Faktet që çmontojnë bllofin Berisha-Basha

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Flogert Muça

Dita e djeshme dhe e sotmja janë të mbushura me lajme rreth një zgjidhje të mundshme të krizës së krjuar nga çadra e Partisë Demokratike. Pas vizitës së zëvëndësndihmësit amerikan të shtetit Yee, ku Bashës ju la 24 orë afat për të dalë nga çadra, ky i fundit ka patur dje një ditë intensive ecejakesh nga selia e PD tek 17 katëshi ku ka zyrën Berisha. Me takime 10 minutëshe me aleatët dhe 1 orëshe me Berishën, Basha linte të kuptohej se zgjidhje nuk do të kishte. Ose e thënë më saktë, zgjidhje nuk do të pranonte.

Mirëpo, nuk e la me kaq. Përpos ecejakeve filloi të nxirrte edhe lajme të natyrës provokative, duke tentuar ta hedhë topin në fushën e Ramës, kur në fakt, ai shte pothuajse në portën e tij.

Por si qëndron e vërteta e lajmeve të fabrikuara nga Basha dje dhe sot, kur bëhet fjalë për paketën Mcallister?

Cila ishte paketa Mc Allister e propozuar në datë 25 prill, të cilën Basha nuk e pranoi?

Për të çmontuar sajesat, së pari duhet të jemi korrekt me faktet, para se të nxitohemi me opinionet.

Ajo përmbante 5 pika të cilat vijojnë si më poshtë:

1. Shtyrje të procesit zgjedhor mundësisht për në 16 korrik.

2. Zëvendësim të katër ministrave të qeverisë Rama me persona teknikë të propozuar nga kryeministri dhe të pranuar nga opozita.

3. Zgjidhjen me konsensus të Presidentit të Republikës dhe të Avokatit të Popullit.

4. Kreu i KQZ të ishte i opozitës, me kushtin që shumica t’i lihej mazhorancës.

5. Tryezë e rrumbullakët të OSBE për pjesëmarrjen e OJQ –ve në monitorimin e procesit.

Cilat janë faktet?

Fakt është që Basha nuk e pranoi këtë paketë në 25 prill, duke kërkuar më çdo kusht edhe largimin e kryeministrit.

Fakti tjetër është poashtu se kjo paketë, vlente për 25 prillin (sa i përket pjesës së shtyerjes së zgjedhjeve), e kjo jo për ndonjë tekë politike, por sepse në atë kohë edhe Kushtetuta lejonte (pa e shkelur) shtyerjen e zgjedhjeve deri në mes të korrikut.

Fakt poashtu është se sot, edhe sikur të dojë Rama, Kushtetuta nuk e lejon të shkojë në zgjedhje në vjeshtë, kështu që çdo pretendime pasthirrmë e Bashës për zgjedhje në shtator-tetor, është në fakt një lojë për të mos hyrë në zgjedhje, duke tentuar të lërë topin në gjysmë fushën e Ramës.

Fakti tjetër është se Basha kërkon që të ketë një identifikim biometrik të zgjedhësve, të cilën sipas PD-së, PS-ja nuk e ka refuzuar por ka pranuar të diskutohet. Por, në fakt, kjo kërkesë e PD-së është edhe një tjetër kusht që zgjedhjet të shtyhen, ose e thënë ndyshe, kusht i panegociueshëm nga Rama.

Kështu, Basha nxjerr stërkëmbësha në çdo moment vetëm e vetëm që të mos ketë zgjidhje. Ai bën propozime anti-kushtetuese mbi të të cilat e di edhe vetë që Rama nuk del dot.

Tezat që Rama po i thotë “JO” paketës Mc Allister kur në fakt është Basha që asaj pakete i shton kushte  anti-kushtetuese, është një lojë e pisët nervash e cila nuk i shërben në asnjë rast zgjidhjes.

Berisha dhe Basha po luajnë një lojë të shëmtuar, duke kërkuar shkelje të Kushtetutës nga njëra anë me pretendimin se pastaj do votojnë Vettingun. Një bllof që dhe më idiotët ndër turma do e kuptonin.

Mesa duket, Berisha dje ka vendosur të lërë Bashën dhe PD-në në çadër dhe jashtë zgjedhjeve dhe ka nisur një fushatë disinformuese për t’i lënë topin e fajit Ramës, kur në fakt, Rama nuk ka asnjë lidhje më me këtë histori. Sepse është PD-ja përballë Kushtetutës tanimë. E përballë Kushtetutës, çdo kusht kundër saj është nul dhe që nuk tenton zgjidhje, por krijimin e një precedenti që do i kushtonte shumë vendit; shumë më shumë se mospjesmarrja e PD-së në zgjedhje.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

18 komente në “Faktet që çmontojnë bllofin Berisha-Basha”

  1. vjola says:

    Le te hidhen e te perdridhen sa te duan. Asnje leshim qe bie ndesh me kushtetuten ata qelbaniker kerkojne medoemos qe Shqiperia te behet lesh , pershesh te vriten me njeri tjetrin se vetem keshtu perfitojne bandat kriminale .

    1. Kujtimi says:

      Basha eshte nje llapaqen qe nuk ka shok bashk me Sali Banditin
      Bashk edhe Xeni kurvari

    2. Kujtimi says:

      Basha eshte nje llapaqen qe nuk ka shok bashk me Sali Banditin
      Bashk edhe Xeni kurvari
      FAMILJEN E BERISHES DUHET TE LARGOHET NGA SHQIPERIA
      TE SHKOIN NE AZIL
      TE ROIN SI MBETET
      KAN LEKET E POPULLIT QE JA VODHEN

    3. adri says:

      Te mOs pranohet asgje . Keto Amerikanet keshtu veprojne ne vendin e tyre ? Kurre.
      Edi Rama te mos pranoje asgje por te shkoje perpara dhe te udheheqe popullin ne zgjedhje me 18 qershor. Kush shkel ligjin duke filluar nga Lezim Basha e sali plehu te shkojne ne burg. Populli shqipetar ti ne bashkepunim me policine prokurorine ti arrestoje cdo kend qe kerkon qe te demtotoje e cenoje rendin publik. qe duan te shkaterojne shqiperine.

  2. loloja lyl says:

    Kane marre mend nag andi bushati, shkullallllllalalalalalaku dhe tosi hahahah tos intelektualeshi qe spiunonte babaib e vet.

  3. toni says:

    Po c’kushtetute more c’kushtetute. nuk e mbani mend si PS-PD e ndryshuan ne favor te vetin ne 2008? I plasi trapi per kushtetuten ketyre. Keta kan bere nje pakt bashk dhe pakti eshte qe nuk do kete vetting dhe se nderkombetaret do lodheshin dhe do dorezoheshin. Tani merren me lojra dhe e zgjasin dhe e sorrollasin kot se koti,..

    1. bureto says:

      Ndryshimet e Kushtetutes ne vitin 2008 (prill), edhe pse nje faj i rende i PD-PS (Berisha -Rama), nuk u be nje muaj para zgjedhjeve, por mbi nje vit para (zgjedhjet e rradhes ishin ne qershor 2009). Nuk jemi ne kete rast, perkundrazi tashme kjo eshte e pamundur. Po te donte PD, para dekriminalizmit le te merrej me pare me kete gje. Por keto jane sebepe te ores se fundit dhe keshtu, PD eshte e humbur. Ka vetem dy rruge: ose te futet ne zgjedhje dhe te respektoje rendin kushtetues, ose te shikoje punen e vet. Do kete kohe te reformohet dhe pastaj duke fituar besimin e elektoratit (jo te militanteve se vetem me ata rri perjetesisht ne opozite), le te garoje ndershmerisht dhe le te pretendoje te behet edhe nje here “nuse”, ne zgjedhjet e rradhes.

    2. XheJ eN Bi says:

      toni….
      “Kur nuk ke pula përse ja bën ysh”.
      Përse do të notosh në ujra të thella që nuk janë për ty.Jep një mendim aq sa ke kapacitetin.
      Kushtetuta në 2008-ën u ndryshua me një shumicë të cilësuar që kërkonte 84 vota dhe në ato ndryshime u bën 84 vota.
      Kurse tani kërkohet SHKELJA e Kushtetutës.
      Janë dy gjëra të ndryshme.
      Je kaq i zgjuar sa të kuptosh dhe paktin?

  4. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Indetifikimi elekrtronik nuk mund te realizohet me kartat e indetitetit,te prodhuara nga PD nepermjet firave te saj,ku mungon atesia !

    1. kastriot says:

      edhe ketu ne gjermani mungon atesia ne karten e identitetit! Tja kete hedhur Berisha edhe ketyre ketu???

  5. RROFTË BERISHA says:

    Me këta kokëmuta komentues dhe gazetarucë gjysëm të arsimuar, nuk do mend se edvin drogën meritojmë. Fake!

    1. Ali says:

      Te dhjefsha Berishen o rrace mut !

    2. nn says:

      Ty te shkolluarit po te leme Sali k..in dhe Lul p….en

    3. Anarko-Sindikalisti says:

      Rrofte Etrit Berisha! Poshte Edwin Van der Sar!

  6. Leo says:

    Dmth kushtetuta u thyente me 25 Prill por tani nuk behet. Kur sulltani donte u bente tani mazallah. Mbas Kavajes Rama nuk eshte gati te pranoje se si politikan mire eshte ta shumezosh me zero.

  7. harry says:

    mua sme duket bllof…ndryshe nuk u lodhte amerikani te vinte deri ketu…i mjaftonte nje deklarate zyrtare ose interviste…”wishful thinking” eshte gracka me e preferuar e diplomateve…kurse “la supposizione e la madre di tutte le ca..te” e thone italianet…nese nuk ju pelqen oferta mcallister eshte gje tjeter…llogarite duhet te behen gjithmone mbi interesat primare te vendit…per ata qe jane te pergjegjshem…

  8. DinPak says:

    Mire ua bejne, kur u shkoni pas e u beni leshim pas leshimi. Pse, sa kohe doni ju t’i njihni horrat e çadres? Nuk u mjaftojne 27 vjet, nuk ju mjaftoi miratimi i vetingut se ç’punuan? Bene namin per ta kundershtuar dhe, pas nderhyrjes dhe presionit te hapur te ambasadoreve, u futen dhe e aprovuan ligjin 100% dhe brohoriten: fitore-fitore. Keta ta bejne dobiçin e ta lene, jo ne dere, po brenda mu ne mes te shtepise. Pse kerkoni te tregoheni me demokrate se te derguarit e Europes dhe Amerikes, qe erdhen, biseduan me te dy krahet, perpiluan pikat e mareveshjes, i lane ne tavoline dhe iken pa u bere temenarat qe u beni ju.

  9. Lili says:

    A ju kujtohet darka ne dtrasbourg tek restzuranyi ktokrofil?edhe cka na solli..
    Pra prape do behet nje marreveshje alla krokrodiladhje tjeter
    Vetem tallje me populli shqiptar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *