INTERVISTA/ Lë New York-un për Shqipërinë, ish-reporterja: Dua të votoj në 18 Qershor, gjeta një atdhe të transformuar

17 Maj 2017, 14:12Politika TEMA

Diskutohet shpesh për të rinjtë që pasi përfundojnë studimet jashtë vendit, refuzojnë të kthehen vendin e tyre, për tu investuar në karrierën e tyre, në një vend të huaj.

Kjo tingëllon si një e vërtetë pesimiste, por nuk është tamam kështu, për aq kohë sa ka të rinj që guxojnë ta thyejnë këtë mendësi.

I tillë është rasti i Rezarta Mataj, me origjinë nga Fieri që ka vendosur të kthehet në Shqipëri pas 10 vitesh qëndrimi në New York të SHBA, ku ka studiuar Gazetari televizive dhe Shkenca Komunikimi.

Për Rezartën, ky vendim nuk është një  rastësi, por rezultat i bindjes që ka krijuar se në vendin e saj gjërat po ndryshojnë realisht.

Si një ish reportere në median amerikane, Rezarta shpreh habinë për situatën aktuale politike, duke e vënë theksin te pretendimi absurd sipas saj, që opozita shfaq për shtyrjen e zgjedhjeve.

“Ka njerez qe kanë prere bileta avioni paraprakisht per te ardhur ne Shqiperi per te votuar partine e tyre te preferuar. Une personalisht kam bere te njejten gje. Vota eshte e drejta e cdo qytetari, i cdo shteti demokratik dhe data e zgjedhjeve besoj se ka nje afat kohor te percaktuar me kushtetute.Keto zgjedhje jane shume te rendesishme per Shqiperine dhe reformat e rendesishme perpara, perfshire ketu reformen ne drejtesi qe eshte thelbesore.”-thotë ajo në intervistën e dhënë për Lexo.al.

Intervista e plotë për Lexo.al:

Rezarta, keni jetuar dhe studiuar për 10 vite në New York të SHBA dhe prej një jave jeni kthyer për të nisur një kapitull të ri në Shqipëri. Pse ky vendim?

Shume persona qe jetojne ne Neë York me mua, e kane konsideruar vendimin tim jo shume te llogjikshem por ndryshe nga ata une personalisht shikoj shume potencial tek Shqiperia dhe e ardhmja e saj. Dua te permend ketu punen e jashtezakonshme qe eshte bere ne kater vitet e fundit. Eshte hera e pare qe un ndihem shume komode dhe krenare te ftoj edhe shoqerine time amerikane te vizitojne Shqiperine dhe te ndihen te sigurte ketu.

Si një vajzë e re, e investuar në kulturën perëndimore, ku funksionojnë sisteme të tëra mundësish studimesh e punësimi në bazë merite, si e keni gjetur Shqipërinë në këtë aspekt?

Une mendoj se atje ku ka deshire per te bere gjera te mira, ku edhe qeveria ne pushtet si asnjeher me pare e jep shume mundesi studenteve qe jetojne dhe studiojne jashte, jam ndiere shume e mirepritur ne Shqiperi. Mendoj se Shqiperia ka mundesi shume te mira kur politika funksionon ne te mire te njerzve, gje te cilen e kam vene re tek kabineti i qeverise aktuale.

Vitet e fundit duket se janë promovuar përpjekje për të afruar të rinjtë ekselentë që studiojnë jashtë në administraten publike. E shihni këtë si një nismë reale dhe efikase?

Sic e permenda edhe me pare une ndjehem shume e mirepritur ketu si nje prej ketyre te rinjve qe ka studiuar jashte. Une mendoj se eshte nje nisme shume e mire dhe efikase sepse jo vetem qe motivon te rinjte te jene sa me afer vendit te tyre por edhe  sepse mund te sjellin nje fryme perendimore, gje e cila i sherben me se miri vendit tone. Qeveria aktuale kam vene re dhe jam informuar qe e ka bere kete gje me se miri, e kjo tregon  progres dhe modernizim, gjithashtu te lesh te kuptosh qe kemi te bejme me nje rilindje politike shume ndryshe nga politikat e vjeteruara te partive te tjera qe jane pjese e jetes politike ne vend.

Ju keni studiuar gazetari televizive dhe për një periudhë 7 mujore keni raportuar ngjarjet ne Senatin dhe Asamblenë e shtetit të New York për New York State watch website. Ku dallon politikë-bërja amerikane nga ajo që keni parë së fundmi në Shqipëri? Qoftë si proces, qoftë edhe në format e komunikimit me votuesit?

Ndryshimi me i madh, kryesor, eshte qe partite politike aty nuk tentojne te ndryshojne daten e zgjedhjeve sipas interesave te tyre politike sic ndodh rendom ketu ne Shqiperi. Madje rasti me i fresket eshte ai i djeshmi kur partia opozitare PD pretendon shtyrjen e dates se zgjedhjve. Ne cfare vendi demokratik ndodh kjo? Nuk eshte e drejte per qytetaret e vendit. Ka njerez qe kan prere bileta avioni paraprakisht per te ardhur ne Shqiperi per te votuar partine e tyre te preferuar. Une personalisht kam bere te njejten gje. Vota eshte e drejta e cdo qytetari, i cdo shteti demokratik dhe data e zgjedhjeve besoj se ka nje afat kohor te percaktuar me kushtetute. Qytetaret shqiptare nuk duhet kurrsesi te lejojne asnje parti politike qe per interesa te “liderave” te tyre te kerkojne ndryshimin e dates se zgjedhjeve. Amerika i ka zgjedhjet ne Nentor dhe kjo eshte fakt dhe nuk ndryshon sipas “orekseve” partiake.

Per sa i perket komunikimit me pelqen shume qe Kryeministri i vendit per te cilin kam shume simpati, si figure politike qe ka sjell ndryshime rrenjesore ne shume aspekte te politik-berjes ne Shqiperi, ka nje komunikim shume njerzor dhe te personalizuar me qytetaret shqiptare, qofte nepermjet rrjeteve sociale ku u pergjigjet pytjeve dhe shqetesimeve te tyre personalisht por edhe mesazhet qe ai percjell duke mos u fokusuar shume tek deshtimet e qeverive te kaluara por duke fokusuar gjithe energjine e kabinetit qeveritare ne ndertimin e nje shqiperie moderne, te sigurte edhe te rilindur.

Jeni larguar nga Shqipëria në 2007, vetëm 17 vjec, por keni mundur të jeni në koherencë me zhvillimet politike nga atëhere e sot.  E parë nga distanca, me një sy të ftohtë, e painfluencuar nga mjedisi këtu, sa mendoni se ka ndryshuar mjedisi politik nga atëherë dhe sot?

Do them nje shprehje popullore te shkurter, “Si nata me diten” besoj se e keni te qarte mendimin tim per Shqiperine qe lashe dhe ate qe kam gjetur.

Si e perceptoni dallimin e Shqipërise nga e cila ju u larguat dhe asaj që po gjeni?

Sigurisht qe po. Te jem e sinqerte nuk do kthehesha kurre ne asnje periudhe tjeter politike ne Shqiperi pervecse tani. Eshte hera e pare qe ne nje kabinet qeveritar ka kaq shume femra ministre, kaq shume fytyra te reja , kaq shume permirsime te rendit dhe sigurise. Eshte bere goxha pune e mire ne promovimin e turizmit Shqiptar, si asnjehere me pare mediat online boterore po e rendisin Shqiperine si destinacionet e tyre te preferuara per tu vizituar.

Shqiperia eshte vend me potenciale te medha njerzore , ekologjike dhe poltike dhe mund te vazhdoje ne keto ritme zhvillimi dhe permisimi me ane te politikave dhe politikaneve me mentalitet perendimor dhe qe duan e mire e qytetarve te vet dhe jo me fytyra politike ky kryefjalen e politike-berjes se tyre kane interesat e veta personale.

 

11 komente në “INTERVISTA/ Lë New York-un për Shqipërinë, ish-reporterja: Dua të votoj në 18 Qershor, gjeta një atdhe të transformuar”

  1. Qimi, shoku i melaminit.... says:

    Rezarta, edhe une jam nga Fieri, kam jetuar edhe ne NY.
    Qe te jetosh me derrat, duhet te kthehesh si ata…………
    Qe te mbijetosh, duhet te jesh me derr se derrrrrrrrrrrrat!

    1. enter"" says:

      Ja pse Rezarta kthehet, qe ne Shqiperi te mos ngrene koken me derrat

  2. Toni says:

    Shqiperia do ngelet me 500000 banore,boll me demagogji se late nam jeni bo me keq se ne kohe te xhaxhit

  3. artan says:

    100% dakord. e njejta gje edhe per mua, qe punoj e jetoj ne Europe, dhe per here te pare me deshiren time per te votuar u befasova kur pasi kam prere bileten, te degjoj karagjozlleqe te tilla si nderrim i dates se zgjedhjeve sepse dikush nga jashte parlamentit synon te ndryshoje daten e te kerkoje siguri imagjinare nga nje votim elektronik qe vete nuk diten kurre ta implementojne. Shyqyr zotit qe nuk ka shume budallenj te tille aty, dhe fakti perse kesaj here ia vlen me teper te kthehesh eshte, pervec rrehullit e demokratizimit e frymes perendimore ne qeverine Rama, ka edhe nje ndergjegjesim me te madh te aspiratave e deshires europiane nga njerezit e thjeshte, tashme te lodhur te sorollaten pas kriminalitetit e korrupsionit mafioz te nje pakice perqendruar ne nje a dy organizata me pronar kryetar partie, tip LSI a PD. PS ndodhet po ashtu jo ne te njejten shkalle krahasimi me partite europiane, po te pakten ka ne krye disa njerez vizionar, qe ndryshojne totalisht nga psiqika e vjeter moniste e ketyre viteve. te pakten per vete faktin qe nuk ndryshon datene erregullat e lojes per kerkese te disa kupolave.

  4. enter"" says:

    Bravo te pergezoj per guximin per te nisur nje kapitull te ri.

  5. Like says:

    Kjo vajza çne qe meret me politike. Kjo eshte gazetare! Çi duhet asaj me te interpretoje vendimet politike qofshin te njeres apo tjetres parti?

    1. enter"" says:

      Pse ti zotrote nuk merresh me politike?
      Kaq e trashe eshte injoranca juaj saqe nxirrni nga goja pacavure perla te tipit, “kjo eshte gazetare, ci duhet te interpretoje vendimet politike”

      Pse mo mos duhet te kesh ndonje status te vecante per te komentuar ngjarjet politike????

  6. tropojani c100 says:

    bej nje jave ketu ti dhe e shohim nese do rrishme gjate gjithesesi duket lajm propagande ….kur ti ke dyshime per opoziten do te thote se ke siguruar nje vend diku lart dhe kalon ca dite ne shqiperi pastaj me vrap perseri ne usa ketu ne shqiperi nuk ja vlen te jetosh edhe sikur meflori te te paguajne sepse duhet te ndryshoje pothuajse gjuthçka ketu nuk ke nje gje te mire nje te vetme nuk e di? ?

  7. Jozi says:

    O injorante hajde ne Albany te varesh rroba ke dyqanet. Boll bere derr derr. gji nji burrr se do ngelesh rruges.

  8. Tim says:

    O gazeta tema i verifikoni iher kta njerësh që merrni në intervist se po postoni artikuj pa kuptim…

    Kam shoqërin që jeton në Albany, NY që e njohin këtë person që po ju cicëron përralla koti… gazetare në New York hahaha pa bëj një pyetje iher kur ishte dita e fundit që ke punuar e jo gjë tjetër…. i rroftë ajo shkolla që ka bërë kur je e varuru nga prinderit në atë mosh që je në një vënd që e ke dhe mundësin për çdo lloj pune por thuaj njerëz si puna ksaj jetojn me ëndërra e jo realizime.

    Nuk po jeton një jet normale atje ku i ke të gjitha të Murat me mamin e babin thuaj e jo më të vish ti në Shqipëri të për bër një punë që ti sja di kuptimin çdo të thotë gazetare!!!

  9. Korcari ne Albany says:

    Fake ne anglisht do te thote falco ne shqip. Jam nga Albany, Nju Jork ne ate qytet ku ti ke jetuar, ke punuar dhe je shkolluar. Nuk e di ne qoftese gazeta Tema esht bazuar ke te dhenat e tua apo ne fakte te verteta. Neqoftese ti ishe nje gazetare qe ke punuar ne asamblene e NY, esht nje privilegj I math dhe nuk mendoj nje person qe llogjikon llogjikisht te lere ate pune dhe te shkoj ne shqiperi te lundroj rugve… por ti thjesht je fake dhe genjeshtare. Pergjigjet e tua ne kte interviste tregojne experiencen tende si nje gazetare qe ske qene asnjere. Jam shqiptar ne Amerike dhe kam mall per atdheun tim…por thjesht nuk me jep mundesite qe kam ne Amerike…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje