Deliri i “Republikës së Re”: Lulzim Basha, Agamemnoni i ri

Që në momentin kur Lulzim Basha hyri befas në politikën shqiptarë në vitin 2005, pasi nuk kishte asnjë kontribut të njohur më parë në opinion qoftë social, qoftë politik apo professional, karriera e ij është shoqërruar me shkrues që i bëjnë biografinë apo cilësitë e tij në mënyrë ashtu artificiale.

Lulzim Basha është politikani i vetëm ndoshta në botë, që historinë e tij politike nuk ia shkruajnë në bazë të akteve apo veprimeve të tij, por nëpërmjet pamfleteve që shpesh shkojnë tej qesharakes.

Artur Zheji ishte në vitin 2011 kur Basha garoi për kryebashkiak, një nga shkruesit dhe lëvduesit publik të “kryebashkiakut shalëgjatë” dhe një nga shprehjet më emblematike të Zhejit ka mbetur natyrisht ajo e “holandezit fluturues”.

Sot janë të tjerë aktorë në lojë. Është natyrisht Gjekmarkaj që e krahason me një “tribun lirie”, më pas është Alfred Lela që e përshkruan Lulzim Bashën si një lider që kërkon shpëtimin e kombit.

Fahri Balliu e quan si “shpresën e re” të shqiptarëve.

Por nuk keni parë gjë akoma!

Ndriçim Kulla, publiçisti dhe botuesi i njohur shkon shumë më tej. Ai kthehet shumë prapa në kohë në antikitetin grek madje në kohën protoantike të Homerit që ende nuk dihet nëse ishte mashkull apo femër, apo të dyja; ilir apo pellazg, grek apo proto hun. Nejse…

Në një koment të gjatë, këshilltari i Lulzim Bashës thotë se “kryetari i PD-së është as më shumë e as më pak por si Agamemnoni që sakrifikoi vajzën e tij Ifgjininë për kauzën e përbashkët”. Teprim?

Ja lexojeni:

“Që nga koha e Luftës së Trojës, 3000 vjet më parë, kur lideri grek Agamemnoni sakrifikoi vajzën e tij Ifigjeninë për kauzën e përbashkët, nuk ishte parë në politikën botërore një skenë si ajo e 13 majit në Tiranë, kur lideri i opozitës shqiptare doli në një miting proteste së bashku me familjen, gruan dhe dy vajzat në moshë të mitur. Basha e bëri këtë sepse qeveria kishte ngritur një stuhi akuzash, duke alarmuar edhe ndërkombëtarët, se Basha kishte bërë një skenar të dhunshëm për këtë ditë.

Për këtë arsye, lideri i opozitës Basha, për të dhënë garanci të plota para shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve se nga ana e tij dëshironte zhvillimin paqësisht të mitingut të protestës së 13 majit, dhe se nëse ndodhte dhunë, do të ishte vepër e Ramës, doli në krye të protestës me familjen e tij. Me këtë Basha përgënjeshtroi të gjithë zërat se opozita kishte përgatitur një skenar të dhunshëm në 13 maj. Kur lideri i opozitës del në miting me familjen, aq më tepër me fëmijët e tij të mitur, çfarëdo ngjarje e dhunshme nuk mund të jetë veçse e zbatuar nga qeveria. Kjo për arsye se askush nuk rrezikon jetën e fëmijëve të tij për të fituar kapital politik. Nqoftëse në 13 maj do të kishin ndodhur incidente, përgjegjësia do t’ i shkonte kryeministrit.

Asnjëherë në një miting, as në ata të dhjetorit 1990 e as në ata të marsit 1992, që më kanë përlotur, nuk më ka ndodhur të përlotem aq shumë sa duke parë skenën e mësipërme ku lideri shqiptar kishte nxjerrë vajzat e tij për të mbrojtur jetën e protestuesve nga skenarët e dhunës të qeverisë”.

Ja kështu shkruan Kulla që thotë më pas se e ndjen veten i pazoti për të qenë një Euripid që të shkruajë tragjedinë.

Por se ç’lidhje kishte Euripidi me epokën e Homerit dhe pse Agamemnoni ishte i mirë kur vetë pellazgu ynë i madh Homeri apo Homerica e kanë vulosur me akuzën e vrasësit dhe shfarosësit të Trojës së bardhë e të bukur e që më pas nga largimi i Eneas për në Romë u zaptua nga turqit e Erdoganit, që edhe sot e kësaj dite janë bërë ferr për grekët e Vangjelit që kanë bashkuar kauzën me Agamemnonin e sotëm.

Po Helena, Helena kush është?! (Dailynews.al)

REMOTE_ADDR:[]

19 komente në “Deliri i “Republikës së Re”: Lulzim Basha, Agamemnoni i ri”

  1. Bregdeti says:

    “HELENA” eshte Shqiperia miku im i dashur, qe u deshen kaq shekuj ta ndertojme, (duke i ruajtur identitetin, virgjerine) dhe mjaftuan pak vite dhe shume “bastarde” qe quhen politikanet e sotem, ta kthejne ne nje prostitute rrugesh.

    1. voica says:

      Bregdeti
      Po ne fakt Agamemnoni iu mori HELENEN trojaneve po iu dha dhe pak det nga i Greqise se Lashte.
      Ka te drejte KULLA qe e krahason me Agamemnonin Lulzimin.
      Edhe Fahri Balliu Saliun fitimtar mes Kasandrash e nxorri.
      Cudi keta servilat e PD, heronjte e tyre vetem me legjendaret e Trojes i krahasojne.

  2. shushica says:

    Jam dakord me kete Kullen …Basha dhe familjen ishin te sigurte …..por me nje ndryshim te …vogel….Ne kryeministri nuk ishte Berisha dhe Basha ,dy vrases te pashpirt ,ishte Rama ,,,qe mund te kete shume difekte ,por eshte thellesisht paqesor ,,,aq sa ulerimat per zhdukjen e tij nga Berisha ,Basha ,Bushati e c…ai i merr me te qeshur …Nje shqiptar normal te pakten te pakten do ti shante nga nena…

  3. Petriti says:

    Kulla nje spiun i ndyre i sigurimit, kerkon te fitoje virgjerine pikerisht keto kohe qe horospilleku i ketij “Agamenmutit” (Pupacit) ka dale sheshit.
    Bande horospijash.
    Haje dhe ti Kulla nje copr bukr mr turp sic e ke genin.

  4. Lennard says:

    Basha ose Lul-Hajduti eshte politikani me Sumkapuc qe ka dale ne Shqiperi.Ai ka nje stil te pazakonte .Kurre nuk thote JO.Gjithmone thote PO .Nuk ka asnje mendim te vetin.Flet nga Gurmazi i Kriminelit me te ndyre qe ka pare Shqiperia me ate te Sali Serbit.Eshte i lidhur me agjenturen serbe.I ka sherbyer asaj ne Kosove bashke me Giten e Sali Gerdecit.Ka bere shume para ne kosove duke perpiluar dosjet e UCK dhe me vjedhjet e Rruges se Kombit.Eshte i paskrupullt.Cfare thote ne mengjes e mohon ne Darke.Te gjithe Halenistet e lart permendur ,jane fytyra te degjeneruara antishqiptare te lidhura me grupe kriminale .me cilet grupe? Me grupin Kriminal te sali gerdecit. A doni me.???

  5. Lennard says:

    Basha ose Lul-Hajduti eshte politikani me Sumkapuc qe ka dale ne Shqiperi.Ai ka nje stil te pazakonte .Kurre nuk thote JO.Gjithmone thote PO .Nuk ka asnje mendim te vetin.Flet nga Gurmazi i Kriminelit me te ndyre qe ka pare Shqiperia me ate te Sali Serbit.Eshte i lidhur me agjenturen serbe.I ka sherbyer asaj ne Kosove bashke me Giten e Sali Gerdecit.Ka bere shume para ne kosove duke perpiluar dosjet e UCK dhe me vjedhjet e Rruges se Kombit.Eshte i paskrupullt.Cfare thote ne mengjes e mohon ne Darke.Te gjithe Halenistet e lart permendur ,jane fytyra te degjeneruara antishqiptare te lidhura me grupe kriminale .me cilet grupe? Me grupin Kriminal te sali gerdecit. A doni me.???
    Ky Halenisti Kulla eshte i vecante.Na kthen 3000 vjet mbrapa.Sa i kulturuar qe eshte ????

  6. shqip says:

    Harrove kete tjetren o nulla me frengji . Qe nuk te hyn as dielli e as hena . E para Agamennone ishte sadist , njesoj si keta te Isis sot . Te flijosh vajzen eshte me keq se nje vrases i zakonshem . Nderkohe qe lideri yt ” paqesor ” , ne 21 janar i la femijte e Veizit e te Hekuranit , jetime per jete . Dhe kjo eshte sikur ti kesh vrare ata , dhe nenat e tyre. Po ti kendon o kerme , sepse ne jetojme ne nje vend anormal. Ashtu siç Jane edhe nje pjese banoreve shqipfoles .

  7. ENDRI says:

    Basha me ngjan me nje gjel deti qe po ushqehet 1 muaj para nates se fundvitit. PERFUNDIMI DIHET.

  8. XheJ eN Bi says:

    Po,Helena,Helena kush është ?!

    Shumë e thjeshtë,” Helena” është
    Sali Ram Berisha ( I biri Sheqeres).

  9. Ky vend ka vetem sumlepires qe jane njekohesisht ata turcelinjt shqipfoles qe ngren sumen perpjet mes te sheshit prandaj edhe Shqiperin e kane lene si hale.

  10. Drakula Pan says:

    Budallsi nuk i kupton të mënçurit, e keqja është se të mënçurit e kuptojnë budallanë dhe i hapin rrigë. Ndodh që i hapin rrugë më shumë sa duhet dhe ai merr zemër dhe vret edhe të ëmën me gjuthë të atin.
    Oj pikë e zexë ç’na degjojnë veshët e ç’na shohin sytë
    Drakula pan

  11. Lul Trapi says:

    po he ,cu bere ,do thoni you: Kam qene shume I zene me punet e cadres….po ja me ne fund erdha dhe you pashe dhe me pate megjithe familje te na rroje republica e re Zoti me fakte per te ligat qe kam bere dhe do bej !!!!!!

  12. Vesi says:

    Sa te pafytyre Jane bere njerezit!

  13. Servilizmi eshte kthyer ne art ne kete vend
    Edhe ne kohen e dulles qe ne marim per shembull te servilizmit dhe perulesis nuk ndodhnin keto madje madje po talartesoje dullen e co ne kete far feje te rrasnin brenda per tallje. Sot shesin bythen dhe familjen per nje cop karrike.

  14. Tema says:

    Politikan te vetshpallur. S’heqin dore nga idet e tyre te 1991-it deri ne vdekje.

  15. Pallatet Agimi says:

    Po pse te qash per kete karagjozllek more palaco. Po je ne terezi apo ke luajtur mendesh? Po te qash per fatin e keq te ketij populli qe mbahet peng nga plaku kryekriminel i Shqiperise dhe nga ky i pashpirt i ri e me koken bosh, ka kuptim.
    Intelektual e njeri i librave ti! Ti je nje hic, nje kavje me mentalitet komunisti, nje skllav qe per nje tas me grosh con me plot deshire ne skllaveri edhe femijte e tu.
    Je pak me i mire se Agamemboni yt, je nje kellire!

  16. Edheune says:

    Nese Shqiperia e me tej Kombi Shqipetar do te shpetoje njehere e mire nga njerzit e liq, mashtrues, hajdut, shites te interesave kombetare, intriganteve, vrasesve per poshtet qe nepermjet fabulave te kameleoneve e krokodileve marin shume lehte pushtetin, kerkohet qe:
    Historia per keta 27 vjetet e fundit te behet sot. sepse si per shume ceshtje te se shkuares, filluar nga mesjeta, opinionet e ndrushme vihen egersisht perballe njeri tjetrit.
    Keshtu edhe per shtetaret e ketyre viteve, brezat do te lexojne Lelen, Zhein, Fugen, Fevziun, Balliun,Zogajn etj e do te futen ne sher mes tyre per cka jane sot Berisha Nano Meta, Luli e Rama e qe s’perjashtohet mundesia qe personi me negativ te dale Edi Rama nese Fevzinjte, Lelet, Zogajt, Zhejt Fugat, Bushatet etj do te jene me shumice ne pellgun e ndyre mediatik, sikurse eshte sot.
    Si te behet kjo? Mendoj, te behet nje liste e gjate me njerez te ditur e te mire nga te gjitha trevat shqiptare, te perzgjidhen nje numer i caktuar ose te gjithe se bashku e te bejne apo shkruajne sot historine e ketyre 27 vjeteve, Te hartohet nje rezulute dhe me propozime per te fiksuat opsione edhe ne kushtetute dhe po ka opinione ndryshe te behet edhe referendum.
    Ne kete menyre,mendoj se u hiqet tereni emrave te mesiperm te hedhin faren per te shumuar racen e tyre, as me shume e as me pak po keshtu sic njihen sot.

  17. ALBAN DEGA says:

    BYTHELEPIRJE DERI NE NEVERI … DERI NE KRUPE!

    Ju lumte Tema!

  18. qamo says:

    Kultura, shkenca dhe filozofia e Greqisë së Lashtë, i ka dhënë dritën njerëzimit, aq sa sot studiohet (e theksoj “STUDIOHET”) në të gjitha Universitetet më prestigjioze të botës (pa Plepat dhe Kristalin, kuptohet), ndërsa ronxhobonxhot injorantë e pordhacë shqiptarë, që filluan ta shkruajnë gjuhën e tyre para 100 vjetësh (dhe këtë me alfabet “të vjedhur” latin…), e vënë në dyshim (dhe duan ta shqiptarizojnë hahahahahahahaaaa….) atë që e gjithë bota e pranon dhe i bën temena…! Legenat i bëjnë qejfin vetes, në vënd që të lënë përrallat “e glories” së dikurshme dhe të shikojnë katandinë e tyre që s’kanë brekë në bythë dhe jemi bërë gazi i botës… I lëpijmë bythën çdo të huaji (të larë e të palarë), mjafton të na japë një kockë dhe të na bëjë qejfin me një përrallë të bukur… Prandaj kemi 27 vjet “Demokraci” dhe akoma nuk mund të bëjmë një palë zgjedhje për të qënë…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *