FOTOT/ Rama dhe Veliaj veshin përparësen dhe u shërbejnë ushqim fëmijëve të kopshtit 38 në Kombinat

17 Maj 2017, 14:06Sociale TEMA
FOTOT/ Rama dhe Veliaj veshin përparësen dhe u shërbejnë

Sot ishte një ditë e veçantë për fëmijët e Kopshtit 38 në Kombinat, të cilëve ushqimi u është shërbyer nga Kryeministri Edi Rama dhe Kryebashkiaku Erion Veliaj.

Kreu i qeverisë vlerësoi ndërhyrjet që janë bërë nga Bashkia e Tiranës për përmirësimin e infrastrukturës në kopshte dhe në çerdhe si dhe për rritjen profesionale të stafit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës solli edhe një shembull konkret të suksesit të arritur gjatë këtyre dy viteve ku falë investimeve të realizuara, shumë prindër preferojnë që në vend të institucioneve parashkollore private, të zgjedhin ato publike. “Ne kemi pasur raste, p.sh kemi pasur Ambasadorin francez. Më habiti një ditë. Isha me ambasadorin në një drekë pune dhe tha si ka mundësi kaq lirë çerdhet?! Tha: Unë çoj fëmijën tim,  shteti m’i mbulon të gjitha. E hoqa nga privati se mënyra se si gatuajnë këtu, vijnë të freskëta nga pazari në mëngjes. Në momentin që edhe ambasadorët, nuk e bëjnë për kursim, por e bëjnë për cilësi, heqin fëmijët nga privati te publikja, them që kemi arritur në një fazë shumë të mirë”, theksoi Veliaj.

Drejtoresha e Qendrës së Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, Zhaneta Beqiri  bëri të ditur se është rritur dhe numri i kërkesave, duke shkuar në 7-10 për një vend në çerdhet apo kopshtet private. “Aktualisht sot kemi 2800 fëmijë në çerdhe në Tiranë dhe 4700-4800 në kopshte. Fatkeqësisht kërkesat janë, për një vend 7-8 kërkesa deri në 10 kërkesa”, tha ajo.

Gjatë këtyre dy viteve, Bashkia e Tiranës ka rikonstruktuar çerdhet dhe kopshtet në të gjithë kryeqytetin, ndërsa është kujdesur dhe për pajisjen e tyre me të gjithë bazën e nevojshme materiale.

Gjithashtu, një kujdes i veçantë i është kushtuar edhe përmirësimit të menusë dhe transportit të artikujve ushqimorë. Për të siguruar një ushqyerje sa më të shëndetshme të fëmijëve janë bërë ndryshime të menusë. Përmirësimi i kushteve ka sjellë dhe një rritje të kërkesave të prindërve për të dërguar fëmijët e tyre në çerdhet dhe në kopshtet publike.

6 komente në “FOTOT/ Rama dhe Veliaj veshin përparësen dhe u shërbejnë ushqim fëmijëve të kopshtit 38 në Kombinat”

  1. Shkodrani says:

    Hahahaahh rama me mir te vishte nje kostum ariu se do i argetonte me shume femijet

    1. Tosi says:

      Uuuuuuuuu e hongri Endri Fuga! Kapeni thoin e Rames brenda ne supjerë. Eh Nano Nano, paske pas te drejte vlla!
      Foto 3 ?

  2. asd says:

    Per edukatore kopeshti nuk jane keq.

  3. Dashamiresi says:

    Bravo te qofte, me moshe kupton se tu sherbesh ketyre Engjejve eshte kenaqesi. Por si ish kamarjer nuk me shpeton nga syri “Gishti i madh i futur ne tasin e supes”, gjithsesi sa per humor.

  4. nora says:

    Bravo, udheheqes perendimore tamam, jo dallkauke si ata qe ishin me pare

  5. Alban Hamzai says:

    Po aromen e luleve te droge se mbjelle ne cdo cep te vendit si do tja beni qe te mos e nuhasin femijte o zoti kryeminister ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje