Ua preu shkurt, nisin sulmet nga PD: Zyrtari i DASH Hoyt Brian Yee është sorosian!

16 Maj 2017, 08:59Politika TEMA

Kreu i Departamentit të të Përndjekurve në Partinë Demokratike Tomor Alizoti i ftuar në “Tonight Ilva Tare” në Ora News thotë se edhe ndihmës/sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, është pjesë e lobeve të Sorosit.

Pjesë nga deklaratat:

Alizoti: Pse Edi Rama bëri atë deklaratë në CNN kundër Presidentit Trump? Sepse fondacioni i famshëm “Soros”, i cili ka financuar për idetë liberale në botë, mendoj se ka qenë një çokë e saj.

Mendoj se bota njeh lobizmin, është prezent dhe administrata që është pozicionuar kundra. Nuk mund ta thotë një vend që është kulmi i demokracisë që mund të hyni në zgjedhje edhe pa opozitën.

Kjo do të çojë në krizë. Yee është pjesë e administratës. Ky i përket administratës së vjetër.

Ju nuk e dini që Soros në Shqipëri ka qenë i pozicionuar edhe kundër PD-së? Absolutisht!

Tare: Yee flet në emër të Sorosit jo administratës amerikane?

Alizoti: Janë pjesë të lobit të tyre. Soros në Shqipëri ka prodhuar politikanë të rinj. Është e vërtetë kjo?

Tare: Ju në PD duhet ta dini mirë!

Alizoti: Unë nuk e njoh fare.

Tare: Në PD kam përshtypjen e dinë shumë mirë se kanë dalë nga mbështetja financiare e Soros.

Alizoti: Linjat bëhen duke krijuar kontakte dhe të gjithë këta që kanë dalë opozitës në Shqipëri. Pozicioni i ambasadorit në Shqipëri është i njëanshëm.

Më pas, Alizoti, duke e kuptuar gafën, ka thënë në FB, se deklaratat e tij janë keqkuptuar:

Po verej nje keqkuptim ne lidhje me ato qe une kam thene ne programin Tonight ne Ora News.

Disa media thone se une kam thene qe zevendesndihmes nensekretari i shtetit Brian Hoyt Yee eshte njeri i Sorosit apo mbeshtetes i politikave te Sorosit.

Dua te bej te ditur se ajo qe une kam thene eshte se administrata e larte ne ShBA eshte ne tranzicion dhe zoti Hoyt Yee perfaqeson politiken e admnistrates Obama e cila po rezulton problematike ne mjaft kuptime dhe e ndikuar ne disa raste nga Xhorxh Soros.

Per cdo keqkuptim te shkaktuar nga ajo qe une kam thene dua te shpreh ndjesen time qe nuk kam qene me qarte dhe nuk kam saktesuar fort vleresimin tim dhe te PD per diplomatin e larte amerikan.

Une asnjehere nuk kam etiketuar njerez dhe jo me zyrtare te larte dhe miq te vendit tone si z Hoyt Yee. ShBA do te mbetet partneri dhe frymezimi yne me domethenes sic ka qene deri me tani“, shprehet ai, që në thelb pohon atë që tha në emision.

4 komente në “Ua preu shkurt, nisin sulmet nga PD: Zyrtari i DASH Hoyt Brian Yee është sorosian!”

  1. Rrushi says:

    O Tomi ik andej nga erdhe (gjermani)se ishe mire. Per nje te embel karrige po i lepiesh LULUshit, qe mos te te dali dhe ty bojaaa.

  2. çapajevi rus says:

    Te kuptuam edhe ty more Aliu i zotit, dridhe like, dridhe . Mor po çfare njerezish jeni ju ? Ju paska hyre vedi me qef, thote shkodrani, por kjo do te thote se nga qejfi i madh , shkohet tek thyerja e kokes. Lipsur qofte dhe kjo pune. Me keqardhje, nuk e prisnim prej teje kete koment, more like. Te vuash do te thote te nxjerresh mesime ose ti kesh mesuar nga te tjeret qe i kane vuajtur vuajtjet. Ali, mer guzimin dhe kritiko ata qe duhen kritikuar, mos u mundo te fshihesh duke bere furça. Boll kemi kaluar duke u bere furça “kapedaneve” pa kapistra. Keshille dashamirese per ty dhe te tjeret qe koha kerkon te kuptojne rrugen e drejte. E lini Ramen te eci ne punen e tij, po nuk keni besim tregojeni tek vota, e drejta legjitime kushtetuese e jotja, e juaja , e imja dhe e jona, pra e te tereve. çapajevi rus

  3. Lennard says:

    E ku ka katandise PD!!! te perfaqesohet nga Koqe Ali-i Pazoti.!!!

  4. Beni says:

    Alizoti je nje bythemut.Te pegeres tende qe nxorre nga goja tani rriji siper,bile çoi pak edhe saliut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje