ju paguajne rroga te majme te fundosen keq e me keq dhe akoma me keq qe ky njeri qe qesh edhe kur duhet te qaje, ju degjon me shume vemendje e dashuri, siç e tregon edhe fotoja qe ju ka nxjerre Erjon Braçe, Aresyeja qe ju degjon, eshte se edhe ai e sheh veten drejt fundit, por kerkon qe neser te thote: Ja, rezistova derisa u bera i padeshiruar as per europen dhe as per ameriken, se per keta qe jetojne ketu ne kete vend as qe dua tja dije.
    Mjere ju qe po fundoseni dhe nuk e kuptoni se jeni kunder popullit, vendit dhe demokracise. Une e di se neser ju do flisni dhe do shkruani ndryshe, sepse ju a do zanati qe te mos mbeteni pa buke. dhe keto nderrime krahesh nuk i keni as per turp as per nder por mjaftoni te haniqe te rroni , pra ju jeni nga ata zvaranike qe “rroni per te ngrene”. Sorkadhja

  7. Turi says:

    Kush shqiptare e mbeshteten per 3 muaj o derdimen.Pse shqiptare je ti dhe Lubonja. Ik o idiote i pa gllendur. Ti je kokra e idiotit. Bejani varrin bejani Bashes. Le te degjoi ju bllokmenet Basga dhe do ta kete ne vi.

  8. Juristi says:

    O bushat duke lexuar shkrimin tend mendova se po beje nje analize po u zhgenjeva shume nga nje arsyetim bajat .nuk ke thene nje te vertete te pamohushme qe ai nuk ka hallin e garancive zgjedhore por vetinguin e zgjedhjen e tij si kryetar partie dhe i pa zoti per te konkuruar

  9. Sudja says:

    Bravo bushat! Mos degjo keto komentAtot trushkulur partiak te pandrewshem, zyrtare te rilindjes qe ne vend qe te merren me hallet e shetit shkruajne dhe komentojne nga kompiuterat e zyrave e telefonat e paguar
    Nga sheti sepse u rrezikihwt vendi i punes qe me aiguri nje pjese e kane marr se jane partiK te shpifur e profesinist te deshtuar! Popull muti! Nuk e kuptojne se keshtu i bejne qefin vetes dhe jane me kohe borxh!

  10. Arben Presheva says:

    jam dakort me Erion Braçen se çfare thote per keto ndyresira qe fundi i tyre eshte jo larg.Analiste me ndryesyra nuk paskemi pase ndonjehere.U desh çadra qe t’i njohe populli njehere e mire dhe te mos u besoje si: Andi Bushati, Blend Fevziu krye i korruptuari dhe ndyresyre e njohur prej vitesh tashme qe ka humb audiencen se njerezit normal e kane per turp t’i shkojne atij ne studio.Nuk po zgjatem me shume, por eshte grupi i Fevzos qe tashme dihet duke futur ketu edhe Baton Haxhiun.Per kete te fundit lexoni “Ambasadori i Melkizedekut” te Veton Surroit

  11. fakti says:

    Zoti i shtofte inatin L Bashes e thote JO.
    Sa me shume te dali kunder BE e USA aq me shpejt do zhduket ai e Saliu nga politika e Shqiperise.

    ps.
    per here te pare mbeshtes nje “mendim” te Bushatit.
    Forca ,shtyje me fort Lulin e CO drejt gremines .

  12. miri says:

    I pa rrespektuar “Sude”
    Paske qene nje palaço njeri dhe nje idiot i papare.
    Ke ofendon ti,ore legen , Popullin ?
    Me gjitheate te “falim”pasi dukesh nga talenti qe ke .
    Meqense perdor fjalen”M..T”,edhe une te kthehem ,me te njejten kulture.
    Popullit, ti jo vetem qe i ha mutin,por edhe te gjitha papasterit qe nxjerr ai nga organizmi.

  13. Kuq e zi says:

    Shqiptaret mendojne me te drejte a pa te drejte qe amerika eshte simboli i lirese???

    O palaco cirku amerika respektohet dhe mbrohet nga shqiptaret jo si simbol i lirise por si shpetimtare e gjysmes se kombit shqiptar
    Pra mund te jete dhe dikature as me intereson e mbroj dhe e respektoj per borxhin qe i kemi qe kurre nuk e shlyejme dot sic e kemi zakon
    prandaj politika jone ka 25 vjet qe i laviret dhe justifikohet me miqsine e saj por mbi te gjitha keqperdor hijen e saj me popullin shqiptar
    Ajo sot tha mjaft dhe kusht ka vene vetingun dhe pd eshte kapur gafil
    Pd nuk mund te dale kunder interesave tona pra dhe te amerikes
    Prandaj dituria juaj e madherishme kur vjen veza te bytha nderrohet lideri jo populli
    Kjo pd e sotit me shume vota merr ne serbi se ne shqiperi

  14. USA says:

    Ky Bushati duket se nuk del dot kunder BASHBERISHES…..$$$$$

  15. albani says:

    Eh, sa i ndyre njeri qe eshte! Ja si thote per shqiptaret: me te drejte ose paa te drejte e vleresojne si vendin me demokratik ne bote! Kjo do te thote per Kopilin Bushat te Saliut, se edhe mund te jete edhe mund te mos jete! Pra, edhe eshte vendi me demokratik, edhe mund te mos jete!
    Do Zoti dhe Lyli e degjon keshillen e ketij kopili te oborrit Berisha, qe te mos pranoje te hyje ne zgjedhje, mbasi kjo do te jete fitorja me e madhe e popullit shqiptar gjate ketyre 25 vjeteve qe nga 1992 (pervec islamisteve Bushat, Lubonje, Frrok Qup, Qim Peka, Gjekmarkaj, Shkullaku etj.). Ky do te jete nje clirim tjeter i Shqiperise, clirim nga ISIS shqiptar dhe nga rusofilet Berisha + Basha!

  16. corape kuqi says:

    Opaaaaa. U hapen dyert e haleve te ministrive dhe bashkise. Era mut vjen. U qelbem. Ja lwxoni e mbani ere

  17. albaniafirst says:

    Basha nuk ka rruge tjeter vec te shkoje ne … BURG

  18. Dritani USA says:

    Mender analistet,Fevziu,Qimi,Fahriu,Shkullaku,Rakipi,Gjek-marku,Lubonja,Eni Vasili,Zogaj,Cupi,Mark-Marku etj etj soj-sorollop,menduan se rrexojne dhe ngrene qeveri, keta mjerane mbasi u angazhuan keto vite per te rrezuar Ramen,tani u ka ngelur te hane mu..tin e tij.

  19. XheJ eN Bi says:

    Bushat,je analist jo për të bërë analiza,po shkruan për të shkruar.
    Bash do ta pranojë paketën McAllister.
    Besoj se.do bësh një shkrim:”po të isha demokratikas.” si shkruajte “po të isha socialist”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje