Jo, Luli; Shkodra apo katolikët e Veriut nuk kanë qenë kurrë bastioni juaj!

Nga Shpëtim Nazarko

I ftuar në një nga televizionet lokale në Shkodër në 2011, po komentoja një vizitë të Ramës dhe Berishës që kish ndodhur aty pak ditë më parë dhe ishte e lidhur me zgjedhjet e reja. Rama recitoi paradite një nga patriotët e dorës së parë, Hil Mosin. Në kohën e Zogut ai e kishte qeverisur Korçën për disa vjet. Dhe ishte kohë nga më të ndritshmet e saj, kur qyteti kishte gazeta e kinema, e një zhvillim të mrekullueshëm kulturor.

U mallëngjeva nga fjalët e Hil Mosit, cituar prej Ramës, fjalë që duket sikur janë të shkruara sot dhe vlejnë edhe më shumë se në kohën e thënë prej tij.

E lëvdova Ramën dhe u mallëngjeva, por disa orë më vonë nga ai, në Shkodër erdhi Berisha. Ai i përmendi Ramës se e kishte mirë që kishte lëvduar Hil Mosin, por e pyeti se kë kishte caktuar për Shkodrën. Zura të mendohesha dhe për pak i dhashë të drejtë Berishës. Pastaj thashë me vete: pa të shoh kë ka caktuar Berisha në Shkodër si kandidat të tijin. Zura prapë të mendohesha. Ishte e njëjta histori… Thashë se do më shpëtonte kandidati që kishte caktuar Meta, po u gjenda akoma më keq… Të tre ishin çfarë të doni ju, por jo kalibri i Hil Mosit, apo paraardhësve të lavdishëm.

E kuptova që të tre të mëdhenjtë e politikës nuk i kishin punët mirë dhe po talleshin nga pak, jo vetëm me njëri-tjetrin, por dhe me Shkodrën…

Në mendjen time, Shkodra ka qenë për shumë kohë nga qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë, në mos më i rëndësishmi i saj. Dhe jam i bindur se po të mos kishim Shkodër, Korçë, Gjirokastër e Berat, Shqipëria mund të shihej thjesht vetëm si një fshat i madh.

Nuk do të shkruaja sot po të mos më kishte zënë veshi diçka të çuditshme thënë prej Bashës. Në një intervistë dhënë një gazete austriake, ai theksoi se Shkodra ishte bastion i tyre dhe Rama jua mori nëpërmjet kriminelëve. Këta kriminelë, sipas Bashës, nëse përkthimi apo citimi i gazetës austriake ka qenë i saktë, janë katolikë nga Veriu… Pa e komentuar si banalitet apo si fyerje ndaj një populli të tërë, ia vlen të thuash diçka, se bastion i kujt është realisht Shkodra…

Shkodra e para Luftës së Dytë, apo më parë, ka qenë kryeqyteti real i Shqipërisë. Prej aty vjen pothuajse gjithçka në Shqipërinë tonë. Që nga fotografia e kinemaja, biçikleta e sporti. Filozofia e poezia e hollë.

Shkodra e vonshme është qytet edhe i Fishtës, por dhe i Migjenit. I Patër Andon Arapit, por dhe i Qemal Stafës apo Zef Malajt. Pra i të gjitha palëve: të majtëve dhe të djathtëve, tamam siç i takon një qendre të madhe të kulturës dhe mendimit.

Koha e Hoxhës e transformoi Shkodrën në tërë strukturën e saj. E shndërroi në një qytet tipik industrial dhe më duket se në kohën e tij ishte i vetmi qytet “Hero i punës socialiste”. Ky ndërrim i strukturave të jetesës mijëravjeçare ishte fillimi i rrënimit moral dhe material të Shkodrës.

Rënia e regjimit komunist e çoi së pari mirëqenien apo jetesën gjithsesi mizerabël në aspektin material të Shkodrës në zero. U mbyll gjithçka dhe në mungesën e pronës private, mjerimi i Shkodrës arriti kulmin. Për mua, u shndërrua menjëherë në qytetin më të varfër të Shqipërisë.

Sikur të mos ishte koha e kontrabandës së madhe të luftës në ish-Jugosllavi, ky qytet do të rrënohej ndoshta përfundimisht. Kjo kohë kontrabande formoi dhe atë që Basha e quan “Bastioni ynë”. Po këtu mund të themi me plot gojën se ai nuk gënjen. Në këtë periudhë besoi se ndërroi edhe një herë struktura shoqërore e qytetit. Intelektuali i varfër me atë shtëpinë e vogël me lule apo me bibliotekë, që nuk mund të merrte pjesë në këtë “dasmë” kontrabande, iku nga qyteti, e shiti shtëpinë e tij, apo u zhyt në mjerim akoma më të madh.

Kjo kohë e artë e kontrabandës, që përkoi pra me atë të qenies bastion i të djathtës, natyrisht nuk u shoqërua me investime të rregullta, po thjesht të atij tipi që mund të quhen tmerrsisht të gabuara. Ai që shkon me makinë nga Shkodra përgjatë liqenit e deri në kufi, sheh me mijëra vila të vogla të ndërtuara pa asnjë plan zhvillimi. Dhe e kupton se nga vjen gjithë kjo histori, e po ashtu, se po të investohej me logjikë e kulturë, do të kishim një Shkodër të mrekullueshme.

E njëjta histori u përsërit dhe në Gjirokastër, prej nga fillonte loja e kontrabandës së kohës së luftës në ish-Jugosllavi. Edhe Gjirokastra thuajse pësoi të njëtin fat si Shkodra. U rrënua deri në infinit dhe sot duhet ta shohësh me trishtim.

Po le të kthehemi në Shkodër. Paratë e kontrabandës gradualisht u tretën apo, siç u theksua më sipër, u investuan keq. Në kohën e kontrabandës apo më vonë, vetëm sa u faktorizuan klane që Basha mund t’i quante edhe bastion i tij. Dhe po të interesohet, mund të dalë që janë shumica po katolikë të Veriut. Natyrisht, një përcaktim i tillë është i turpshëm, por po citojmë, apo po vazhdojmë mënyrën e të menduarit alla Basha. Për mendjen time, ata ishin faktori i parë që jo vetëm thelluan, por dhe e rrënuan deri në palcë Shkodrën.

Unë mund të jem dakord me Bashën, nëse ai thotë që Rama iu përgjigj klaneve po me klane, por në një gjë jam i sigurt.

Ky qytet madhështor, mund të them pa frikë, më madhështori që kanë ndërtuar të parët tanë, është turp të klasifikohet si bastion i të majtës apo të djathtës. Një nga kryeqendrat e vendit dhe jo vetëm e Veriut për një kohë të gjatë, do t’i dukej një fyerje e madhe ta klasifikoje si bastion të njërës apo tjetrës palë…

Po le ta zëmë se Basha e thotë termin “bastioni ynë” referuar vetëm luftës politike apo zhvillimeve zgjedhore, deri kur mund të vazhdonte të ishte bastion i tij? Që ta mbante këtë bastion PD-ja, duhej të përpiqej t’i rikthente lavdinë e parë. Kaq e thjeshtë është. Ky qytet, që i ka rezistuar shekujve në atë pozicion madhështor natyre që i kanë zgjedhur të parët, nuk mund të klasifikohet apo të zihet rob për një kohë të gjatë. Në rastin kur kërkon ta bësh apo ta besosh këtë përfundim, ndërgjegjja e Shkodrës të përqesh. Për një njeri që merret me vëzhgime gjysmëletrare, mund t’i kujtohet në këtë rast një varg i hollë i Kadaresë: “Ka pasur vite të mamuthëve po kohë të tyre nuk pati kurrë’.

Ky varg i mjeshtrit legjendar, nuk i përket vetëm të djathtëve. Kjo do të ishte përgjigjja më e mirë dhe ndaj të majtëve që do të kërkonin ta bënin bastion Shkodrën.

Intervista e Bashës dhënë gazetës austriake, ka dhe një defekt tjetër. Në ka ndonjë gjë që austriakët njohin mirë nga vendi ynë, unë besoj se ajo është Shkodra. Dhe në këtë rast, për të shpëtuar nga turpi, nga Shkodra që kërkon ta klasifikojë Basha si bastion i njërës apo tjetrës palë, le të lutemi që gazetari austriak, që ka bërë këtë intervistë me të, të mos kete qenë pasionant i historisë…(Konica.al)

Jo, Luli; Shkodra apo katolikët e Veriut nuk kanë qenë kurrë bastioni juaj!

REMOTE_ADDR:[]

17 komente në “Jo, Luli; Shkodra apo katolikët e Veriut nuk kanë qenë kurrë bastioni juaj!”

  1. Leon says:

    Po ik ore e njeh Shkodren ti…Fol me shkodranet…ska katolik qe voton PS…pervec ndonje politikani per interes..hapju zemren se aty kane PD

    1. drin says:

      Mjeran provincial trupjerdhur. PS dhe PD jane dy pjella te Partise Punes. Ndryshimi i vetem eshte se PD e drejton nje klysh serbie ndersa PS e drejton nje psikopat delirant POR JO TRADHETAR I SHQIPTAREVE

    2. qemal says:

      Nuk duhen lejuar qe disa njerez qe e quajn veten gazetar te flasin si tu teket ose siçju vjen per mbare interesave te tyre vetem pse kane ne dore te shkruajne,çdo te ndodhte qe te gjithe te benin ate qe kane dore,çdo te ndothte qe çdo kush te vepronte i pa pergjegjshem si ky me siper.Mendoj qe gazetat duhet te mendojne edhe per demet qe sjellin shkrime te tilla.

  2. Lpl. says:

    Ajo qe ka thene Basha eshte e vertete ,zonat katolike jane anti PS ju akoma nuk e njihni Shkodren ,ajo kohe qe fitoj Doshi nuk kthehet me ,sepse njerezit nuk bejne me per te ,nuk i besojne me se PS e digjeneroj Shkodren duke vene drejtore arrogante kriminele dhe vrases ,ashtu beri ne Lezhe Puke Laç ,dhe keto zona jane katolike Zoti Nazarko dhe vuri llumin e Katolikeve qe nuk kane te bejne as me Krishterimin , as me Katolicizmin ,por ju ngeleni komuniste ne mendime dhe nuk arrini ta njihni Shkodren , as Shkodranet .Mislimanet e qytetit jane si katoliket kundra komunizmit dhe diktaturave te ndryshme .Votimet e 2013 nuk perseriten me harrojeni ato ishin per kunj te lidershipit te PD se dhe Shkodranet nuk i harrojne persekutimet e eterve tuaja qe shkaterruan e vrane kishe e meshtare ,kulture e humanizem tradite dhe paqe e falenderim .Koha kur Shkodranet kane gezuar liri eshte vetem qeverisja e PDse dhe ky eshte fakt qe e kane prekur te gjithe .Ne jemi kundershtare idrologjike e nuk pajtohemi asnjehere kultura jone ndryshon nga ajo mislimane dhe Ortodokse , ne mendojme ndryshe kemi aftesi me i mate gjerat dhe ku r na kercenohet liria shpirterore dhe gezimi i mbrendshem i jetes , ju kete liri nuk e njihni dhe skeni per ta njohur kurre , sepse nuk e dini se egziston .A e di si na dukeni ju ne Shkodraneve si njerez qe jetojne kot dhe me te meta mendore ,sepse shfaqni injorance ne ate qe pretendoni te thoni , jeni shume te mbrapambetur kulturalisht ,ju jetoni ne nje bote tjeter nga e jona ,per kete arsy nuk jemi puçur dhe nuk fo puçemi ndonjehere .Ti the se duhet lideri i forte si Rama ,ne ketij qe adhuroni ju i thojme diktator ketij te fortit , por ju jeni mesuar me ju marre para me thuper brez pas brezi her bru here Zogu here Enveri ,ne si kemi duruar kurre keta .

  3. butrinti says:

    PO I NDERUAR NAZARKO . SHKODRA ESHTE SHKODER–PERFAQESON HISTORIKISHT QYTETERIMIN , KULTUREN DHE NJEHERESH BESEN DHE TRIMERINE E SHQIPTAREVE . ESHTE PA DYSHIM NJE QYTET KU PULSON ZEMRA E GJITH SHQIPTAREVE PA DALLIM TE VENDOSUR ATY , –JUGOR -LINDOR APO VERIOR.

  4. Shkodrani says:

    Gilman Bakalli

    Pak teori…

    Aktualisht, ideja se zgjedhja (edhe zgjedhjet) është akt intuitiv, gëzon popullaritet më të madh se kurrë më parë. “Inteligjenca emocionale” mbetet një fjalë kyçe e psikologjisë sociale dhe e komunikimit modern. Në dhjetëra eksperimente (edhe online), psikologu amerikan Marc Hauser i Universitetit të Harvardit, përpiqet të tregojë se si, në situata dilemash, ne mbështetemi tek emocionet. Neurologë të shumtë përpiqen të shpjegojnë se impulsi i errët i vullnetit të emocioneve u paraprin reflektimeve të vetëdijshme e të kthjellëta.

    Mes idhtarëve të flaktë të idesë se emocionet u paraprijnë vendimeve racionale shkëlqen një profesor i ri amerikan, Jonathan Haidt. Profesori i psikologjisë në Virginia University shkroi në vitin 2001 një ese me titull “The emotional dog and its rational tail” (“Qeni emocional dhe bishti i tij racional”). Teza e Haidt është provokuese. Sipas tij, ne nuk kemi arsye apo argumente për veprimet apo pikëpamjet tona.

    Është komplet e anasjellta: ngaqë kemi disa bindje, qëndrime apo pikëpamje ndijimore (që bazohen në ndjesi tonat) ne kërkojmë vazhdimisht disa argumente të përshtatshme për t’i përligjur ato. Me pak fjalë, kundërshtarët e abortit nuk është se janë kundër abortit ngaqë janë bindur nga argumentet e arsyeshme që kanë lexuar apo dëgjuar.

    E vërteta është se ata kërkojnë argumente pak a shumë të arsyeshme, ngaqë janë kundër abortit. Ose për të dhënë një shembull akoma më aktual: shkodranët nuk është se janë të djathtë, ngaqë kanë vërtet arsye dhe argumente për këtë, por thjesht kërkojnë argumente për të vërtetuar se janë të djathtë, ngaqë janë kundër së majtës (të cilën konsiderojnë komuniste).

    Për ta provuar tezën e tij, Haidt analizon vlerat e zgjedhësve amerikanë. Ai përpilon një listë vlerash dhe u kërkon të intervistuarve të krijojnë një hierarki me këto vlera. Cila vlerë u dukej më e rëndësishme, cila më me pak peshë. Ata që kishin thënë se ishin “liberal” (në kontekstin amerikan, “majtas”) i renditën në vendin më të lartë vlerat “përkujdesje” dhe “ndershmëri”. Vlera të tilla si “besnikëri”, “krenari” apo ”respekt” zinin vend të ulët në hierarki. Kurse ata që e mbanin veten si “konservatorë” i renditën mjaft mirë vlerat “besnikëri”, “krenari”, por jo “ndershmërinë”.

    Kjo, bile, u radhit e fundit në listë. Pra, sipas Haidt, ne ua përshtatim vlerat tona pikëpamjeve tona dhe jo anasjelltas. Për ta konkretizuar këtë me rastin e Shkodrës: të djathtët në Shkodër, ngaqë e konsiderojnë veten të djathtë e konservatorë, e konsiderojnë veten automatikisht edhe më “të ndershëm” e më “të moralshëm”. Kurse të majtët, në sytë e tyre janë të “shthurur”, “të përdalë”, “të degjeneruar”.

    Epitete të tilla dëgjoje nga militantët e PD-së në adresë të kandidates së majtë Keti Bazhdari, thjesht për faktin se kjo kandidonte për një forcë të majtë. Haidt krijoi një sërë shembujsh dhe u shtroi njerëzve të kulturave të ndryshme pyetjet e mëposhtme: “A ju duket në rregull, nëse vëllai bën seks me motrën, me kushtin që të dy kanë dëshirë për seks dhe që, të dy përdorin mjete parandaluese?” “A ju duket problematike, nëse dikush ushqehet me qenin e tij të ngordhur?” “Ç’mendim keni për dikë, që fshin prapanicën dhe pastron banjën me flamurin e tij kombëtar?” “Ç’ndjesi provoni, nëse dikush, para se ta hajë pulën, e përdor atë për t’u masturbuar?”

    E përbashkëta e këtyre shembujve është se ato janë krijuar në mënyrë të tillë, që askush të mos pësojë lëndime, askush të mos keqtrajtohet dhe të mos ketë viktima. E megjithatë, jam i bindur se kushdo që i lexon shembuj të tillë irritohet për shkaqe të ndryshme: Sikleti që provojmë ndaj incestit është shumë i vjetër dhe haset edhe në gjitarë të tjerë të zhvilluar. Sikleti që ndjejmë kur dëgjojmë se dikush ushqehet me qenin e tij, mund të lidhet me faktin se kafshët shtëpiake i shohim pak a shumë si të ishin kushërinj të largët. Atë që dikur e kemi dashur nuk mund ta hamë, apo jo? Kurse atë personin, i cili masturbon para pulës së tij, e konsiderojmë të sëmurë psikik. Me sa duket, ekzistojnë “arsye emotive” për ta refuzuar një veprim edhe kur nuk kemi të lënduar apo viktima.

    Këto “arsye emotive” Haidt i quan intuita sociale. Pothuajse gjithmonë ne udhëhiqemi nga intuita dhe vendosim “me fundin e barkut” (duke u bazuar tek emocionet). E keqja e pushtetit të intuitës është se jemi shumë më pak të arsyeshëm se sa besojmë. Kurse e mira e saj konsiston në faktin se edhe intuitat mësohen: përmes konfirmimit apo zhgënjimit dhe, para së gjithash, nga ngacmimet dhe opinionet e të tjerëve.

    Qeni emocional shkodran

    Sjellja e votuesit shkodran, e cila reduktohet tek ajo shprehja popullore (sigurisht diskriminuese ndaj një komuniteti), sipas së cilës “në Shkodër, edhe nji magjyp të kandidojë PD-ja, për të do votojnë shkodranët”, në thelb, manifeston faktin se, tashmë votuesi ideal shkodran nuk e vë më në punë arsyen, por thjesht emocionin. Provoni të bisedoni me një shkodran dhe ta ngacmoni në lidhje me zgjedhjet politike. Dialogu do të ketë pak a shumë këtë model:

    “për kë votove kësaj radhe”?

    “ça asht kjo pytje, un si shkodran i djathtë votoj dhe do votoj derisa të vdes për Partinë Demokratike!”

    “po, si mundesh me ken kaq i bindun?”

    “po pse, si thu ti, me votu kta për komunistat e klyshat e tyne të pamoralshëm e të degjenurum, a?”

    “po kush janë komunistat dhe klyshat e tyne të pamoralshëm e të degjenerum?”

    “kto socialistat, pra!”

    “po kto janë socialista, jo komunista!”

    “mos ia fut kot, kto kan ken dhe vazhdojne me ken pjesë e nomenklaturës së kuqe dhe nuk munden me u transformu në demokratë!”

    “po edhe Berisha, pjesë e nomenklaturës së kuqe ka ken!”

    “ndoshta, por i ka luftu dhe i ka rrëzu në 1990”

    “po pse beson ti, që Kastriot Islami asht transformu në demokrat, kurse ish-komunistave të dikurshëm nuk ua pranon mundësinë e transformimit në socialistë? Mandej, Edi Rama as nuk ka ken e as nuk asht komunist”!

    “çfarë Edi Rame, mor, ai bëthq…, a e shef me çfar kriminelash rrin në pushtet?”

    “Me kë?”

    “Me Ilir Metën”

    “Po a ndejti edhe Berisha me Ilir Metën në pushtet?”

    Heshtje.

    Siç shihet qartë, ajo që e dallon qartaz një votues shkodran nga pjesa tjetër e Shqipërisë është fakti se shkodrani kërkon ta përkthejë votën politike në atribut të tijin moral. Duke deklaruar votën e djathtë, ai në mënyrë të pavetëdijshme kërkon të vishet me vlerat që lidhen me të djathtën dhe kërkon të shpallet publikisht si mbartës i këtyre vlerave (ndershmëri, besnikëri, respekt etj.). Vota është edhe një akt kulturor. Deri këtu s’ka asnjë problem. Por të zbavit “bishti racional” shkodran, i cili kërkon që të japë njëkohësisht edhe idenë e votuesit racional, i cili ka një arsye të fortë se pse voton të djathtën. Dhe cila është arsyeja? Antikomunizmi tradicional dhe medemek “shthurja morale” që karakterizoka të majtën. Pa provo të përdorësh arsyen dhe t’i kujtosh një shkodrani të flaktë antikomunist se edhe mënyra e tij e sjelljes është 100% komuniste në kuptimin që, edhe komunizmi e vendoste partinë mbi individin dhe partia komuniste e diktatorit Hoxha pikërisht këtë kërkonte prej nesh: të votonim individin thjesht dhe vetëm sepse e kishte propozuar partia. Është e kotë! Pa provo të përdorësh prapë arsyen dhe t’i kujtosh një shkodrani antikomunist të flaktë se edhe dëshira e tij për ta uniformizuar të gjithë qytetin si qytet të djathtë (“bastion i së djathtës”) është po aq komuniste sa dëshira e diktatorit Hoxha për një botë internacionale komuniste. Po aq komuniste sa edhe dëshira e Berishës për një “Shqipëri blu”, po aq komuniste sa edhe dëshira e Ramës për një “Shqipëri mavi”.

    Mesa duket, dëshira e shkodranëve për t’u identifikuar me disa vlera, të cilat arbitrarisht e konvencionalisht besojmë se lidhen me ca ideologji të caktuara, nuk i lejon të shohin një fakt krejt të thjeshtë. Se gjatë këtyre 25 viteve ende nuk është ndarë shapi nga sheqeri, porse vazhdojmë qeverisim e të punojmë të gjithë në një varkë: përndjekës e të përndjekur, persekutorë e viktima, bij persekutorësh e bij viktimash. Janë verbuar kaq fort nga dëshira për t’u paraqitur si qytet mbartës i vlerave të patjetërsueshme të qytetërimit saqë nuk arrijnë ta shohin se në të gjitha institucionet lokale pa përjashtim mielli nuk është ndarë nga krundet. Shkodranët janë të lirë të zgjedhin kë të duan e si të duan e me çfarë të duan. Ama mos të bëhen më qesharakë duke kërkuar t’i japin votës së tyre karakter heroik e opozitar, e të mos shfaqen si shpëtimtarë të vlerave të demokracisë. T’i lënë mënjanë arsyet se pse e kanë votuar PD-në dhe të pranojnë se janë, edhe ata si të gjithë të tjerët, si “qeni emocional dhe bishti i tij racional” i psikologut amerikan Haidt. Janë duke votuar thjesht me “fundin e barkut”. Llambën e kuqe të arsyes nuk e duan. Kanë mbrrit në një pikë që u duket edhe ajo, socialiste!

  5. butrinti says:

    PO I NDERUAR NAZARKO . SHKODRA ESHTE SHKODER–PERFAQESON HISTORIKISHT QYTETERIMIN , KULTUREN DHE NJEHERESH BESEN DHE TRIMERINE E SHQIPTAREVE . ESHTE PA DYSHIM NJE QYTET KU PULSON ZEMRA E GJITH SHQIPTAREVE PA DALLIM TE VENDOSUR ATY , –JUGOR -LINDOR APO VERIOR. SA [PER PUNEN E FEVE E KA THENE VASO PASHA – FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA –

  6. PPSH says:

    Eshte per te habitur se dihet PS eshte Partia e Enverit por te votosh PD eshte krim akoma me i madh dhe Katoliket jane te trashe te mos kuptojne kete?

    1. joel shkodra says:

      Ke te drejte PPSH, katoliket me mire te mos votojne fare. Te gjitha partite jane te mbushura me ish-komuniste apo bijte e nipat e tyre. Duhet te kalojne shume breza qe te shuhet fara e tyre.

  7. The Punisher says:

    Shkodranet jane me maloke se vete maloket. t

    1. besi says:

      enveri bar u ipte rama tash lesh negjmije falas meta ngjal (pa.a) te gjitha keto ne brek xhelili me kokian balili.komunist keni ter partin ruqi,dokle,spartak braho,kristaq spiro kolek rama,gjelil e ilir gjoni,sulo e ditmir bushati,hamit e ilir beqja,muslim,dash e alfred peza,drakulla spartak braho,sasha gjinushi.

  8. loli says:

    Vazhdo Nazarko,u ka Rama qyl ju si vellezer…
    Paguaj nje take home dy…lol

  9. Grand says:

    Shkodra e madhe, endrra e Aleksandr te Madh, te bente KRYEQYTET, mos u fut borxhe. BERISHA DHE BASHA KANE BORXHE PER TE LAR TY SHKODRA, KRENARIA E Shqiptareve!

  10. Eagle says:

    Duket te ta ken sistemu librin e shpis shkodrant tu Punisher suma prandaj vjell vrer. Po futi nje xhiro nga Kavaja e pi pak uj te fresket nga ato cezmet e uleta te qetesohesh edhe ti se duket ke zili motrat e kusherirat… : )

  11. Eagle says:

    Duket te ta ken sistemu librin e shpis shkodrant tu Punisher suma prandaj vjell vrer. Po futi nje xhiro nga Kavaja e pi pak uj te fresket nga ato cezmet e uleta te qetesohesh edhe ti se duket ke zili motrat e kusherirat… : )

  12. aleksander Pali says:

    Shkodra e Shkodranet jane shume ma te thjeshte s e fjalimi I masiperm filozofik . Nder instinkte ne shkodranet besojme çfare lind prej maces gjuen minj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *