Shqiptarët kaq të varfër, por ajo që kanë në depozita ju lë pa fjalë: Jemi populli më kursimtar...!

16 Maj 2017, 09:36Ekonomia TEMA
Shqiptarët kaq të varfër, por ajo që kanë në

Ndonëse një nga vendet me të ardhura për frymë ndër më të ulëtat në Europë, shqiptarët rezultojnë një popull mjaft kursimtar dhe kanë një pasuri të lartë në depozita.

Sipas të dhënave krahasuese të publikuara nga Banka Botërore, Shqipëria ka nivelin më të lartë të depozitave në banka, në raport me prodhimin e brendshëm bruto në rajon, prej 70%.

Pas nesh, në renditje është Bullgaria, me depozita sa 68% e PBBë, Kroacia me 64% dhe Mali i Zi me 60%.

Në vendet e tjera, kursimet e popullsisë në banka janë minimale, ku më të ulëtin e ka Kosova, me 32% të PBB­së, Serbia me 42%, Bosnjë Hercegovina me 50%. Pak më lart është Sllovania me 53%.

Mesatarja e vendeve me të ardhura të ulëta e të mesme, sipas Bankës Botërore është rreth 43% e PBB dhe Europa në zhvillim e ka 41%.

Për nga niveli i depozitave në raport me PBB, Shqipëria i afrohet edhe vendeve të zhvilluara të Europës Perëndimore, ku psh Italia dhe Franca e kanë këtë tregues midis 70 dhe 80% (Italia e ka 77%). Grekët janë më kursimtarë, me rreth 93% depozita në raport me PBB.

Në Shqipëri, prurjet e larta të remitancave, por dhe të ardhurat nga ekonomia informale dhe ajo e zezë janë disa nga faktorët që shpjegojnë nivelin e lartë të depozitave. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2016, depozitat totale në sistem ishin rreth 1 trilion lekë, apo rreth 7.5 miliardë euro.

Vitet e fundit është shënuar një rënie e depozitave në lekë, për shkak të tkurrjes së interesave, që kanë rënë afër zeros, ndërsa kursimet në valutë kanë vijuar të rriten me ritme të shpejta, ndonëse dhe ato nuk kanë interesa të favorshme, por shqiptarët kanë një besim të lartë tek euro.

Për herë të parë gjatë vitit 2016, Shqipëria kishte më shumë kursime në valutë sesa në lekë, ku depozitat në valutë aktualisht përbëjnë gati 53% të totalit. /Monitor

6 komente në “Shqiptarët kaq të varfër, por ajo që kanë në depozita ju lë pa fjalë: Jemi populli më kursimtar…!”

  1. Shqiperi te kam bere mutin. Bere president hajdutin. says:

    Kjo vjen si pasoje e MOSBESIMIT ndaj te ardhmes, sepse shtetet e varfera kane qeveritare te korruptuar, dhe nuk kane siguri per asgje. Ndersa shtetet e pasura nuk kane nevoje per kursime. Sepse shteti ua siguron pothuajse gjithshka.
    Prandaj, nuk me duket dicka per tu mburrur.

  2. asd says:

    Leket jane aq pak sa nuk ke cfare te investosh. E qe mos ti vjedhin ne autobusin e linjes, me mire i le ne banke dhe terheq 500 leke ne dite ose ne cdo dy dite.

  3. Albani says:

    Sepse jemi dhe vendi I pare persa I perket pasigurise per te nesermen.

  4. Servet says:

    Ndersa un mendoj se ata jane leket e vjedhura nga politikanet,qe jane as shume sa qe edhe to pjestosh me numrin e popullsise ne prap dilkemi te paret.Mere me mend cfar behet tek ne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje