Ngjarje tronditëse në Tiranë: 15-vjeçarja ndërron jetë gjatë operacionit, anestezisti tenton vetëvrasjen

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një 15-vjeçare ka ndërruar jetë gjatë një operacioni në një spital privat në Tiranë.

Ndërkohë më pas mjeku anestezist që asistonte në operacion ka tentuar të kryejë vetëvrasje.

Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 01.00 të natës në spitalin privat, ku gjatë operacionit B.P., 15 vjeçe ka ndërruar jetë.

Mjeku anestezist T. ZH, 53 vjeç, ka tentuar më pas të kryejë vetëvrasje, duke injektuar në trup preparat lëndë anestezie.

Ai ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, duke u mbajtur nën kujdesin e mjekëve.

Policia bën të ditur se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes ku si provë materiale është sekuestruar kartela mjekësore e 15-vjeçares.

Njoftimi i policisë:

Më datë 15.05.2017, rreth orës 01:00, në një spital privat, gjatë operacionit ka gjetur vdekur shtetësja B. P., 15 vjeçe.

Mjeku anastezist T. Zh., 53 vjeç, banues në Tiranë, ka tentuar të kryeje vetvrasje (duke injektuar në trup prepart lëndë anastezie). Ai ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore duke u mbajtur nen kujdes mjekesor.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar kartela mjekesore e shtetases B. P.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

13 komente në “Ngjarje tronditëse në Tiranë: 15-vjeçarja ndërron jetë gjatë operacionit, anestezisti tenton vetëvrasjen”

  1. gimi says:

    Spitali ne fjale eshte spitali Continental. Me vjen keq per vajzen dhe familjen e saj. Ne Shqiperi pervec Spitali Amerikan, nuk ke ku te shkosh.

    1. ela says:

      Spitali amerikan eshte me keq. Vete mjeket qe punojne aty thone qe dhe qenin me pas semure nuk e cojne tek spitali Amerikan.

  2. pedro i ri says:

    Ndihmoni publikun duke publikur emrin e spitalit

  3. Mondi says:

    Doktori qe e ka operua eshte nje nga me te mire ne gjermani. Ndersa anestezisti eshte Dr. Tefik Zhurda i cili ka shpetuar me miliona jete njerezish ne Spitalin Ushtarak. Ajo vajze thone qe ka vdekur nga Hipertermia malinje qe eshte nje defeket gjenetik. Ne spitalin Amerikan vdesin 10 njerez ne vit dhe mbulohen skandalet me milionat e shqiptareve. Spitali Continental eshte verete i ri, por kam operuar plaken tek i njeti mjek dhe i ka duart e arta

    1. mirel says:

      Eshte e vertete qe kjo semundje mund te jete shkaku i vdekjes.
      Problemi eshte qe a ka procedura spitali per analiza para operacionit.
      Nuk mund ta futesh nje njeri ne thike pa verifikuar me pare gjendjen shendetesore.
      Per kete behen analiza gjaku dhe urine para se te futen ne operacion.
      Ne analizat e gjakut kryhet dhe testi i koagulimit qe jep pak a shume te dhena mbi pasojat e hemoragjise gjate operacionit apo analiza te muskujve qe kontraktohen dhe shkaktojne vdekjen gjate anestezise.
      Keto duhet te jene procedura standarte per cdo spital. Dhe nese nuk veprohet keshtu eshte faji i shtetit dhe i spitalit pa tjeter. Nuk.mund ti cosh njerezit qorrazi drejt se panjohures.
      Doktotet duhet te kene me teper informacion per keto rreziqe ose situata shendetesore te pacienteve. Perndryshe c’u pa puna dhe presin te informohen nga komentuesit ne gaxeta

    2. Nina Tanku says:

      Dr. Tefik Zhurda është një Anestezist/Reanimated I shkelqyer, me përvojë dhe I denje për detyrën që mori përsipër ti kushtonte jetën dhe devotshmëri e tij. Kam punuar me Dr. Zhurda për disa vite më rrallë dhe I njohë fare mirë aftësitë e tija. Jeta ka të papritura dhe misteri të panjohura por këto nuk mund ta bëjnë një mjek si I ” NDERUARI” Dr. Zhurda të pa aftë. Komente vijnë nga persona me jo njohuri mjekësore ose që ndjejnë keqardhje për vajzën 15 vjeçare ashtu siç ndiej edhe unë por….neve duhet të mendojmë mirë dhe gjykojmë se sa mijëra jetë të tjera janë shpëtuar nga Dr. Tefiku. Ngushellimet e sinqerta për familjen e vajzes, shërim të shpejtë për mjekun . Mendoni drejtë të dashur basheatdhetare.

  4. moza says:

    KA vdekur hipertermia malinje 1 ne 50 mije paciente qe marrin anestezi vdesin ne salle. nuk eshte as faji i spitalit dhe as i mjekeve o popull

  5. qytetari says:

    Turp per gazetat dhe gazetaret qe mbajne dy standarte per interpretimin e lajmit.
    Kur eshte fjala per pika karburanti, spitale apo restorante nuk i japin emrat e subjekteve dhe te personave pergjegjes.
    Ndersa ne rastet e njerzve te thjeshte e te pambrojtur, njoftojne te gjitha detaje (dhe te tepruara) duke shkelur cdo lloj privatesie! Me shume se kaq akoma, shkojne me kamera ne fytyre, ne spital, ne vendin e aksidentit, etj.. kudo ku eshte e mundur mjaft qe te bejne lajm.

  6. Jorela says:

    po legenat nuk i japin emrat e spitaleve private. Se jane gazetare bq. Se po te ishin mjeket e spitaleve shteterore do na canin bythen me emrat e plote dhe emrat e spitaleve.

  7. Ray says:

    Keqardhje per vajzen. Ngushellime familjaareve te saj. Po ju te Tema pse nuk e shkruani emrin e spitalit????

  8. ladi says:

    Turp i Qeverris qe nuk i mbyll spitalet private.Spitali Amerikan nga vdekjet e njepasnjeshme nderrij emer e beri American se me para e kish tjeter emer>Edhe tani hyjne pacientet me kembet e tyre dhe per dy dit presin goj,por vampiret i mbajne ne gjendje vdekje klinike vetem per te mar leket.O Te pa shpirt qe ju rafte ne koken tuaj kjo zemerzillek tek familja juaj.Shteti ne cdo qeverisje eshte pale me ta edhe per ata kam po ate urim pra ne koken tuaj.Perse nuk furnizoni spitalet shteterore me paisje dhe medikamente te mjaftueshme dhe te shpetoj ky popull fatkeq nga vampiret?Spitalet shteterore kane mjeke te shkelqyer paguajini mir dhe plotesojuni kushtet dhe ky popull do clirohet nga vampiret.

  9. Maqoja says:

    Ngushellime familjes. Na there ne shirt nje vdekje e tille.
    Po ju or zoterinj te gazetes, ne te njejtin artikull jepni lajmin e marre nga policia, pastaj jepni lajmin e policise i cili pa tjeter do te jete po ai! Bravo!

  10. Luti says:

    Ngushellime familjes per yllin e vogel u preft ne paqe
    Shqiperia dikur ishte shqiponje por tani mjer populli
    Qe nuk ka as mjek as drejtesi as shtet !!!! Zoti i mallkoft keta vampira!!!

Lini një Përgjigje te ladi Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *