Deputeti i PD i përgjigjet Ramës: Pse zgjedhjet mund të bëhen pas 9 shtatorit

17 Maj 2017, 10:01Politika TEMA

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi sqaron ligjërisht se Kushtetuta nuk percakton asnje date zgjedhjesh dhe argumenti se 18 qershori nuk ndryshohet bazuar mbi kete arsyetim eshte thjesht budallallek.

Ne nje postim ne faqen e tij ne FB, ai shkruan se “Kushtetuta percakton rregullin qe llogarit vetem fundin e mandatit i cili eshte data 9 shtator 2017 (Kushtetuta neni 65, pika 1)”.

Si e tille, sipas tij, zgjedhjet “mund te zhvillohen zgjedhjet pas dates 9 shtator? Po!

Mjafton nje dispozite tranzitore e thjeshte qe eshte shume me pak e shemtuar se ai aneksi i tmerrshem qe u miratua per reformen ne drejtesi qe nuk e ka asnje kushtetute e botes”.

Ndersa nuk permend afatet kushtetuese dhe ligjore kur mund te krijohet vakuum institucional.

Postimi i Bylykbashit ne rrjetin social:

Shpjegim i thjeshtuar per Kryeministrin dhe ndonje analist per daten e zgjedhjeve.

Degjova mbreme nje analist qe fliste me “kompetence” se Kushtetuta nuk lejon ndryshimin e dates se zgjedhjeve dhe binte dakord me Kryeministrin qe e refuzonte ndryshimin e dates dhe me vinte per te qeshur, sepse bashke me nje koleg i kemi shkruar keto dispozita te Kushtetutes ne 2008. Le ta mbyllim nje here e mire kete argument qesharak.

Kushtetuta nuk cakton asnje date per zhvillimin e zgjedhjeve. Kushtetuta percakton rregullin qe llogarit vetem fundin e mandatit i cili eshte data 9 shtator 2017 (Kushtetuta neni 65, pika 1).

Kushtetuta percakton se zgjedhjet zhvillohen ne periudhen zgjedhore qe i paraprin fundit te mandatit, pra qe i paraprin 9 shtatorit. Kushtetuta percakton se periudha zgjedhore percaktohet nga Kodi Zgjedhor. (Kushtetuta neni 65, pika 2). Pra e vetmja gje qe detyron Kushtetuta eshte qe data e zgjedhjeve te caktohet para fundit te mandatit. Pike!

Periudhat zgjedhore ne Kodin Zgjedhor (pra ne ligj dhe jo ne Kushtetute) jane dy: e pranveres 15 mars – 30 qershor dhe e vjeshtes 15 shtator – 30 nentor. Presidenti mund te caktonte daten ne nje nga dy te dielat e fundit te periudhes zgjedhore qe i paraprin 9 shtatorit (Kodi Zgjedhor nenet 8 dhe 9), pra ose 18 ose 25 korrik 2017. Presidenti zgjodhi daten 18 qershor. Pra data eshte thjesht ligjore dhe jo kushtetuese. Nese Kodi do caktonte nje periudhe tjeter para 9 shtatorit, data do ishte nje tjeter dhe jo 18 qershori.

Nese parlamenti vendos qe per keto zgjedhje apo gjithmone, periudha e zgjedhjeve te jete nje periudhe tjeter, mund ta ndryshoje Kodin tani me vetem 84 vota dhe pa ndryshuar Kushtetuten. Dhe parlamenti mund te caktoje çdo te diele deri me 3 shtator (sepse 3 shtatori eshte e diela e fundit para dates 9 shtator) si date te zgjedhjeve, vetem duke ndryshuar ligjin pa patur nevoje te ndryshoje Kushtetuten.

A mund te zhvillohen zgjedhjet pas dates 9 shtator? Po! Mjafton nje dispozite tranzitore e thjeshte ne Kushtetute qe eshte shume me pak e shemtuar se ai aneksi i tmerrshem qe u miratua per reformen ne drejtesi qe nuk e ka asnje kushtetute e botes.

Kur deshi Rama te shtynte zgjedhjet me sebepin e certifikatave, ne 2007 Kodi u ndryshua per te shtyre daten e zgjedhjeve. Zgjedhjet ishin dekretuar per daten 20 janar 2007, me date 13 janar u ndryshua ligji qe detyronte presidentin te dekretonte nje date te re jo me vone se 20 shkurt 2007. Presidenti i dekretoi per daten 18 shkurt 2007. Nese nuk e mbani mend, shihni kete foto. Ndersa Kryeministri dhe analisti te lexojne nenet me siper dhe Kodin Zgjedhor.

11 komente në “Deputeti i PD i përgjigjet Ramës: Pse zgjedhjet mund të bëhen pas 9 shtatorit”

  1. toni says:

    ke cadra aty e keni vendin !vendosni dhe kondicioner per vapen!hahahahaha

  2. PPSH says:

    Jam shume i sigurte se po te thoni Tetor,Rama do ju hapi rruge, si perhera. Do kete kohe me shume ne Facebook gjithashtu.

  3. kastriot says:

    Kushtetuta
    Neni 65
    (Ndryshuar me ligjin nr. 9904, datë 21.04.2008)
    1.
    Kuvendi zgjidhet çdo 4 vjet. Mandati i Kuvendit fillon me mbledhjen e parë të tij pas zgjedhjeve dhe përfundon në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të katërt nga data e mbledhjes së parë. Në çdo rast, Kuvendi qëndron në detyrë deri në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri të zgjedhur.
    2.
    Zgjedhjet për Kuvendin e ri zhvillohen në periudhën zgjedhore më të afërt që i paraprin datës së përfundimit të mandatit të Kuvendit. Periudhat zgjedhore dhe rregullat për thirrjen e zgjedhjeve për Kuvendin përcaktohen në ligjin për zgjedhjet.
    3.
    Në rast shpërndarjeje të Kuvendit para përfundimit të mandatit të plotë, zgjedhjet thirren jo më vonë se 45 ditë pas shpërndarjes së tij.
    4.
    Kuvendi nuk mund të nxjerrë ligje gjatë periudhës 60 ditë para mbarimit të mandatit të tij deri në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri, me përjashtim të rasteve të vendosjes së masave të jashtëzakonshme.
    —————
    Kodi zgjedhor
    Neni 8
    Periudha zgjedhore
    Zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin apo për njësitë e qeverisjes vendore zhvillohen
    njëherësh në të gjithë territorin e vendit brenda periudhës që shtrihet nga 15 marsi deri më
    30 qershor ose nga 15 shtatori deri më 30 nëntor. Bëjnë përjashtim nga ky rregull rastet e
    parashikuara në pikat 3, 4, 5 dhe 6 të nenit 9 të këtij Kodi.
    Neni 9
    Caktimi i datës së zgjedhjeve për Kuvendin
    1. Data e zgjedhjeve për Kuvendin caktohet me dekret nga Presidenti i Republikës,
    sipas rregullave të parashikuara në nenin 65 të Kushtetutës. Zgjedhjet për Kuvendin
    zhvillohen në një nga dy të dielat e fundit, brenda periudhës zgjedhore të përcaktuar në
    nenin 8 të këtij Kodi dhe në çdo rast jo më vonë se 30 ditë para datës së mbarimit të
    mandatit të Kuvendit. Në rast se mandati i Kuvendit përfundon më herët se 30 ditë nga fillimi
    i periudhës zgjedhore, zgjedhjet zhvillohen në periudhën zgjedhore pararendëse. Për efekt
    të këtij Kodi, mandati i Kuvendit mbaron në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të katërt
    pas datës së mbledhjes së parë të tij.
    2. Presidenti i Republikës nxjerr dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve për
    Kuvendin jo më vonë se 9 muaj para mbarimit të mandatit të Kuvendit. Me vendim të
    Kuvendit, mbyllja e legjislaturës ose shpërndarja e tij bëhen jo më shpejt se 45 ditë para
    datës së caktuar për zgjedhjet dhe jo më vonë se 30 ditë para kësaj date.

  4. LAPRAKSI says:

    ky eshte asi i berishes qe flet dhe i ve pik?o byl-i bashit zgjuarsin perdore per te kthjelluar shqiptaret e jo perti asfiksuar/ iMadhi bujar foli si parashikues qe iparaprin situatave humbese te PD-se si ne maj 2011 kur ne 12-te te nates i shkove ristanit dhe bere lulu-ne krye-bashkiak,ti sygjeroje nishanit dhe kete gje para se zilja te binte dhe mesimi te fillonte.

  5. liria says:

    Une mendoj, se sipas ketyre, Lulezimit apo juristeve te jurisprudences se Saliut, zgjedhjet te behen ne vitin 2021 , deri sa te rregulloni te gjitha mangesite ne kushtetute, kod zgjedhor dhe te riorganizoni partite e shkaterruara. Vazhdojme me qeverine qe kemi dhe deri atehere kane perfunduar te gjitha rregullimet. Kete shkruajeni dhe ne kushtetuten paçavure qe keni bere e e mban ne xhep Sali-njani .

  6. devi says:

    Te lumte zoi jurist i sali berishes, sa mire i ben llogarite. Ti cdo gje mund te jesh, vetem jurist jo, e aq me teper profesor apo cfare e mban vehten.

  7. Anna Kamp says:

    Me keto sebepe PD-istet kerkojne te mbajne nen presion tere vendin dhe sezonin turistik te veres, per te sabotuar ekonomine nen qeverisjen Rama! Pra vazhdojne me “Cadra dhe protesta” gjithe veren deri ne shtator! Ne kete menyre duan t´u sugjerojne vizitoreve qe: “Shqiperia eshte ne “gjendje proteste dhe e pasigurte” dhe mundohen te mbajne sa me larg vizitoret dhe turistet e pastaj te trompetojne:
    ” E shihni, sa keq eshte Shqiperia me qeverisjen Rama!”

  8. Durrsaku says:

    Ky eshte skuthi ne radhet e PD -se .eshte personi qe ua ben mendjen “pordhe” PD-istave, eshte njeriu i kurtheve , intrigave, sajesave , sofizmave e lojrave te tjera me Kushtetuten. Njeri me te pafytyre me diabolik. e me te pabese nuk mund te gjesh ne rradhet e PD-se. Padyshim i dyti pas Sales.

  9. Saliu says:

    Mire e ka ky , me mire ti bejme zgjedhje cdo 7 VJET se e di ky qe nuk ka shkelje. Keshtu bime dhe ne rehat, bejme zgjedhje kur ti doje bukuroshit Bylyk

  10. shqip says:

    Ore palluqe ! Po kaq pervers e Trap nuk te ze syri. Po edhe sikur kjo puna e dates te interpretohet sipas henes, e plote apo gjysem . Ju nuk futeni ne zgjedhje sepse doni qeveri teknike, votim elektronik, e mundesishte rezultat ne tavoline . U shkul gjithe bota per t’ju bindur. Ti Oert bifteku ben politike per ata baftjaret qe shurrojne te ura e lanes. Deri dje thoshit s’ka zgjedhje . Tani nxjerr teorira idiotesh. Shqipja eshte nje nga te paktat gjuhe qe nuk le vend per interpretime. Ashtu siç shkruhet, ashtu lexohet . Po mqs ti je nje shkalle me larte se flamur noka , mbushi mendjen atyre druvareve ne çader te vene ne shtepi , sr Kane lene grate e femijte vetem. BULLAR.

  11. kastriot says:

    E keni lexuar Kushtetuten dhe Kodin Zgjedhor perkatesisht nenet perkatese perpara se te jepni komente ????????????????????????????????????????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje