Austria vendos ndalimin e burkës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Austria vendosi ndalimin e mbulimit të fytyrës. Po ashtu do të dënohet edhe shpërndarja e Kuranit.

Mbulimi i plotë i grave në vende publike do të dënohet në Austri me gjobë. Paralmenti në Vjenë konfirmoi ligjin që kishte vendosur qeveria që në muajin mars. Koalicioni midis partisë Social-Demokrate (SPë) dhe Partisë Konservatore (ëVP) votuan pas turbulencave të shumta për paketen e integrimit.

Dënimi për gratë që të mbajnë burka në vendet publike do të jetë 150 Euro, ky ligji do të hyjë në fuqi nga muaji tetor. Ligji është kundërshtuar ashpër nga Partia e Gjelbër dhe nga partia e djathtë FPë. Për këto të fundit ligji duhej të ishte edhe më rigoroz. Organizatat jo qeveritare si dhe kisha janë kundër këtij vendimi dhe mendojnë se ndalimi nuk është zgjidhja e këtij problemi.

Kurse për gjuhën dhe për vlerat, si dhe parapërgatitje për punë

Ligji kundër mbulimit me burka është pjesë e paketës për intergrim, në të cilin bën pjesë edhe ndalimi i përhapjes së Kuranit. Kjo masë e fundit shpresohet të jetë një hap i rëndsishëm për të ndaluar përhapjen e mendimeve radikale nga salafistët.

Ligji gjithashtu parashikon edhe një detyrim për të gjithë që shkojnë një vit në kurse integrimi, për të mësuar gjuhën dhe vlerat e shoqërisë. Ky vendim vlen për refugjatët që kanë marrë leje qëndrimi dhe për ata që kanë mundësi reale për marrjen e lejes së qëndrimit.  Po ashtu të gjithë refugjatët do të detyrohen të bëjnë punë të pa paguar në komunitet. Me këto masa migrantët do të përgatiten për tregun e punës në Austri.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

6 komente në “Austria vendos ndalimin e burkës”

  1. Kellira says:

    Mos!
    Si i shkau Bashes ky detaj?!
    Ai i ka edhe idete e qarta…

  2. WEB1 says:

    Kurse integrimi,pak emigrantë ka që janë gati te integrohen në shoqërinë austriake pa patur nevojë për kurse,por shikohen akoma si të huaj nga qeveria juaj?Gjithë ato para per që do hidhen për këto kurse do ndihmonin ndonjë qytetar të vendeve extra-ue të fillonin ndonjë punë ,dhe të përballonte vështirësitë e jetës ,në vend që të hidhen për edukimin e të falimentuareve

  3. shefi says:

    no koment ………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *