Pranga kasapit shqiptar në Itali, 50 mijë euro në javë nga shitja e kokainës, përdorte kodet: “biftek”, “brinjë” dhe “fileto”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Policia italiane ka vënë në pranga një 28-vjeçar shqiptar dhe të dashurën e tij italiane për trafik të lëndëve narkotike.

Shqiptari me profesion kasap, banues në komunën  Savona, u arrestua si pjesë e operacionit të koduar “Tender Meat” pasi pas repartit të therjes së mishit në një supermarket, lulëzonte tregtia e drogës.

Pas identifikimit të disa blerësve dhe shpërndarësve të drogës, hetimet vazhduan dhe kështu u bë e mundur gjetja e ‘celulës’ së drogës së tyre, që rezultoi të ishte një garazh në Savona, që përdorej nga e dashura 25-vjeçare e shqiptarit për ruajtjen e drogës.

Për drogën përdoreshin kode të ndryshme, që në shumicën e rasteve ishin emra mishrash, si “biftek”, “brinjë” dhe “fileto”. Këto emra nënkuptonin sasinë e gramëve të kokainës.

Mësohet se shqiptari fitonte rreth 50 mijë euro në javë nga shitja e kokainës së pastër.

Droga shpërndahej në zona të ndryshme si Andora, Laigueglia, Loano e Finale Ligure, të gjitha komuna në provincën e Savona-s.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Pranga kasapit shqiptar në Itali, 50 mijë euro në javë nga shitja e kokainës, përdorte kodet: “biftek”, “brinjë” dhe “fileto””

  1. Berberi i kombinatit says:

    Mungon ne “menu” contra-filet , plako prandaj te kon diktu . Tani tek “shtepia pa qera” fillo zanotin e qoftexhiut se mbase te ecen, kurajo plako ene byth te forta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *