Nën rrethim

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Altin Ketro

Opozita shqiptare ndodhet nën rrethim, të brendshëm e ndërkombëtar. Nga brenda e ka rrethuar Rama, kurse nga jashtë ndodhen gjermani Gabriel, komisionari i BE-së Hahn, eurodeputetët Kukan e Fleckenstein, McAllister i PPE-ve dhe në fund Yee i DASH-it. Kryeministri Rama i ka zënë pusi këndej, kurse pjesa ndërkombëtare thjesht nuk e lë të çajë rrethimin andej. I vetmi hall është po ta çajë rrethimin nga brenda pasi ka frikë se po kaloi gardhin dihet se Rama të vret.

Të gjithë ata njëzëri i kërkojnë vetëm një gjë: hyrjen në zgjedhje. Problemi i Bashës është se ndërkombëtarët i kupton deri diku se përse ia kërkojnë. Për të mirën e opozitës, thonë ata. Ajo që e shqetëson është përse këtë kërkesë e bën kryeministri Rama. Çfarë dreqin ka ai, pse ia kërkon me aq ngulm, çfarë synimesh të mbrapshta fsheh, mos do që ta fusë në grackë? Janë një sërë pikëpyetjesh që po ia turbullojnë kokën.

Pastaj takohet me këshilltarët e vet dhe bindet që edhe ndërkombëtarët diç fshehin që i janë turrur vetëm atij. Mos vallë ka një komplot internacional mbi të si lider dhe Partinë Demokratike? Faktet e deritanishme e çojnë në këtë hulli. Ç’duhet të bëjë, çfarë vendimi duhet të marrë! I zënë kaq ngushtë, vendos t’u bëj ballë të gjithëve, duke gjetur zgjidhjen tek libri i J. P. Dold Mihajlik “Edhe i vetëm trim në luftë”. Faleminderit Mihajlik që më frymëzove.

Halli tani është se si do t’ua shpjegoj militantëve, qëndrestarëve të Çadrës? Edhe këtë e gjeti. Do ua shpjegoj se ndodhemi nën rrethim nga forca të errëta të udhëhequra nga Sorosi. Ai është strumbullari që i bën bashkë, si faktorin e jashtëm, ashtu edhe atë të brendshëm. Kam prova e fakte të implikimit të shumë syresh me këtë armik të rrezikshëm.

Megjithatë sërish diçka nuk shkon. A do më besojnë vallë se unë kam të drejtë dhe e gjitha bota është gabim? Unë u kam folur me zemër të hapur, troç i kam thënë ato që mendoj, fundja zërin e masave kam përcjellë. A nuk jeni ju që më inkurajoni nga dy herë në ditë gjatë fjalimeve të mia, që duartrokisni deri në skuqje mes ovacioneve të pareshtura për vendosmërinë time për të mos u tërhequr nga kauza përballë çdo stuhie që na godet pa pushim?! Jo, jo, kanë për të më besuar, se e drejta anon nga unë.

Duhet të shtrëngojmë radhët se armiku po na e merr kalanë nga brenda. Seç ka gjetur ca bashkëpunëtor që duan të na sabotojnë kauzën tonë të drejtë. Më sfiduan hapur edhe këta amerikanët, duke i takuar. I legjitimuan si fraksion këta tradhtarë të udhëhequr nga ajo e lindura në Maj. Megjithatë nuk do bëhem ligsht, se i ndrydh si të shitur tek Rama. Më duhet t’i mbaj edhe ca kohë nëpër këmbë se s’dua të bie në sy si autoritar. Është periudhë që duhet t’u hedhim hi syve elektoratit, se në partinë tonë lejohet edhe mendimi ndryshe. Nuk na duhen në këto momente Blushër me parti më vete, sepse përçahet kauza. Brendapërbrenda nuk më bëjnë dot gjë sa kohë kam në gatishmëri Ujkun e Cërrikut.

Por, prapë s’jam i qetë. Kundërshtari më ka ofruar shumë hapësira për ta monitoruar deri në gjenezë procesin zgjedhor. Ah sikur të më plotësonte edhe dëshirën time finale: të qërohej nga sytë këmbët nga kryeministria e të ma linte mua, nëpërmjet kryeministrit teknik, ta drejtoja vendin në zgjedhje të lira e të ndershme. Atëherë ta shikonte ai legen se si bëhen zgjedhjet e lira.

Në Shkodër i turr Voltanën 220 volt dhe s’e lija t’i shkelte këmba mbi dhe për të gjetur vend ku të tubohej ai dhe ardhacakët e tij; në qytetet të tjera ku s’kam bashkinë vija në punë policinë e Shtetit, se edhe  ministri i Brendshëm tekniku im i lavatriçes do jetë.

Pastaj do vinte përpilimi i listave. Ah këtu, këtu jam usta vetë, i ndaj familjet socialiste si kashtë e koqe, burrin e çoj të votojë tri kilometra larg nga gruaja. E çfarë pastaj, le të marrë urbanin e të shkojë të votojë, pse te dera e shtëpisë e duan qendrën e votimit shkërdhatat?

Pastaj vjen ora ku përreth qendrave të votimit dislokohen grupet e mia me makina me xhama të zinj të hapur veç dy gisht, aq sa votuesit t’u shohin sytë.  Le ta provojë zagarët mavi ta kalojnë pragun e qendrës së votimit, pa e dimë ne se ç’i pret. Tani, jo se do i ndalojmë të gjithë, se na duhet edhe pak pluralitet. Pa prit, pa prit pak, se mos hallakatemi dhe na humb vigjilenca? Po sikur shumica të na bëjnë puç e të hiqen si demokratë, por votën ta hedhin nga ana e zemrës? Punë e madhe, ka Çeçua biçak, or lum miku. Ka fletë votimi anembanë Shqipërisë që gjenden kollaj poshtë tavolinës, në kazanë plehrash dhe frap, i fut në lojë e jo vetëm balancon situatën, por e tejkalon atë.

Në KQZ s’e kemi problem se edhe kryetarin e kemi marrë në tavolinë me marrëveshje ndërkombëtare dhe ai i hedh zaret si t’i dojë prapanica. Mjafton të ketë pirë mjaftueshëm alkool aq sa të mos e kapë ligji për veprime të ndërgjegjshme. Në Kolegj kemi njerëzit tanë që u bie zari të zgjidhen sa herë ne jemi në hall.

Pastaj gdhin e nesërmja dhe unë dal triumfues përpara 3 milionë shqiptarëve që janë mbledhur të gëzojnë në oborrin e SHQUP-it.  Fitoreeeee, fitore plebishitare, u them; ky është bashkimi më i madh që s’e ka parë…. Lulzim, ooooo Lulzim, bëhu gati se erdhi ora të flasësh në Çadër, më përmendi Aurela teksa më kish zënë gjumi në minder. Dreqi ta hajë, mërmërita, për fare pak s’u bëra dot kryeministër…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

9 komente në “Nën rrethim”

  1. coku says:

    dua te qesh po nuk qesh dot, nga zemerimi per kete palaco qe i kujton shqiptaret zombi. takohemi ne 19.

  2. Kola says:

    Turpi i mbulofte qe humben burrerine dhe u bene bytheleopires te nje shpellari qe e perdori gjithe kohes kete parti fashiste, si mburoje per veten, familjen dhe klanin e tij shpellar.

  3. Fierakuuu says:

    Hahaha Super Super Super…shkrim theres por shum shum realist…edhe shume funny! Hahaha…ste njoh por je I Madh! Shkruaj me shpesh!

  4. PPSH says:

    Nuk kuptoj perse nuk respektohet Kushtetuta Shqiptare, Ligji i shtetit per regjistrimin ne afat te Partive per zgjedhje. Me shume duket Edvin Rama qe do PDne ne zgjedhje se sa PD vete. Si shpjegohet?
    Perse, Kryeministri i Facebukut kerkon pelqimin e Ambasadorit Amerikan per krizen Shqiptare kur kjo sdo ishte e nevojshme po te respektohej Kushtetuta e Ligji. Pra Shqiptaret akoma spo kuptojne se Demokraci do te thote te respektosh Ligjin e Kushtetuten.Varja, pune Shqipt aresh.

  5. HAHAHA,,, TAMAM ASHTU,,,NJESITI GUERRIL,,,PO MENDOJNE SE KU TI HEDHIN TRAKTET,,,,. UN DO THOSHA FILMI NUSJA ( LULZIMJA) DHE SHTETRRETHIMI),,,,HAHAHA

  6. The_Truth says:

    Je pene e forte zoteri. Je nga te paktet qe lexoj ne kete gazete. Komplimente

  7. andromeda says:

    Të gjithë shpresonim të mos arrihej asnjë marrëveshje dhe Luli të vazhdonte me idiotësinë e tij duke e hedhur PD në greminë. Paketa MakAlister i bën favore të mëdha kësaj opozite të shkërdhyer që ia plasi buzën shqiptarëve. Cadra do mbyllet nga bulevardi për t’u instaluar brënda qeverisë amalgamë. Rama gaboi duke i dhënë dorë huliganëve PD-istë.

  8. ledjo says:

    qe te dy basha dhe saliu kane frike nga drejtesia prandaj nuk hyne ne zgjedhje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *