Ja çfarë përmban paketa McAllister me 20 pika që iu propozua Bashës

Zbardhet paketa “McAllister+”, në tryezën e negociatave që synon zgjidhjen e krizës politike që prej futjes së Partisë Demokratike në çadër më 18 shkurt.

Më poshtë përmbledhja e pikave kryesore në propozimin e integruar (“McAllister Plus”) paraqitur nga Ndihmës Zëvendës Sekretari Hoyt Yee më 16 maj 2017

1.Një zëvendës Kryeministër i përkohshëm (person jo-politik), i propozuar nga opozita;

2.Caktimi konsensual i katër ministrave (ekspertë teknik të respektuar) me qëllim parandalimin e keqpërdorimit të administratës publike dhe ndikimeve në procesin zgjedhor;

3.Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i zgjedhur nga opozita;

4.Avokati I Popullit i zgjedhur nga opozita;

5.Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, te cilat do te garantojnë standardet më të larta të nevojshme për zgjedhje të lira dhe të ndershme;

6.Përzgjedhja konsensuale e një kandidati të respektuar për President, i pranueshëm për Qeverinë dhe për Opozitën. (Nuk është më e mundur pasi Presidenti tashmë është zgjedhur në Parlament vetëm me votat e shumicës qeverisëse)

7.Krijimi i një ministrie të re speciale, të drejtuar nga një figurë politike e zgjedhur nga opozita, e cila do të merret ekskluzivisht me zbatimin e çdo hapi që duhet të merret, në mënyrë që në të ardhmen shqiptarët mund të kenë mundësinë të votojnë përmes një sistemi elektronik.

8.Ndryshime në ligjin për transparencën e financimit të partive politike.

9.Ndryshime në Kodin Penal, dënime më të ashpra për blerjen e votës, fotografimin e fletës së votimit dhe krime të tjera lidhur me zgjedhjet.

10.Burime shtesë për KQZ-në për të monitoruar financimin e zgjedhjeve dhe transparencën e shpenzimeve, duke përfshirë auditues ndërkombëtarë për financimin e fushatës së partive politike dhe ndryshime të mundshme në ligjet përkatëse.

11.Emërimi i ekspertëve teknikë si zëvendësministra në ministritë që mund të ndikojnë në procesin zgjedhor, të ndihmuar nga partnerët ndërkombëtarë, të cilët do të monitorojnë çdo çështje që ka të bëjë me procesin zgjedhor.

12.Caktimi i përkohshëm i personave të respektuar, të cilët nuk përfaqësojnë parti politike, si zyrtarë të lartë të Ministrisë së Arsimit dhe Policisë dhe monitorim i fortë ndërkombëtar për të parandaluar abuzimet e mundshme të administratës publike.

13.Strukturë e veçantë në Policinë e Shtetit për të monitoruar problemet e lidhura me zgjedhjet, të përbërë nga Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm dhe 12 Zëvëndës Drejtorë rajonalë, të ndihmuar nga PAMECA dhe ICITAP.

14.Shtyrja e zgjedhjeve deri më 16 korrik (Ky propozim daton që nga 25 prilli, pra 3 javë para se propozimi i integruar ju prezantua palëve!)

15.Droga:

Komuniteti ndërkombëtar do të monitorojë çrrënjosjen e kanabisit.

Pjesëmarrja e opozitës në Task Forcën Kombëtare të luftës kundër Drogës.

16.Dekriminalizimi (Largimi dhe parandalimi i kriminelëve nga mbajtja ose kërkimi i posteve publike)

Partitë politike angazhohen publikisht për ekzaminimin e fortë të kandidatëve në listat partiake dhe të koalicionit.

KQZ ekzaminon kandidatët nëpërmjet personelit shtesë, me mbështetje  ndërkombëtare (të plotësuara në përputhje me Ligjin e Dekriminalizimit dhe Kodin Zgjedhor)

Angazhimi i SHBA dhe partnerëve të tjerë për t’u dhënë Kryetarëve të partive politike rekomandime të mbështetura mbi të dhënat penale të kandidatëve.

17.Mbështetje ndërkombëtare për forcimin e monitotorimit të regjistrit të zgjedhësve.

18.Mbështetje ndërkombëtare për KQZ-në për ngritjen e linjave telefonike të ndihmës, për vëzhgimin dhe shqyrtimin e ankesave mbi ligjin e shërbimit civil dhe blerjen e votës.

19.Mbështetje ndërkombëtare për vëzhgimin e rolit të medias në zgjedhje dhe caktimin e segmenteve orare në media. Ndalimi i transmetimeve të videokasetave të partive politike të regjistruara më parë pa identifikim të qartë.

20.Kthimi i Opozitës në Parlament, për formimin e Komisioneve të Vetingu

REMOTE_ADDR:[]

12 komente në “Ja çfarë përmban paketa McAllister me 20 pika që iu propozua Bashës”

  1. orli says:

    Keto pika qenkan ndryshe nga ato ne deklaraten e opzites(kupto sali karaxhiçit)!te kesh 70% te votave te popullit dhe te lesh marionetat serbe te tallen me ty dhe zgjedhesit tuaj eshte dobesi e papare.

  2. Maloku says:

    Me falni per shprehjen: po ça mutin do mo Berishe Tradhetari e pupaci tij, Basha pa bythe.

  3. Albann says:

    …hahahaha….avokatin e popullit, kryetarin e kqz, prokurorine, gjykatat, kolegjin zgjedhor, sherbimin informativ, zv kryeminister, 4plus1 ministra, policine…vetem bythen e Rames dhe Metes su kane falur….Iu dhjefsha 1milione vota.Shteti ne gjunje para PD.
    BASHA FITOI.PAS ZGJEDHJEVE ME PAK DREDHI TE METES I FUTIN GISHTIN RAMES…

  4. Milan says:

    O Albann MOS u gajas kaq shum,dardha e ka bishtin mbrapa thot nje fjale e urte,ke te besh me Euro : Shba dhe me z,Rama.

  5. kombi says:

    PIKA 20 ESHTE AJO QE I DJEG SHUME BERISHES ,PRANDAJ DRIDHEN DHE SPERDRIDHEN, SEPSE PO PRANUAN KETE PAKETE, DUHET TE SHKOJNE NE PARLAMENT TE VOTOJNE VETINGUN .

  6. Servili says:

    21. Paprekshmëri absolute për të gjitha krimet e kryera para miratimit të Vetingut.
    22. Pas zgjedhjeve (të lira dhe të ndershme), “ylli në ngjitje”, zoti Basha, si Kryeministër i vëndit, të fillojë punën për “Republikën e Re” dhe gjelbërimin e kodrave dhe maleve (me “çaj”) të Shqipërisë, nën mbrojtjen e shtetit, siç ka qënë (në qeverisjen e Salës)…
    23. Në sheshin Skënderbej, të vendoset një statujë majë kalit (mbrapsht) të Sali Berishës, si “babai kombëtar” i kohëve moderne të Republikës së Re Shqiptare…dhe të urangotangove kurriz-përkulur, të dhjerrë e pa brekë, por…krenarë…(Oh sa mirë me kenë shqiptar…???!!!)
    Shqipëri, baçe me lule…(???!!!)

  7. vera says:

    Pikat e propozimit qenkan te detajuara. Sic duket PD paska ekperinca shume vjecare ne manimulimin e zgjedhjeve; i njihka shume mire metodat dhe praktikat e manipulimit.

  8. drita says:

    Une propozoj qe qeverine drejte zgjedhjeve ta drejtoj opozita pd. Te behen ndryshimet ne kushtetute menjeher, ndersa te shenohet me germa te zeza: Partia qe merr me pak vota , te kete te drejten te formoje qeverine e re, ndersa opozite te jete partia qe fiton me shume vota. Kjo eshte demokracia e vertete sot ne Shqiperi. Drejte kesaj po shkohet. Te caktohet dhe nje princ nga forcat nderkombtare te administroje Shqiperine dhe propozimi im eshte per Damir Fazlliçin.

  9. Shqiptari says:

    EDI Rama Nuk ke mandat per te dhuruar pushtetin e as per te dhunuar kushtetuten

  10. Lpl. says:

    Jo keta jane 20 pikat qe i jane propozuar Rames ,dhe ndryshoje titullin .

  11. Briklona says:

    Shto pika, pika, pika, pika.
    Eeeee, po pika nuk u ka rene, se cmendet popullin me keto!
    Zhdukuni o fare e keqe, te shtoni pika sa te doni, vetem nje pike u djeg: VETING -u !

  12. emigranti says:

    si mos te gezohet basha te gjitha i ka marre dhe tani edi te qendroje sa per sy e faqe kjo nuk pranohet dhe usa ti shikoje mire keto gjera

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *