Hoyt Brian Yee: Akuzat ndaj diplomatëve amerikanë në Shkup e Tiranë, qesharake. Asnjë lider në Ballkan s’ka marrë një “çek të bardhë” nga SHBA apo BE

Zyrtari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Hoyt Yee i cili aktualisht është në një tur në Ballkan, tha se presidenti maqedonas i kupton ato që priten prej tij në dhënien e mandatit te Zoran Zaevi për formimin e një qeverie të re.

Nga Jeta Xharra

Hoyt Brian Yee, Zv.ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Europën dhe Çështjet e Euroazisë, tha se beson se presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov “do të bëjë gjënë e duhur” dhe do t’i japë liderit të shumicës së re, Zoran Zaev, mandatin për të formuar një qeveri.

“Presidenti, me të cilin u takova dhe pata një diskutim shumë të mirë, i kupton pritshmëritë tona. Presim që qeveria, presidenti të bëjë atë që është e nevojshme sipas normave demokratike,” tha Yee në një intervistë për Jeta në Kosovë, një program i BIRN në Kosovë.

I pyetur nëse mendon se Ivanovi do t’ia japë mandatin shumicës që u formua pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, Yee tha se ai beson se presidenti “do të bëjë gjënë e duhur në fund”.

“Ne besojmë se do t’i japi mandatin koalicionit që ka shumicën në parlament, në mënyrë që të formohet dhe të fillojë zgjidhja dhe kalimi i reformave të nevojshme, në mënyrë që Maqedonia të mund të ecë përpara në rrugën e saj demokratike”, tha ai.

Diplomati amerikan iu përgjigj çështjes së letrave të dërguara nga anëtarët e Kongresit në Departamentin e Shtetit, ku ngriheshin pyetje rreth politikave amerikane në Maqedoni, duke thënë se ky është një “proces shumë normal”.

Disa senatorë të partisë republikane ngritën pyetje nëse paratë e taksapaguesve amerikanë po përdoren për të mbështetur aktivitetet e Fondacionit të Shoqërisë së Hapur të miliarderit Xhorxh Soros në Maqedoni.

“Disa nga letrat bazoheshin në disinformim dhe thashetheme, të cilat anëtarët e Kongresit kanë çdo të drejtë t’i përcjellin tek ne dhe të na pyesin nëse kjo është e vërtetë apo jo. Në shumicën e rasteve përgjigja është – kjo nuk është e vërtetë, ose [është] një keqkuptim,” tha Yee.

“Emri i Xhorxh Sorosit shpesh përmendet si një lloj kodi [që nënkupton] se ka një komplot, ose plan më të gjerë të orkestruar nga zoti Soros, që thjesht nuk është e vërtetë”, shtoi ai duke paralajmëruar se gënjeshtrat mund të “duken reale”përmes mediave sociale.

I pyetur rreth ndikimit të Rusisë në rajon, Yee tha se në disa raste ajo pengon paqen, duke dhënë shembullin e grushtit të supozuar në Malin e Zi gjatë zgjedhjeve në tetorit 2016.

“Me raste kemi parë ndërhyrjen… nga Rusia te këtë qenë shumë serioze dhe që mund të rrezikonte sigurinë dhe stabilitetin”, tha ai, duke shtuar se shumica e qeverive në rajon janë të vetëdijshëm se Rusia po përpiqet të shtrijë këtë lloj ndikimi dhe po marrin masa për t’u pambrojtur.

Sipas tij, kur institucionet e vendit – gjyqësori, media, organet ligjore – janë të forta është më e vështirë për Rusinë apo forca të tjera në vend të kenë “ndikim keqdashës”.

“Kemi pohuar që nga fillimi, shumë vitë më parë se mënyra më e mirë për të forcuar sigurinë dhe stabilitetin në rajon është të ndihmohen vendet të integrohen në BE dhe NATO,” tha Yee.

Ai i hodhi poshtë pretendimet se kryeministri serb i zgjedhur president së fundmi, Aleksandër Vuçiç po lejohet të sundojë si autokrat, për sa kohë përmbush disa detyrime ndërkombëtare.

“Nuk besoj se asnjë lider në Ballkan po merr një çek të bardhë, një kartë të bardhë nga asnjë diplomat amerikan apo europian,” tha Yee.

I pyetur nëse e ka kritikuar Vuçiç mbi kontrollin e tij ndaj medias gjatë zgjedhjeve presidenciale të 2 prillit, Yee tha se në shumicën e rasteve mesazhet diplomatike janë private.

“Nëse konsultoheni me zotin Vuçiç dhe të tjerët, jam i sigurt se ata do të ishin të lumtur të citonin për ju rastet kur kemi bërë deklarata publike që qartësonin mosmarrëveshjet tona me qeveritë,” tha Yee duke shtuar se e kundërta është gjithashtu e vërtetë.

“Liderët e këtij rajoni nuk druhen të na thonë kur nuk janë dakord me ne, publikisht apo privatisht. Kjo është një lloj dialogu që ne e mirëpresim. Ne presim komunikim të sinqertë, transparent dhe të ndershëm, qoftë në publik dhe privat,” tha ai.

Yee gjithashtu tha se çdo qeveri në Ballkanin Perëndimor në një pikë ka treguar cilësi lidershipi, duke marrë masa që nuk ishin të thjeshta por kanë qenë të nevojshme.

REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Hoyt Brian Yee: Akuzat ndaj diplomatëve amerikanë në Shkup e Tiranë, qesharake. Asnjë lider në Ballkan s’ka marrë një “çek të bardhë” nga SHBA apo BE”

  1. Lennard says:

    Zoti YEE paske qene i MADH.Te lumte per ate qe bere per Shqiptaret e Maqedonise.TE LUMTE qe i tregove vendin Kalamanit Lul Sumkapucit dhe Sali Germadhes- Armikut me te madh te Shqiperise.Erdhi Ora e Ndeshkimit.I Lumte dhe Spartak Ngjeles ,qe nuk iu nda demaskimit te tradhetareve te KOMBIT.

  2. Kujtimi says:

    Z YEE JEPI NJE MESIM TE MIR
    BASHES DHE SALES
    TA DIN CFAR I PRET ME VON
    DUKE PERKEDHELIM NUK KUPTOIN
    THYEJANI HUNDET

  3. Kujtimi says:

    Z YEE JEPI NJE MESIM TE MIR
    BASHES DHE SALES
    TA DIN CFAR I PRET ME VON
    DUKE PERKEDHELIM NUK KUPTOIN
    THYEJANI HUNDET
    RESPEKT PER JU

  4. goni says:

    Akuzojne vend e pa vend,por do tju vije pergjigja ne Amerika.Bashibozuket e Gjermanise,te Cilet sulmojn Ameriken,nuk do te rrine pa pergjigjen e Amerikaneve.Gjermania e Cila ka borgje Shum te medha ne Kine,kerkon shtyrjen e borgjeve.Gjermanet e stilit Sude,te ardhur nga krej krahet e Botes kann kapur Ekonomine Fgjermane,e Cila eshte ne borgje te paimagjinueshme!Pra krejt Ekonomia gjermane udhehiqe nga keta Njerez,te bute ne pamje te pare,por katila te pashpirt.Por ka edhe bashibozuk Aziatik,si dhe Kinez,sepse per Kinen po flitet,,te Cilet kerkojne te demtojne Vendin e origjines,dhe automatikisht,behen pjes e borgjeve ndaj Shtetit Kinez,pra ndaj Kines ne pergjithesi!

  5. K0¢eva®i shqiptar says:

    Populli shqiptar është përkrahës dhe mirënjohës Amerikës, ndërsa si çdo popull tjetër kemi zuzar që mbajnë anën e Anadollit,Beogradit, Athinës e Riadit.
    Rroftë populli shqiptar e Amerikan ndërsa zuzaret në p…. tmamas se tyre .

  6. goni says:

    Do te shtoj nje tjeter koment.Gabelet e Gjermanise,akuzohen per berje magjije,dhe kjo nuk eshte rastesi,mund te kete gabel gjerman qe mirren me kto pune!Por gabelet e gjermanise,shumica eshte asimiluar,pas LDB,ose ka shkuar ne Boten tjeter,pra jan vra ne menyre latente,pas LDB.Kjo eshte jo rastesi,por ka pas plan dhe ka edhe sot e gjith diten e naten,per eliminimin,e kultures Indjane ne Europe,kurse gabelet qe u takojne kishave,pra jan pjes e kishave,jane ne gjendje vajtuese.Por eshte paradoks por e veretete,eliminuesit e gabelve,qe jane gjermane(pakica),si dhe shumica,emigrant te ardhur pas LDB,nga Europa lindoresi dhe nga AziaVende qe nuk mund te percaktohen qarte,kerkojne me qdo kusht te marrin te ashtuquajteren magji qe ata zoterojne.Dhe pastaj i eliminojne ne menyre latente.Krimineli Kreqman,nje Polak,i lindur ne Gjermani,arriti te marre postin e Kryeministrit te Baden Wurtenbergut,dhe kjo jo rastesisht,sepse per nga magjija Ky jau ka kaluar Shum here gabelve,tashme te eliminuar,ne menyre latente,shumica pas LDBPra Krimineli Kreqman,nuk eshte i vetem,sepse po te ishte nuk mund te behej Kryeminister,ka Miljona Polak ne Gjermani,ndashta ne baden wyrtenberg ka me Shum Polak se Gjerman,te Cilet per nga doka nuk kann dallim nga Gjermanet,por urrejtja ndaj Gjermaneve eshte Katastrofale.Duke qene per nga doka njelloj si Gjermanet,dhe duke dit gjuhen gjermane prefekt,polaket gjinden te pranishem ne qdo Vend te Botes,duke u paraqit si Gjerma,kur siq thashe me lart urrejta,ndaj Gjermaneve,nuk mund te pershkruhet,dhe kurgja ska ba Hitleri ne Poloni,qa kann ba Polakt ne Gjermani,pas LDB(ketu nuk marr ne mbrojtje Hitlerin,por krimet e Polakve,ne Gjermani,pas LDB,jau kalojne atyre te Hitlerit ne Poloni!)

  7. goni says:

    persa i perket komentit,qe shkrova,theksoj se Polonia,si Shtet nuk ka te bej me ket pune,por Polaket ne Gjermani,si rrezultat i radioaktivitetit,jan tjetersuar(Mutacion),Njerez pa Atdhe,dhe kto krime jan bere nga shumica e tjetersuesve(mutacion)pa marre parasyshe se Cilit Vend i perkasin!Ka edhe te vetquajtur Gjerman,por qe si rrezultat i radioaktivitetit,jan tjetersuar(mutacion)qe jan pjese e ktij Krimi te llahtarshem,dhe qdo Gjerman qe donte te ishte Gjerman,dhe nuk pranonte tjetersimin(mutaconin),eshte eliminuar,ose eshte Skllaveruar!Ndersa per Polaket qe nuk bejne pjese ne ket llahtari,qe mund te kete,por un nuk e di,pra qe ju jan kundervene ketyre krimeve ne menyre aktive,ju kerkoj ndjese,per permendjen e emrit Polak,por faktet jan kokeforta,dhe kushdo mund ti vertetoje ne Fshatrat dhe Qytetet e Gjermanise.krimet per te cilat bej fjale.

  8. Lili says:

    Vetem nje pyetje:si e morri lulzim basha pashaportin amerikan ,pashaport qe presantoj mur bleu shtepin ne Holland e per te cilin heshteni?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *