Bazeli kërkon Armando Sadikun, përforcim për Champions-in

17 Maj 2017, 14:43Sport TEMA

Bomberi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, ka zgjuar interesimin e skuadrës gjigante në kampionatin zviceran, Basel.

Sulmuesi i cili luan me skuadrën e Luganos pritet që edhe në sezonin e ardhshëm mund të mbetet në Zvicër.

Sipas të përditshmes zviceriane “Blick”, Baseli, ku luan edhe lojtari tjetër i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, e shohin Sadikun si një përforcim të mirë për garat e Ligës së Kampionëve.

Sadiku në fund të këtij sezoni do të rikthehet te Zurich, me të cilin klub ka kontratë deri në vitin 2018.

Por, një ofertë e mirë nga Basel mund ta bindë Zurichun që ta lirojë sulmuesin shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje