Ngjarje tronditëse në Tiranë: 15-vjeçarja ndërron jetë gjatë operacionit, anestezisti tenton vetëvrasjen

Një 15-vjeçare ka ndërruar jetë gjatë një operacioni në një spital privat në Tiranë.

Ndërkohë më pas mjeku anestezist që asistonte në operacion ka tentuar të kryejë vetëvrasje.

Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 01.00 të natës në spitalin privat, ku gjatë operacionit B.P., 15 vjeçe ka ndërruar jetë.

Mjeku anestezist T. ZH, 53 vjeç, ka tentuar më pas të kryejë vetëvrasje, duke injektuar në trup preparat lëndë anestezie.

Ai ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, duke u mbajtur nën kujdesin e mjekëve.

Policia bën të ditur se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes ku si provë materiale është sekuestruar kartela mjekësore e 15-vjeçares.

Njoftimi i policisë:

Më datë 15.05.2017, rreth orës 01:00, në një spital privat, gjatë operacionit ka gjetur vdekur shtetësja B. P., 15 vjeçe.

Mjeku anastezist T. Zh., 53 vjeç, banues në Tiranë, ka tentuar të kryeje vetvrasje (duke injektuar në trup prepart lëndë anastezie). Ai ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore duke u mbajtur nen kujdes mjekesor.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar kartela mjekesore e shtetases B. P.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...