Në skadim të afatit/ Basha mbledh aleatët para përgjigjes për ofertën e zyrtarit të DASH

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një ditë pas takimit me zyrtarin e lartë amerikan dhe ndërkohë që pritet qëndrimi i PD­së lidhur me paketën e ofruar dje, kreu i demokratëve, Lulzim Basha ka mbledhur sot aleatët.

Takimi i zhvilluar pa praninë e mediave ka nisur paraditen e sotme në selinë e PD­së dhe mësohet se në qendër të takimit është paketa e ofruar si mundësi për futjen e opozitës në zgjedhje.

Dje zyrtari amerikan deklaroi: “Ekziston tashmë një propozim që u paraqit, u ofrua nga anëtarët e Parlamentit Europian, z. Fleckenstein dhe z. McAllister. Siç e dini, ne e mbështesim atë. Mendojmë se është një propozim i ndershëm dhe shpresojmë që partitë do ta pranojnë si mjet për të arritur një marrëveshje për të mundur që të marrin pjesë në zgjedhje”, ka theksuar dje Yee.

Zyrtari i Lartë i DASH­it theksoi dje se është e drejta e opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhje, por sipas tij, një vendim i tillë do të dëmtonte demokracinë e vendit. Sipas zv.ndihmëssekretarit të Shtetit, zgjedhjet do të njihen nga SHBA-­të edhe në rast se opozita nuk pranon të hyjë në to.

“Dhe, nëse kjo ndodh dhe nëse kushtet vlerësohen nga Komisioni i Zgjedhjeve, vëzhguesit vendas, OSBE, vëzhgues të tjerë të huaj, përfshi Shtetet e Bashkuara dhe vendet europiane që do të dërgojnë vëzhgues…

Nëse vlerësohen si zgjedhje të besueshme, atëherë ne do t’i njohim rezultatet, edhe nëse disa parti vendosin të mos marrin pjesë. Përsëris, do ta shihnim si diçka të pafat, pikë së pari për vetë partitë që nuk marrin pjesë, por edhe për vendin”, është shprehur dje Yee.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *