Elbasan/ Taulant Balla: Nuk ka Sali e Lule që mund t’i heqë të drejtën popullit të votojë më 18 qershor

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nuk ka asnjë tërheqje nga Partia Socialiste nga paketa ‘McAllister’ që është në tavolinën e kreut të opozitës, që përfshin dhe zgjedhjet në datën kushtetuese të caktuar nga Presidenti i Republikës.

Deputeti socialist Taulant Balla, njëkohësisht i pari i listës së kandidatëve për deputetë ka deklaruar prerazi nga Elbasani se zgjedhjet janë më 18 qershor dhe se nuk ka njeri që ia heq të drejtën popullit të votojë më 18 qershor.

“S’kam gjetur një njeri që të thotë nuk e duam reformën në drejtësi. Përkundrazi, socialistë e demokratë na kanë thënë miratojeni… Betohen e stërbetohen se nuk do ketë zgjedhje.

Zgjedhje në 18 qershor ka. Populli shqiptar e ka këtë të drejtë dhe nuk ka parti politike dhe nuk ka Lule e Sali që mund t’i heqë të drejtën popullit”, deklaroi ndër të tjera Balla, duke shtuar se ‘Nuk ka kohë për të humbur’.

“Ata të çadrës nuk i lidh asgjë me hallet që ka sot Elbasani. Ne të dashura motra dhe nëna përulemi para jush.

Sigurisht ne donim të bënim më shumë për punësimin, por duhet të dini se ka vetëm një parti që mendon për motrat dhe nënat. Nënat duan shtet, mirëqenie. E për PS kjo është një nga binarët kryesorë të punës sonë”, deklaroi Balla.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Elbasan/ Taulant Balla: Nuk ka Sali e Lule që mund t’i heqë të drejtën popullit të votojë më 18 qershor”

  1. Jon says:

    Balla eshte klloun i Rames,
    Ka gjera qe Rames i vjen rende ti thote vete dhe ja delegon ketij idioti.
    Derrkuci vufo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *