Llafazani Trump

17 Maj 2017, 10:53Bota TEMA

Nga Miodrag Soric

Këshilltarët dhe shtabi i tij dolën përpara dhe u munduan ta mbrojnë shefin e tyre: jo, me siguri që ai nuk kishte nxjerrë sekrete në bisedë me ministrin e Jashtëm rus Lavrov. Dhe paraqitja e gazetës Washington Post është e gabuar për faktin se tema në fjalë nuk ishte diskutuar.

Po tani? Të gjithë u demaskuan si gënjeshtarë! Sepse Donald Trumpi u deklarua vetë – e ku tjetër – përmes twitterit – dhe i konfirmoi në thelb kritikat: pikërisht përfaqësuesve të qeverisë ruse ai u ka përcjellë informacione konfidenciale, të cilat qenë klasifikuar shprehimisht si jo të transmetueshme në drejtim të Rusisë. Kështu ai e vë në pikëpyetje bashkëpunimin shumëvjeçar të shërbimeve të fshehta.

Mosbesimi ndaj Trumpit rritet

Edhe kur Trumpi përpiqet të justifikohet me motive humanitare – atij i kishte interesuar shtimi i sigurisë në transportin ajror – i gjithë diskutimi e dëmton në mënyrë të konsiderueshme Presidentin e SHBA: nuk të del nga mendja dyshimi se ai bashkëpunon në mënyrë të fshehtë me Kremlinin, fillimisht në fushatën elektorale dhe tani në Shtëpinë e Bardhë.

Njëra nga pasojat do të jetë që Trumpi do ta ketë edhe më të vështirë që të gjejë një pasardhës për drejtorin e posapushuar të FBI, James Comey. Sepse miq dhe kundërshtarë e vështrojnë me mosbesim edhe më të madh këtë President. Dhe shefin e ri të FBI-së, të cilin Trumpi nuk e ka zgjedhur ende, duhet ta konfirmojë në post edhe Senati.

Një pasojë tjetër mund të ishte: aleatët e Amerikës do të tregohen të rezervuar me përcjelljen e informacioneve të shërbimeve të fshehta te Uashingtoni. Kush e di se çfarë mund të nxjerrë ky President akoma? Përcjellja e njohurive të shërbimeve të fshehta mund ta rrezikojë në mënyrë të konsiderueshme sigurinë e Amerikës. Dhe ngjall mosbesim te aleatët.

Edhe vetë në SHBA ndihet ndërkohë një skepticizëm në rritje: presidenti – një 70-vjeçar që sillet si fëmi; një burrë, që ka nën kontroll kaq pak, i cili paguan gjithmonë çmimin e snobizmit dhe të manisë për ta pëlqyer.

Rrezik sigurie gjithmonë e më i madh

Një president që i përcjell informacione konfidenciale një qeverie kundërshtare – për të shitur mend, për t’u bërë i rëndësishëm, për të tërhequr vëmendjen. Një president që edhe mburret publikisht me këtë mënyrë veprimi duke ia marrë fytyrën shtabit të të gjithë bashkëpunëtorëve të tij.

Gabimet e Trumpit zgjojnë frikërat më të këqia te deputetët e Kongresit. Demokratët e konsiderojnë këtë President një rrezik sigurie. Republikanët kundërshtojnë me zë gjithnjë e më të ulët, por edhe pyesin: çfarë mund të bëjmë? Largimi i tij prej postit mund të zgjasë shumë. Për momentin e tanishëm, përfundimi do të ishte tepër i pasigurtë. Prandaj republikanët qëndrojnë të bllokuar në një paralizë shoku, hë për hë nuk bëjnë asgjë. Deri në skandalin tjetër. Shumë kohë deri atëherë nuk do të kalojë me këtë president.

2 komente në “Llafazani Trump”

  1. qamo says:

    Lëpirës dhe qen rrugësh, gati për kocka, ka kudo…, në Shqipëri më shumë…!

  2. shushica says:

    Ky Soriç e trajton çeshtjen sipas pikpamjes tradicionale….Por Trump dhe lobi industrial financiar qe qendron pas tij nuk duan me te jene tradicionale….Natyrisht ka shume amerikane qe e konsiderojne Rusine njesoj si ish BS .Ketu qendron paragjykimi i tyre ..Rusia nuk eshte me ish BS ,pra nuk eshte kundershtari politik dhe ideologjik i SHBA….Kete rol ,por ne forma shume me te sofistikuar e ka marre Kina…Rusia ne thelb ,pavaresisht nga ndryshimet ne pamje te jashteme ,eshte e njejte me SHBA dhe perendimin .Dhe Trump dhe nje pjese e lidershipit amerikan nuk e shikon me Rusine si kundershtare absolute .Praktikisht Trump mendon se nga pikpamja ekonomike Rusia nuk eshte nje konkurent ,dhe Trump eshte zgjedhur president ne radhe te pare si biznesmen dhe jo si politikan tradicional .Por ne pikpamjen gjeostrategjike Rusia eshte nje konkurent ,jo kundershtar sipas Trumpit .Dhe ai mendon se me nje shtet qe ka siperfaqen me te madhe dhe rezervat gjigande te lendeve te para ,nje shtet qe ne fushen e teknologjise ushtarake ,ne arsenalin termoberthamor dhe ne hapsire eshte konkurent i forte ,rruga me e mire jane marredheniet dhe bashkepunimi dhe jo konfrontimi …Pra Trump mendon ndryshe…Natyrisht nuk ka garancite e nje politikani karriere ,por sistemi amerikan funksionon ne menyre komplekse ,me rregulla te forta ,keshtu qe nuk mund te lejoje rreshqitje te rrezikeshme .Keshtu ,ndryshe nga retorika elektorale ,ai korigjoi qendrimin ndaj Kines,sepse thjesht per aresye ekonomike eshte i detyruar te bashkepunoje ..Aq me teper qe Kina po nderton nje sistem marredheniesh nderkombetare krejt te ndryshme nga SHBA…BE…dhe Rusia…nje sistem qe bazohet jo ne konfrontim por ne bashkepunim ekonomik ,pa nderhyrje ne punet e brendeshme …Ky qendrim i Kines perkrahet nga shumica e vendeve te botes ,sidomos vendet e varfera qe synojne te dalin nga mizerja me ndihmen e kapitaleve te medha kineze.Dhe eshte ky ndikim i suft power te Kines qe eshqeteson me shume Trumpin …Ne kete kuader ai po kerkon te arrije dicka te dukeshme ne luften kunder terrorizmit ,dhe natyrisht ne kete kuader ai flet me ruset jo vetem per principe ,por edhe per hapa konkrete..Çrendesi ka nga i merr te dhenat ,,ne fund te fundit shtet islamik nun eshte ne superfuqi ,por eshte nje gangrene e rrezikesme qe duhet zhdukur…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje