Basha sqarim me 16 pika për negociatat e djeshme: Ja ku bashkohemi dhe ndahemi për marrëveshjen me Ramën

Partia Demokratike ka reaguar për herë të parë pas dështimit të negociatave mbrëmjen e kaluar.

Në një reagim me 16 pika, PD jep të gjitha sqarimet se ku bashkohet dhe ku ndahet me kryeministrin Rama.

Opozita shprehet se ka pranuar paketën McAllister për zgjidhjen e krizës, e cila parashikon shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

Deklarata e plotë:

1. Me 15 maj 2017 në orën 14.45, Kryetari i Partisë Demokratike dhe 6 kryetarët e partive parlamentare opozitare pritën në një takim Ndihmës Zëvendësekretarin e Shtetit z. Hoyt Yee të shoqëruar nga Ambasadori i SHBA në Tiranë Z. Donald Lu, në selinë e Partisë Demokratike.

2. Gjatë takimit Z. Hoyt Yee pranoi problemet shumë të rënda të drogës, korrupsionit dhe krimit si dhe shqetësimet e ngritura nga opozita në lidhje me kërcënimet e rrezikshme që paraqesin këto probleme për zgjedhjet e lira në Shqipëri. Z. Hoyt Yee përgëzoi opozitën për faktin se me qëndrimet e saj, këto probleme të rënda u sollën në vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar. Z. Hoyt Yee më tej theksoi se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me autoritetet dhe me opozitën aktuale për të trajtuar këto probleme të rënda.

3. Z. Hoyt Yee i paraqiti drejtuesve të opozitës një propozim të integruar për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri. Ky propozim i integruar përfshinte (me shkrim) propozimin McAllister dhe planin e tij 15 pikësh, minus zgjedhjen e Presidentit të Republikës që tashmë ka ndodhur, plus propozimin e detajuar me 7 pika të paraqitur nga Kryeministri Rama gjatë takimit të tij me kreun e opozitës Basha më 3 maj 2017.

4. Z. Hoyt Yee insistoi në pranimin e kësaj pakete nga të dyja palët dhe theksoi se përgjegjësia do të ishte tërësisht mbi palën që do të refuzonte këtë paketë.

5. Z. Hoyt Yee kërkoi që të përgjigjemi për këtë propozim të integruar brenda 24 orëve të ardhshme.

6. Dje në mesditë, 4 orë para afatit, kryetari i opozitës Basha njoftoi Ambasadorin Lu për vendimin e të gjitha partive të opozitës për të mbështetur propozimin e integruar të paraqitur nga z. Yee dje gjatë takimit tonë dhe për të siguruar që ajo të jetë plotësisht e zbatueshme, duke përfshirë mundësinë për identifikimin biometrik të votuesve dhe numërimin elektronik.

7. Në përgjigjen e Ambasadorit Lu u deklarua se udhëzimet nga z. Yee ishin vetëm për të pranuar një po ose jo, jo kushte shtesë. Ai shtoi qartë se përfshirja e kushteve shtesë do të konsiderohet si një jo.

8. Kreu i opozitës Basha deklaroi në përgjigje se qëndrimi i opozitës është i qartë në mbështetje të paketës. Pra një po. Ajo që opozita do të kërkojë gjatë dialogut për zbatueshmërinë janë garancitë për zbatimin e plotë të paketës. Kjo në pikëpamjen e opozitës nuk përjashton shqyrtimin në mirëbesim të mundësive për identifikimin biometrik të zgjedhësve dhe numërimin elektronik të votave.

9. Në përgjigjen e mëtejshme nga Ambasadori Lu, ai kërkoi që të konfirmojmë gatishmërinë tonë për të votuar komisionet e vetingut pas marrëveshjes.

10. Pas sqarimit të përbashkët se kjo është parashikuar në pikën 15 të planit McAllister, Z. Basha u përgjigj se “po”-ja opozitare ndaj propozimit të integruar, përfshin zbatimin e pikës 15 të paketës McAllister për votën në Parlament për komisionet e vettingut.

11. Pas këtij komunikimi Ambasadori Lu njoftoi z. Basha se do të procedonte me kontaktimin e Kryeministrit.

12. Në mbremjen e djeshme, ora 19:00, 3 orë pas afatit të rënë dakord, kryetari i opozitës u prezantua me një dokument, në të cilin qartësisht Kryeministri Rama rrëzon propozimin e integruar McAllister Plus, të prezantuar nga z. Hoyt Yee.

13. Opozita e konsideron refuzimin e propozimit të integruar McAllister Plus të paraqitur nga Z. Hoyt Yee, një dëshmi tjetër që tregon qartë se qëllimi i vetëm i Ramës është të diktojë rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme, pa pjesëmarrjen e opozitës.

14. Duke pranuar propozimin e integruar McAllister Plus të paraqitur nga Z. Hoyt Yee, i cili nuk përfshin shumë nga kërkesat tona thelbësore, opozita ka dëshmuar vullnetin dhe mirëbesimin për të punuar drejt një zgjidhje politike që do t’u garantojë shqiptarëve kushtet minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme me pjesëmarrjen e opozitës.

15. Opozita vendosi ti thotë po propozimit të integruar McAllister Plus, në mirëbesim për angazhimin e z. Hoyt Yee në emër të Departamentit të Shtetit si dhe të shumë anëtarëve të shquar të Kongresit të SHBA. Pasi opozita ka thënë qartësisht “PO” ndaj propozimit të integruar, tani është koha që Z. Rama të thotë po, dhe të hapë rrugën për të garantuar së bashku përmes dialogut që ky propozim të jetë plotësisht i zbatueshëm.

16. Opozita falenderon Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përpjekjet e vazhdueshme për të ndihmuar Shqipërinë në këtë situatë kritike dhe shpreh shpresat dhe bindjen tonë se partnerët tanë strategjikë do të mundësojnë pranimin edhe nga z.Rama të propozimit të integruar McAllister Plus për zgjidhjen e krizës politike, e cila është pranuar nga opozita.

REMOTE_ADDR:[]

11 komente në “Basha sqarim me 16 pika për negociatat e djeshme: Ja ku bashkohemi dhe ndahemi për marrëveshjen me Ramën”

  1. vasillaq says:

    Ju lutem keni haruar ‘piken 0’:

    0) Aprovimi i menjehershem i reformes ne drejtesi (Vetingu).

  2. Labi Vlore says:

    Lojrat e PD jane idiote dhe askush nuk do merret me to. Propozojne votim dhe numerim elektronik ne kohen qe gjithe Evropa voton dhe numeron manualisht nga frika e hakerave Ruse. Per me teper qe ne Shqiperi eshte pothuajse e pamundur te votohet dhe numerohet elektronikisht ne fshatrat e saj te thella. Kerkojne shtyrjen e zgjedhjeve ne kalendat Greke me qellim terheqjen zvarre te dates se tyre, rrjedhimisht terheqjen zvarre te Rames, nderkohe qe Kushtetuta nuk lejon asnje hapsire per shtyrjen e zgjedhjeve. Pra, i kerkojne Rames te shkele Kushtetuten. Kuptohet qe Rama nuk ka asnje hapsire ligjore dhe nuk mund te shkele Kushtetuten. Pra, shume e thjeshte. SHQUP-i ben kerkesa absurde jashte paketes MCAllister me qellim qe ti faturoje Rames deshtimin e marrveshjes. Por SHQUP-i ka nje problem. Shqiptaret!! Ata ndjejne neveri ndaj SHQUP-it dhe lojrave te tyre idiote. Uroj dhe shpresoj qe PD-ja mos te futet ne zgjedhje. Uroj dhe shpresoj qe mos te ndalen ne veteshkatrrimin e tyre.

  3. Baku says:

    O Bashe,o papagall,duket qe eshte dora tende,po 100 here nje fjale e thua o te vrafte qulli
    Ne cader togfjaleshit”zgjedhje te lira e te ndershme” ja more shpirtin,,tani fillove me “paketa Mec’Alister plus”
    Nje Zot e di sa here do ta degjojme nga ajo goja jote si bythe turtulli….

  4. Ben Dibrani says:

    z. Yee tha qe dt. 18 nuk negociohet, kjo u be e njohur boterisht, te tjerat jane manovra n’xunkthit.

  5. NjeQytetarOptimist says:

    Une pranova, pastaj kisha nje dokument McKallister plus qe Yee e prezantoi, ai refuzoj se sdo zgjedhje me ne e me the e te thash.. Hajde merru vesh me malokerine..

  6. Life is game says:

    Z. BASHA, MIRE KA BERE RAMA. MCALLISTER KERKON TE QE ZGJEDHJET BRENDA 16 KORRIKUT. AMB.usa dhe RAMA KERKOJINI VETINGUN PA KUSHTE. KURSE TI OR MIK MASHTRON CADRES DHE DEMOKRATET. TREGOJUJ TE VERTETE OR I PERDORUR!

  7. Alban Dega says:

    SINE QUA NON .

    Vetingu nje kusht i domosdoshem me konsensus ose me Referendum mbarepopullor njekohesisht me zgjedhjet e reja!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Cdo marreveshje, cdo negocim, cdo konsensus pa miratimin e Vetingut eshte antishqiptare, antiamerikane dhe antiperendimore. Pike !
    95 per qind e shqiptareve kudo ne Bote perkrahin Reformen jetike ne Drejtesi dhe Vetingun!
    100 per qind e deputeteve te Kuvendit te Republikes se Shqiperise miratuar me vote Reformen ne Drejtesi !
    95 per qind e Shqiptareve kudo ne Bote e duan SHBA-ne dhe BE-ne !
    Reforma ne Drejtesi pa Vetingun eshte si nje trup pa zemer, si nje kadaver pa shpirt !
    Askush nuk ka te drejte ligjore as njerezore te beje pazare as allishverishe me kete aspirate as vullnet te lire te nje populli te lire!
    Vetingu eshte nje kusht i panegociushem, i domosdoshem per cdo marreveshje, konsensus ose vendimarrje politike !
    Vox Populous Vox Deux !
    Zeri i Popullit ! Zeri i Zotit !
    Nese bisedimet nuk japin rezultat te shkohet ne Referendum mbarepopullor per miratimin e Vetingut njekohesisht me zgjedhjet e reja !
    Miratimi i Vetingut eshte kusht i domosdoshem, i pakundershtueshem, i panegociushem!
    Eshte kusht: SINE QUA NON .
    PIKE.

  8. Doni says:

    Keto jane pikat e juaja, o ju rente pika ju o Zot! Edhe kaq gje elementare nuk dini te beni.

  9. Vezhguesi says:

    Negociatat kane ngecur tek data e zgjedhjeve. Rama po ben rezistence per te thene se po zbatoj Kushtetuten.
    Por ne fakt po fiton kohe edhe sot, ne pritje te vendimit neser me dt. 18 maj te Kolegjit Zgjedhor i cili me siguri do ta quaj shkelje ligjore pranimin e listave shumemrore ne dt. 29 prill. Pas ketij vendimi Rama do te justifikohet para antaresise se Ps dhe simpatizanteve dhe kesisoj do t’i shpetoje akuzave se u zbyth nga vendosmeria e deklaruar njemijehere se “zgjedhjet do mbahen me 18 qershor”!
    I fituari madh ne kete mesele eshte Berisha dhe Basha. Ata me shantazhin e tyre rrugaceror, me taktiken e kerkesave maksimale dhe bojkotit te zgjedhjeve duke dale jashte sistemit, ja kane arritur:
    – ta vizatoje Ramen para nderkombetareve si rrezik kombetar per zgjedhje te lira
    -si pergjegjes per kanabizimin dhe kriminalizimin e politikes
    – te kthejne Ramen ne nje kukull te nje qeverie ku celsat i kane “teknicientet” e PD-se.Pas kater ministrave te hequr, do hiqen dhe kater te tjere, do kene plus zv kryeminister , nje minisyer politik per zgjedhjet elektronike, zv dtejtor policie, KQZ-ne, Avokatin e Popullit.
    Pra krijimi dy pushtetit, dorezimi faktik i qeverise ne doren e PD . Ministrat “teknike” gjate fushates do te jene si Ylli Manjani -comange ne koken e Rames dhe do levizin cdo gur per ta disjredituar per “shkelje te marrveshjes” “perdorim te administrates ne zgjedhje” etj . etj.
    – te sigurojne nje perfitim dyfish, paketen McAllister dhe paketen Rama
    pra nje leshim te papare per ndonje opozite ne keto njezet e shtate vjet.
    -te percajne koalicionin PS-LSI dhe te sigurojne nje mundesi koalicioni paszgjedhor te PD me LSI
    -Te kompaktesojne opoziten dhe elektoratin e vet dhe te kompesojne rrudhjen e mbeshtetjes me entusiazmin per betejen e fituar kunder Rames.
    PD ne pushtet eshte e afte te shkaterroje gjithcka.
    PD ne opozite eshte e afte te impnoje, bllokoje dhe fitoje gjithcka!!!

  10. Miu i arave says:

    Fytyrë më idiote (hazoharoymeno-budalla i gëzuar), se kjo e Lulushit në këtë fotografi, nuk kam parë…!

  11. Tema says:

    Mendojm qe lektur-at e shumta., do e nxjerrin nga injoranca Bashen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *