Tahiri, Majko e Veliaj me të rinjtë që votojnë për herë të parë në Njësinë 5 në Tiranë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës ka zhvilluar një takim me votues të herës së parë në njësinë 5 në kryeqytet. Saimir Tahiri duke paralelizuar situatën aktuale dhe trazirat e vitit 1997 deklaroi se sot po njëlloj si atëherë e tashmja dhe e ardhmja është e kërcënuar. Sipas tij ata që kanë qeverisur për 8 vite me radhë Shqipërinë nga frika e drejtësisë, po kërkojnë ta mbajnë peng vendin.

“Shikojeni çfarë thonë praktikisht dhe duan t’i thonë të gjithëve, se Shqipëria nuk mund të eci përpara në qoftë se nuk janë edhe ata aty. Në fakt Shqipëria sigurisht që mund të eci përpara. Nuk ka nevojë për ata. Shqipëria ka nevojë për të rinj dhe të reja që vendosin për fatin e tyre. Nuk ka nevojë për njerëz që duan ta mbajnë peng. Shqipëria ka nevojë për njerëz që i japin forcë idesë së tyre dhe bashkohen. Nuk ka nevojë për ata që duan ta mbajnë peng Shqipërinë, ka nevojë për ata që bashkohen në datë 18, me ne, me Partinë Socialiste, me ju, me të rinjtë. Këtu në Tiranë dhe në çdo cep të Shqipërisë për fitoren që meriton’’ theksoi Tahiri.

Duke u bërë thirrje të rinjve të marrin pjesë në votime, kreu i Bashkisë Erion Veliaj solli në vëmendje se shumë nga investimet e nisura rrezikojnë të mbeten në mes, në mos të prishen, nëse e djathta vjen në pushtet.

“Miqtë e mi nuk dua t’ju rreshtoj të gjithë gjërat që kemi bërë në Njësinë 5, por di t’ju them që siç u bënë, edhe mund të prishen, se u nis të bëhej sheshi “Skënderbej” dhe u prish, u nis të mbaronte “Zogu i Zi” dhe u prish’’ tha Veliaj.

Deputeti i zonës Pandeli Majko pohoi se deklaratat e perëndimorëve janë një shuplakë për PD-në dhe jo për Shqipërinë.

“Është e padiskutimtë, Shqipëria nuk do të shikohet si një shtet normal kur opozita bën një rezistencë të tillë, bën një aventurë të tillë, deklaron se nuk do të hyjë në zgjedhje. Por është po kaq e paprecedentë që të vijnë të gjithë përfaqësuesit e perëndimit, dhe të thonë – ashtu!? Nuk do PD të hyjë në zgjedhje?! Dakord. Ne do t’i njohim zgjedhjet, edhe sikur PD të mos hyjë!’’, tha ndër të tjera Majko.

Saimir Tahiri: Unë dhe Erioni kemi qenë në gjimnaz një brez, në një kohë kur Shqipëria ishte shumë më keq se sot. Në një kohë kur ishte sfidë të dilje nga shtëpia, jo më të merreshe me politikë. Ne një kohë kur plumbat ishin në ajër. Në një kohë kur ishte shumë e vështirë të merreshe me politikë. Ishte shumë e vështirë të angazhoheshe. Ishte shumë e vështirë të merreshe për të mbrojtur të drejtat e tua. Ajo kohë është shumë larg. Është 20 vite më parë. Po sot, po njëlloj, ndonëse pa plumba është e kërcënuar e tashmja dhe e ardhmja. Sot po njëlloj si atëherë Shqipëria ka nevojë për një brez të rinjsh dhe të rejash që ngrihen në këmbë dhe duan të vendosin për fatin e tyre. Ata kanë qeverisur për 8 vite, ndaj një tufë ish- ministrash, ish-kryeministri dhe sejmenë të tjerë janë grumbulluar aty, për të mbajtur peng Shqipërinë. Shikojeni çfarë thonë praktikisht dhe duan t’i thonë të gjithëve, se Shqipëria nuk mund të eci përpara në qoftë se nuk janë edhe ata aty. Në fakt Shqipëria sigurisht që mund të eci përpara. Nuk ka nevojë për ata. Shqipëria ka nevojë për të rinj dhe të reja që vendosin për fatin e tyre. Nuk ka nevojë për njerëz që duan ta mbajnë peng. Shqipëria ka nevojë për njerëz që i japin forcë idesë së tyre dhe bashkohen. Nuk ka nevojë për ata që duan ta mbajnë peng Shqipërinë, ka nevojë për ata që bashkohen në datë 18, me ne, me Partinë Socialiste, me ju, me të rinjtë. Këtu në Tiranë dhe në çdo cep të Shqipërisë për fitoren që meriton.

Erion Veliaj: Miqtë e mi nuk dua t’ju rreshtoj të gjithë gjërat që kemi bërë në Njësinë 5, por di t’ju them që siç u bënë, edhe mund të prishen, se u nis të bëhej sheshi “Skënderbej” dhe u prish, u nis të mbaronte “Zogu i Zi” dhe u prish. Sot vërtet jemi shumica të rinj, por jo edhe aq të rinj sa të mos mbajmë mend, që brenda jetës sonë dhe memories sonë, gjëra të mira në

këtë qytet janë prishur, ndaj dhe është e rëndësishme që jo vetëm të fitojmë bindshëm, por bindshëm të marrim pjesë.

Pandeli Majko: Është e padiskutimtë, Shqipëria nuk do të shikohet si një shtet normal kur opozita bën një rezistencë të tillë, bën një aventurë të tillë, deklaron se nuk do të hyjë në zgjedhje. Por është po kaq e paprecedentë që të vijnë të gjithë përfaqësuesit e perëndimit, dhe të thonë – ashtu!? Nuk do PD të hyjë në zgjedhje?! Dakord. Ne do t’i njohim zgjedhjet, edhe sikur PD të mos hyjë!

Kjo nuk është shuplakë, nuk është shuplakë për Shqipërinë. Kjo është shuplakë për ata të cilët mendojnë se ai që hiqet më trimi, ai që bën anti-mitingun më të madh, ai që di të bëjë rrëmujën më të madhe, ai që di të bëjë konfliktin më të madh, ai që do të bëjë rrëmujë edhe disbalancim të shtetit shqiptar, ai, “i pari i fshatit”, ai dhe vetëm ai, mund të jetë ai që do të vendosë gjërat!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/majko-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/majko.jpg","attachment_id":"685700"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/tahiri-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/tahiri.jpg","attachment_id":"685701"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/veliaj-14-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/veliaj-14.jpg","attachment_id":"685702"}]
        
        Loading...
        

2 komente në “Tahiri, Majko e Veliaj me të rinjtë që votojnë për herë të parë në Njësinë 5 në Tiranë”

  1. DYPLLOMSHI says:

    hajdeni i here anej ka 4 se e keni qa me lot mo..hajdeni se pi prape kafe meju drogaxhi mashtrusa..ene kur tme tthrasi vllai im per fushate ati do ja fus prasin te parit…kurva njerez

  2. Lugati says:

    lali eri..pandeliu prap deputet ..vari hebet ksaj pune

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *