Kalimi i Dules në opozitë shqetëson Athinën: Asnjë deputet minoritar në Parlamentin e Shqipërisë për 4 vjet

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Greqia ka dhënë alarmin për sa i përket mospjesëmarrjes së deputetëve minoritarë në Parlamentin e ardhshëm. Këtë gjë e ka bërë me dije gazeta helene “Kathimerini” e cila thekson se minoriteti grek rrezikon të ngelet pa pjesëmarrje aktive në legjislaturën e 9 të Parlamentit shqiptar.

Siç edhe duket në shkrimin e prestigjozes greke, e cila mbështet PBDNJ e Vangjel Dules, partia e vetme që do përfaqësojë me titull minoritarët do të jetë MEGA, e cila sipas saj është një vegël në duart e Edi Ramës.

“Për herë të parë pas përmbysjes së regjimit komunist të Enver Hoxhës, pakica kombëtare greke në Shqipëri rrezikon të mbetet pa përfaqësi parlamentare, duke dhënë kështu sinjalin për të ardhmen e saj të turbullt. Mundësitë për t’u mos zgjedhur deputetë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, po rriten.

Siç lartpërmendëm, nëse kjo frikë vërtetohet, zëri politik i minoritetit do pushojë së dëgjuari në parlamentin shqiptar dhe i mohon të drejtën e ndërhyrjes së organizuar në arenën e politikës qendrore.

Vetëm një nga dy partitë minoritare, MEGA me karakterin e vogël për të mos thënë të paktën në aspektin helenik shkon në zgjedhje. Tjetra, partia historike Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, e cila ka një deputet, kreun e saj Vangjel Dule, ka vendosur së bashku me 50 deputetë të tjerë, shkëputjen e të bërit opozitë në qeverinë e kryeministrit Edi Rama, dhe do abstenojë në votime.

Kështu që mënyra e vetme për të pasur deputet është të fuqizohet kanalizimi i simpatizantëve partizanë, në një kandidat të MEGA-s (në zonën e Vlorës) për ti shërbyer qëllimeve të Edi Ramës në aspektin politik dhe parlamentar”, thuhet në shkrimin e të përditshmes “Kathimerini”.

Në shkrimin e botuar në gazetën e përditshme greke “Kathimerini”, thuhet me alarm se mospasja e asnjë deputeti minoritar në Parlamentin shqiptar, i cili do të mund të ngrejë zërin e minoritetit siç ka ndodhur që prej vitit 1992, do të çonte në fundin e organizatës e minoritarëve grekë “OMONIA”.

Gjithashtu, prestigjiozja greke shkruan se ka kontaktuar me një deputet minoritar në radhët e partive shqiptare, i cili ka theksuar se pasja e deputetëve minoritarë në partitë shqiptare kryesisht në atë të Edi Ramës, varet dhe është në duart e plota të kryesocialistit kryeministër, gjë e cila edhe s’mund të ndodhë.

“Por edhe kjo nuk është aspak e sigurt që do të ndodhë dhe me çfarë konsiderate, duke pasur parasysh që Parlamenti i ri do të jetë ky ose një tjetër problematik, për shkak të mungesës së opozitës së qendrës së djathtë. “Ose do t’i japi një deputet, kryetarin.

Por kjo nuk është e sigurt. Do të varet nga lodrat zgjedhore të Ramës. Por që të zgjidhet me fuqitë e tija nuk ekziston asnjë mundësi”, shprehet për kathimerinin një deputet minoritar që është ndër radhët e partive shqiptare”, thuhet në shkrim.

Gazeta greke nuk ka lënë pa përmendur edhe deputetët aktualë me origjinë minoritare, të cilët me shumë gjasa do të votohen edhe për legjislaturën e ardhme Andrea Marton edhe Vangjel Tavon, ajo thotë se këta preferojnë më mirë të ndjekin vijën e partisë së tyre akoma edhe nëse bëhet fjalë në probleme dhe diskutime që i përkasin minoritetit grek.

“Si deputetë të sigurt minoritarë në partitë shqiptare duhet të cilësohen, Andrea Marto nga Partia Socialiste dhe Vangjel Tavo nga LSI, të cilët me siguri preferojnë më mirë të ndjekin vijën e partisë së tyre akoma edhe nëse bëhet fjalë në probleme dhe diskutime që i përkasin minoritetit grek”, përfundon gazeta greke.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në “Kalimi i Dules në opozitë shqetëson Athinën: Asnjë deputet minoritar në Parlamentin e Shqipërisë për 4 vjet”

  1. Shkodrani i vjeter says:

    Ca minoritet ka** thoni ju more dhe ata pak qe ishin moren torbat e iken

  2. krysho ludovik says:

    shikojini fytyrat tamam race arjane

  3. xxxx says:

    Ne p…te semes shkofshi kujt po i rruhet per ju turma jevgjite qe me mbani veten dhe per “helene” hahahahahs kokrra debilesh ju bashke me kete gazetare qe shkruan “gazeta helene” edhe ky me debil se puna juaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *