Deputeti i PS, shpërthen ashpër ndaj Bashës: Fëmijët e mi janë krijuar nga një myslimane e një katolik Lulush ziu

Një ditë më parë kreu i PD Lulzim Basha në një intervistë për një gazetë austriake tha se “95 % e personave me origjinë kriminale që qëndrojnë në parlament dhe 70 % në komuna, janë katolikë nga veriu i Shqipërisë.

Një gjë e tillë ka ngjallur mjaft reagime në rrjetet sociale.

Është Pjerin Ndreu, deputeti i Tiranes dhe kandidat ne qarkun e Lezhës per zgjedhjet e 18 qershorit, ai i cili i përgjigjet Bashës duke marrë si shembull vetë familjen e tij.

“Fëmijët e mi janë krijuar nga një myslimane dhe një katolik Lulush ziu”, thotë Ndreu.

Reagimi i plotë i deputetit socialist në rrjetin social:

Femijet e mi jane te krijuar nga nje muslimane e nje katolik Lulush ziu. Ky vend as ne ditet me te erreta te 97 ku e zhyti babai yt politik Berisha nuk u manipulua nga ana fetare.

Katoliket e veriut krenohen me Fishten, Pashko Vasen, Pjeter Bogdanin, Luigj Gurakuqin, Dom Nikoll Kacorrin, Preng Bibe Doden, Prek Calin, At Zef Pllumin etj.

Natyirsht qe kane edhe kriminela si kudo, por asnje nuk eshte kriminel me i spikatur se ti qe vrave 4 te pafajshem ne bulevard me 21 Janar, shite token e vendit tend, vodhe parate e rruges se kombit e sa e sa hajdutlleqe e maskaralleqe qe shqiptaret i dine mire !

Vaj vatani e mjer mileti ke ka kryetar opozite.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...