Ngërçi politik/ Duka i gatshëm për zgjedhjet: Jemi optimist për nisjen e një marrëveshje, ka nisur puna për…

Pas takimit të dytë me kryeopozitarin Lulzim Basha, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka është shprehur optimist lidhur me arritjen e një marrëveshje mes palëve për të zgjidhur ngërçin politik.

Duka thotë se është duke u punuar intensivisht për të dalë në konkluzione konkrete.

“Jemi optimist për nisjen e një marrëveshje. Ka nisur puna për arritjen e pikave të përbashkëta. Paketa MCalister kërkon kohë për tu implementuar. Votimi elektronik humbi sensin pasi data është e përcaktuar. Të shtyhen zgjedhjet, por nuk mund të kërkojmë një vit. Besoj se do të ketë një datë që të jetë optimale për ne,” shprehet Duka.

Vetëm brenda pak orësh, lideri i opozitës ka zhvilluar dy takime me krerët e partive aleate.
Basha sot takoi edhe ish-kryeministrin Sali Berisha për tu konsultuar lidhur me përgjigjen që do t’i jepet zyrtarit amerikan.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...