Përfundon takimi Rama-Lu, pritet qëndrimi i ambasadorit për paketën McAlister

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ka përfunduar takimi i ambasadorit amerikan Donald Lu me kryeministrin Edi Rama.

Lu ka biseduar për rreth 45 minuta me shefin e qeverisë lidhur me situatën politike në vend.

Pritet që edhe ambasadori Lu të dalë me një qëndrim konkret sa i përket  paketës McAlister.

Një ditë më parë në Shqipëri erdhi zyrtari i lartë amerikan Hoyt Brian Yee i  cili zhvilloi diskutime me krerët  e partive  kryesore lidhur me situatën politike ku doli në një dakortësi me paketën McAlister.

Paketa e McAllister përmbanete 5 pika.

1.Shtyrje të procesit zgjedhor mundësisht për në 16 korrik.

2.Zëvendësim të katër ministrave të qeverisë Rama me persona teknikë të propozuar nga kryeministri dhe të pranuar nga opozita.

3.Zgjidhjen me konsensus të Presidentit të Republikës dhe të Avokatit të Popullit.

4.Kreu i KQZ të ishte i opozitës, me kushtin që shumica t’i lihej mazhorancës.

5.Tryezë e rrumbullakët të OSBE për pjesëmarrjen e OJQ –ve në monitorimin e procesit.

Mësohet se PD ka reflektuar dhe është e gatshme të pranojë paketën “McAllister” për zgjidhjen e krizës.
Yee i ka dhënë një afat të kushtëzuar Partisë Demokratike.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Përfundon takimi Rama-Lu, pritet qëndrimi i ambasadorit për paketën McAlister”

  1. Edscobar BUNKER says:

    E perse te merret pelqimi i ambasadorit Amerikan.Republike ambasadoriale jemi ne? apo Banane.

    Edi Rama nuk arriti ta ndryshoje imazhin e Shqiperise si nje Republike Banane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *