Muho Asllani: Gabimet tona që rrëzuan komunizmin. Historia me priftin që takoi Shtrausin dhe mbledhja e pazakontë e Qeverisë...për një dhëmb të Vaçe Zelës

17 Maj 2017, 09:47Politika TEMA

Një nga drejtuesit më të rëndësishëm të shtetit komunist thotë se gabimet më të mëdha janë bërë në ekonomi dhe lidhjet me jashtë. Si e rrëzoi komunizmin parimi i “mbështetjes në forcat tona”. Historia me priftin që takoi Shtrausin dhe mbledhja e pazakontë e Qeverisë…për një dhëmb të Vaçe Zelës

Muho Asllani ishte një ndër 15 anëtarët e Byrosë Politike, kupola reale që qeveriste Shqipërinë në kohën e komunizmit. Por ishte i vetmi që nuk jetonte në Bllok. Duke qenë vazhdimisht njeri i terrenit, ai ka lëvizur në mënyrë të vazhdueshme nëpër rrethe, ku drejtonte komitetet e partisë si sekretar i parë. Por ka qenë një periudhë kur ka punuar si ministër shteti në qeverinë e ish-Kryeministrit Mehmet Shehu, në atë kohë numri 2 i regjimit. Sot, 27 vjet pas rënies së komunizmit, ai ende mendon se regjimi nuk ra për pakënaqësi politike, por për vështirësitë ekonomike. Në një intervistë ekskluzive për “Albanian Free Press”, ai rrëfen se si qeverisej ekonomia shqiptare dhe shtrëngimi i madh i dorës me fondet e shtetit. Dhe një histori e rrallë: mbledhja e Qeverisë për vetëm ca gramë flori që duheshin për të rregulluar një dhëmb të këngëtares së madhe, “Artistes së Popullit”, Vaçe Zela

Ku mendon se keni gabuar gjatë qeverisjes, si parti dhe si qeveri?

Unë isha më i riu në Byronë Politike, por nuk e përjashtoj veten nga përgjegjësia për ato gjëra që kanë ndodhur.

Gabimet më të mëdha mendoj se kanë ndodhur në politikën e jashtme dhe ekonomi. Jemi nisur nga parimet e marksizmit dhe nuk kemi “lëvizur nga istikami”.

Ishte ekonomia që e rrëzoi komunizmin dhe gabimet tona në planifikim dhe lidhjet me jashtë. Jam i bindur se nuk duheshin prishur marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik, aq më tepër me Kinën, por duheshin krijuar lidhje edhe me Perëndimin, sidomos me Turqinë, Italinë, Francën dhe ndonjë vend tjetër.

Ne jemi nisur ne marrëdhëniet ndërkombëtare nga ana parimore dhe filozofike, ndërsa duhet të ishim shumë më të prirur për anën praktike.

Pas prishjes me Bashkimin Sovjetik na u afrua edhe Franca, edhe Turqia, edhe vende të tjera të Perëndimit, por ne nuk lëvizëm. Hrushovi na mbylli rubinetat, por në atë kohë na ndihmoi Kina.

Kina na ndihmoi për të ngritur gjithë ato vepra të mëdha që kemi ndërtuar, na mbushi edhe me armatime moderne, deri edhe me avionë të teknologjisë së fundit, madje edhe MIG-21 apo MIG-29.

Por edhe me Kinën filloi ftohja që kur Shkoi për vizitë Presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara, Niksoni. Edhe në këtë rast morëm për bazë mësimet e marksizmit dhe marrëdhëniet u prishën. Nuk e kuptuam se mungesa e një prakticiteti të tillë po na çonte sërish në mbylljen e rubinetave. Deri në atë periudhë, shqiptarët jetonin relativisht mirë, pastaj erdhi sërish varfëria.

Ju flisni për Perëndimin, por pati një moment kur erdhi shansi me vizitën e Shtrausit…

Kur erdhi Shtrausi, kam qenë Sekretar i parë në Durrës. Shtrausi kishte kryer universitetin teologjik, pra ishte nisur për prift dhe kishte përfunduar në politikë. Më kujtohet se ai kishte patur një shok shkolle, një prift shqiptar që kishte studiuar në të njëjtin fakultet në Gjermani dhe që ishte burgosur në Shqipëri. Shtrausi kërkoi ta takonte këtë shok të vjetër të shkollës. E morëm priftin, e nxorëm nga burgu, e qethëm, e rregulluam, e porositëm se do hante plumbin po të tregonte gjëra që nuk duheshin thënë dhe e çuam në Tiranë, në takim me Shtrausin.

Me bisedimet politike u mor Foto Çami. Nuk e di konkretisht se çfarë u ofrua, pasi këto ishin çështje që diskutoheshin në rreth shumë të ngushtë. Di që ne kërkuam reparacionet e luftës, por ai tha se nuk ishte e mundur, pasi nuk e lejonte Kushtetuta e Gjermanisë. Por u ofrua për ndihma të tjera. U tha se ishte një rast i humbur për kokëfortësinë e palës shqiptare, por unë di që Shtrausi na ndihmoi edhe pasi bisedimet nuk dolën me sukses. Kanë ardhur në Shqipëri disa autokombajna e traktorë me goma të mëdha dhe me kabina me ajër të kondicionuar. Na solli 300 mëshqerra barsë që i vendosëm në Xhafzotaj.

Rasti i Shtrausit ishte vërtet një gabim nga pala shqiptare.

Sërish një gabim teorik apo edhe praktik?

Të dyja bashkë. Teorikisht, mbyllja në vetvete, parimi i bërjes së çdo gjëje me forcat tona, ishte një gabim fatal në ekonomi. Po marr rastin e kombinatit të autotraktorëve apo UMB-së së Durrësit. Ne arritëm të prodhonim traktorë dhe autokombajna, por me çfarë kostoje? Unë jam marrë direkt me këtë çështje në atë kohë. Kostoja e prodhimit të një autokombajne CK3 ishte sa trefishi i çmimit që mund ta blinim nga Polonia. Me koston e një traktori të prodhuar në vend, mund të blinim 2 apo 3 traktorë nga Kina.

Por edhe praktikisht, rastin e Shtrausit duhet ta konsideronim si një mundësi të artë për hapje ekonomike dhe jo të kërkonim vetëm para të thata në dorë, kur ata e kishin të pamundur një gjë të tillë.

Çfarë mund të prodhohej në vend të këtyre makinerive që përmendët më parë?

Kishte plot gjëra që mund të prodhoheshin në vend të tyre. Po marr si shembull pajisje elektroshtëpiake, frigoriferë apo të tjera që mund t’i prodhonim edhe për tregun tonë, edhe për eksport.

Ekonomia nuk mund të funksiononte në këtë mënyrë. Ndoshta për brezin tonë ishte mirë, pasi ishim mësuar me sakrifica, por nuk mund të vazhdonte gjatë.

Shembull tipik i kësaj është ndihma që na erdhi menjëherë nga Turqia dhe Italia, por edhe vende të tjera, menjëherë pas ngjarjeve të dhjetorit ’90. Është një fakt që shumë pak njerëz e dinë, por në vitin 1991, Turqia na ndihmoi jashtëzakonisht. Kryeministri i atëhershëm, Adil Çarçani, shkoi një javë në Turqi dhe, kur u kthye, na raportoi për një mori ndihmash që kishte rënë dakord të na jepte Turqia.

Adil Çarçani ishte zv/Kryeministër në kohën e Mehmet Shehut. Ishte shumë inteligjent dhe shumë i matur. Shpeshherë e frenonte Mehmet Shehun, që kishte një temperament shumë të vrullshëm. I kam njohur të dy në kohën kur kam qenë ministër shteti, pa portofol, në kohën e Mehmetit. Kam punuar dy vjet e gjysmë si ministër. Më pas, Adil Çarçani u emërua Kryeministër, pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut dhe, pas rënies së komunizmit, së bashku me Ramiz Alinë, drejtuan momentet e para të tranzicionit.

A e konsideroni Enver Hoxhën përgjegjës për këto gabime?

Edhe Enver Hoxha ka përgjegjësi për këto, por edhe të gjithë anëtarët e Byrosë Politike. Edhe pse unë u zgjodha në vitin 1981, kur kjo punë kishte marrë fund, prapë duhet të kisha ngritur zërin. Mund të haja burgun, ndoshta edhe plumbin, por duhet të flisja.

Por nuk ishte vetëm kjo. Edhe kur shikoja që kishte mundësi të tjera, shtrëngoja dhëmbët dhe nuk flisja edhe për një arsye të fortë: Atë që unë mund të mendoja, e ndalonte Kushtetuta. Dhe Kushtetutën e kishim vendosur vetë. Mos harroni, se shkelja e Kushtetutës përbënte tradhti të lartë ndaj atdheut.

Po ky izolim ishte zgjedhja jonë apo e imponuar nga të tjerët?

Nuk ishte e studiuar mirë. Ndoshta nuk ishte e imponuar, por u kthye në stil jetese. Mjafton të mendosh çfarë teknologjie përzgjodhëm. Ishte një kohë kur edhe dispensat shkollore i merrnim nga Bashkimi Sovjetik…

Pse ishit kaq të ngurtë në vendimet që merrnit. Ishte më shumë çështje ekonomike apo edhe politike?

Të dyja bashkë, por politika pleksej me ekonominë duke shkaktuar ndonjëherë edhe situata të pabesueshme. Një rast tipik ishte ai i problemit që na lindi me Vaçe Zelën. Sot duket e pabesueshme, por u mblodh Qeveria për të diskutuar për një dhëmb të Vaçe Zelës.

Si ndodhi?

Isha ministër shteti në kohën kur do dilte një grup artistësh për një turne jashtë vendit. Më duket se në Kinë. Vaçe Zelës i ishte prishur dhëmbi dhe nuk e mbaj mend sa gramë flori duheshin për t’i rregulluar dhëmbin, por fare pak ishin. Problemi ishte se kishte rregulla të forta për valutën dhe floririn. E besoni që është mbledhur Qeveria vetëm për një dhëmb të Vaçes? Në atë kohë ishte Qirjako Mihali drejtor i Thesarit të Shtetit. “Nuk e lejon Kushtetuta që të përdoret floriri i shtetit për arsye personale”, thoshte Qirjako Mihali. E mbështeste Mehmet Shehu, kryeministri i kohës. Edhe Manush Myftiu nuk pranonte, ishte shumë strikt. Pas më shumë se një orë diskutimesh, kërkoj leje të flas. “Shoku Mehmet, po pse nuk më thatë të sillja ndonjë napolon flori andej nga Shkodra po na mbani tash një orë me diskutime për vogëlsira?”

Duket për të qeshur, por kjo është e vërteta, aq të shtrënguar e bënim llogarinë në atë kohë.

Ndërsa në çështje të tjera nuk ishim aq të shtrënguar.

Mund të më tregoni një rast?

Meqë folëm për një këngëtare, po tregoj për një tjetër këngëtare. Kur isha Sekretar i Parë në Durrës, më vjen një ditë babai i këngëtares Parashqevi Simaku. Më ankohet se vajzën e tij nuk e linin të dilte në turne jashtë vendit, sikurse dilnin këngëtare të tjera. Mora vesh se Parashqevia kishte ardhur në Durrës në atë kohë, ishte beqare, por kishte marrë një dhomë me qira. Mora vesh gjithashtu se arsyeja e ndalimit për të dalë jashtë ishte se kishte një kushëri të largët të arratisur. I thashë të atit të Parashqevisë të më bënte një kërkesë me shkrim.

Pyeta sekretarin e partisë së Kavajës, në atë kohë ishte Jovan Sokoli. “Jo mor Muho, më thotë, gjëra të vogla janë…tani, ca llafe ka, po kush merret me këto punë”.

I dërgova për këtë çështje një shkresë Ramiz Alisë, i cili i gjykonte këto gjëra pa inat. Ishte tolerant Ramizi, ndërsa Rita Marko ngulte këmbë të mos lejohej te dilte jashtë shtetit. Ramizi dërgoi një shkresë në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe kjo çështje u zgjidh. Kjo pasi, në rastin e Parashqevisë, nuk shkelej ligji, sikundër në rastin e Vaçe Zelës.

Për aksionet e rinisë në atë kohë janë bërë dhjetëra filma e dokumentarë dhe gazetat e kohës shkruanin shpesh. Ishte një mënyrë për të nxitur punën vullnetare, d.m.th. pa pagesë?

Aksionet nuk ishin vetëm çështje ekonomike, por edhe shoqërore. Në ato aksione për të cilat ju keni dëgjuar të flitet, jo vetëm janë kryer vepra shumë të rëndësishme për vendin, jo vetëm janë mobilizuar shumë njerëz, por edhe kemi shpëtuar shumë njerëz.

Nuk po flas për vlerën ekonomike, por po ndalem vetëm në aspektin social. Kishte raste, sidomos në Shkodër, kur familjet kanë qenë shumë të mbyllura. Për të rinjtë e ardhur nga këto familje, sidomos vajzat, aksionet ishin një mënyrë për të jetuar në një liri më të madhe. Por mundoheshim të ishim shumë të kujdesshëm. Në rast se shikonim raste që kishte ndjenja mes të rinjve, ndërhynim pranë familjeve që të lidheshin në martesë, edhe pse familjet mund të ishin kundër. Por kishim edhe nga ato raste që dashuria e të rinjve nuk i bindte familjarët dhe ne mundoheshim që çiftin e ri ta dërgonim në vende të tjera. P.sh. kemi dërguar disa çifte të tilla në Ksamil. Shumica nuk pranuan të ktheheshin më në Shkodër edhe pas vitit 1990. Por kishte edhe raste kur historitë përfundonin keq. Mbaj mend 4-5 të tilla që vajzat kishin mbetur shtatzënë dhe djali nuk donte të martohej. I kemi marrë gjoja për kurse rrobaqepësie, kuzhine apo diçka tjetër dhe i kemi dërguar në Korçë, ku nuk i njihte njeri. Atje kanë lindur, e kemi sistemuar foshnjën në Shtëpinë e Fëmijës dhe pastaj vinte sërish në Shkodër pa e marrë vesh njeri dramën e tyre.

Ne ishim të bindur edhe në rastin e adoleshentëve me prirje kriminale, që puna do t’i sillte në rrugë të mbarë. Në shkollën e vagabondëve, siç quhej atëherë, mësonin zanat dhe ka shumë prej tyre që janë bërë specialistë të shkëlqyer dhe kanë jetuar me ndershmëri.

Intervistoi për Albanian Free Press: Alket Aliu

32 komente në “Muho Asllani: Gabimet tona që rrëzuan komunizmin. Historia me priftin që takoi Shtrausin dhe mbledhja e pazakontë e Qeverisë…për një dhëmb të Vaçe Zelës”

  1. jo-genjeshtres says:

    Nuk e njoh Muhon, por kam patur rastin te njoh nje nga djemte e tij, Adrianin.
    Dua te permend ketu vetem faktin se ne shoqeri ishte djale mjaft i mire dhe korrekt. Kemi qene ne fakultet nje vit ne Tirane dhe kemi bere dhe zborrin bashke. Ishte i cilter ne shoqeri dhe nese i kerkoje dicka te ndihmonte. Kjo tregon per edukaten qe kishte nga prinderit.
    Me kujtohet nje rast kur ne padashur shqyem deren e sekretarit te partise se fakultetit (filologjiku) dhe Adi ishte ne grup me ne. Edhe kur u be mbledhja e rinise per te gjetur fajtorin nuk hapi gojen, por as nuk u beri me dije atyre qe jam i biri i Muhos dhe mos e kruani me mua.

    1. Sekretari says:

      ..padashur shqyem deren e sekretarit te partise:)!! Legjendar:)!!

    2. DYPLLOMSHI says:

      pupupupupu…mos per gjynof…ky thote djali mire. u ka rrit me krimet qe ka bo ijati or mik..nvec me dale te kerkoj ndjese shqiptarve..munohen me i justifiku…o skena per tu bo rob kurre ne shqiptaret..ne na ka mallku perenia

      1. jo-genjeshtres says:

        Ne fillim shkruajta nuk e njoh Muhon!
        Nese i jati ka bere krime pergjigjet ai vete.
        Perseri lufte klasash do bejme?

        Sa per ceshtjen e MIG-29
        First flight: 6 October 1977
        Introduction: July 1982
        Status: In service

    3. Novruz Taip Vishanji says:

      AH MUHO, MUHO

      me gjithe repspektin qe kam per ty, dua te te sqaroj se ca gabime ne kete biçim interviste ke bere si mos me keq !
      Per shembull, MIG-et 29 jane prodhuar pas vitit 2015-te, dhe nuk kish si te dergoheshin nga kinezet si ndihma pas prishjes me BS-ne!
      Ndersa per problemin e ndihmes qe na paskan afruar italianet, francezet, apo amerikanet pas prishjes me BS-ne, eshte mire te lexosh ne Dokumentat e CIA te publikuara pas inçensurimit, del qarte “ndihma” e amrikaneve dhe francezeve qe na paskerkan afruar: kur Instituti i Studimeve Hidrologjike dhe HEC-eve, kerkoi te bliheshin paisje kompjuterike nga Franca, Ambasadori amerikan ne Greqi eshte shprehur; “Ne asnje menyre do te lejojme francezet ti shesin shqiptareve paisje kompjuterike, le ti lejme te kavardisen ne vajin e tyre”! E sa e sa fakte te tjera qe gjenden jo vetem ne kete arkive se fundmi te publikuar.
      Per planifikimin e ekonomise, dhe shtrengesat qe paskerkan bere kerdine ne kohe tende, e di edhe ti vete qe eshte n j genjeshter qe mund te rrezohet, jo vetem me verpat e Enverit dhe te PPSh-se, por edhe nga arkivat e shtetit, dhe ajo qer eshte me e rendesishme nga secili prej nesh qe ka punuar aso kohe deh ka qene i detyruar te plotesoje ne çdo ndermattje apo kooperative, planet e imortit te mallrave, paisjeve, teknologjise, per nje dy dhe pese vitet ne vazhdim.

      Theriti pak memorjes, Muho shkodrani, sepse nuk te lejohwet tani ne pleqeri te lajthitesh per ndonje cope byrek apo gote me raki rrushi qe aq shime te pelqente e si duket te pelqekerka edhe tani !

    4. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

      keta plehra komuniste nuk duhet te shikojne driten e diellit e jo te intervistohen…………….PLEHRAAAAAAAAAAAAAAAAA!

    5. jo genjestres cfar pseodonim te bukur i paska vene,Ateher komenti juaj me temen ska lidhje fare mos je kelyshi i muhos injorant si yt tate qe sdinte me lidh as ushkuret e veta jo qe te te drejtonte nje Durres!sa per te kruajtjen me ty po e kruaj me bythen tende sic e ka kruajtur y tat ne kohen e monizmit ptuuuuuuuuu fare e keqe

  2. lushi says:

    pershendetje ,
    paske ngrene nje luge corbe te prishur diku o shoku Muho.
    Edhe une kam qene antari PPSH,bile ne nje sektor mjaft te veshtire ,por nuk e sho keshtu ate kohe.
    Thua se kemi prodhuar traktore dhe kombajna (dhe kete e deklaron se e di mire!!??),por ja fut kot.
    Prodhuam traktor por nuk arritem te prodhonim kombaje por vetem makina shirese ,qe ne fakt eshte gjysme kombajne sepse me pas do vihej motori i unifikuar 100 kf(kuaj fuqi) ose 136 kW , sistemi i ecjes dhe hidrualika e nevojshme ,gje e cila u eksperimentua dhe po ectwe me sukses por qe e prene ne mes .
    Pikerisht kete motor perdori dhe traktori qe ti po e shan se kishte kosto te larte 2 deri 3 here ate te traktorit kinez,kur Kina kishte dyqind vjet qe kishte industri mekanike dhe ne sa e ndertuam ate.
    Shhhhhhoku Muho ,ti e di mire qe njeriu dallon nga majmuni nga qe prodhon vegla pune,Ne ja aritem qe te shkeputeshim nga majmunet.Sot na kthyet prape ne kopene e majmuneve sepse asgje nuk prodhojme vecse kami marre nje shkop ne dore dhe shkundim frutat ne peme.
    Dallojma gje nga majmunu???
    Lushi

  3. PPSH says:

    Kam respekt per Muhon.Nga karrocjerr u ba politikan i Byrose Politike, nje arritje e mundshme nen Socializmin e suksesshem te PPSH. Bile edhe djali i mbaroi Fakultetin pa ditur se cfare mbaroi.Te jape shpjegime dhe mend Muo eshte nje privilegj qe Socialistet e rilindur duhet te krenohen.

    1. geno says:

      ne koke i ke rene…te lumte…

  4. Pukjan says:

    Mblidheni mendjen e mos flisni budallalleqe,se nuk jemi ne qe kemi ne dore se si te veprojme, jane fuqite e medha qe vendosin deri ne detajet edhe te vogla disa here se si do te jetojme . Koha e ka treguar atehere dhe tani se popujt kane nje mut ne dore, oligarkite e larta finaciaro-politike vendosin se cfare do hame neser,dhe pike.

  5. Larg shume larg... says:

    Lerini more perrallat me Shtrausin, se nuk ishte se nuk donit ju por Shqiperia ishte dominjon i Anglo_Amerikanve me Agjentin e tyre Enver Hoxhen dhe banden e tij te ngushte.

    1. Nemezi says:

      Hahahahaha!

  6. joel shkodra says:

    Do te ishte interesante te thuhej emri i priftit qe takoi Shtrausin. Kjo gje perben nje histori interesante.

    1. . says:

      Mesa di une Janullatus

  7. fñbn says:

    mos merrni mendjet e atyre qe kane masakruar kte popull. ata kurre Nuk do ta pranojne krimin. degjoini, por mos ua vini veshin.

  8. Tim says:

    Mig 29 nuk ka pase kurre as Shqiperia dhe as Kina ne ate kohe. Mig 29 eshte prodhuar 20 vjet pas prishjes me Kinen keshtu qe muhos thuj ul Mushak pak.

  9. Zgalem says:

    Per Muho Asllanin , kam shkruar disa here opinione pozitive dhe nuk jam i penduar . E njof si epror te larte , ne punen time ne baze . E kam takuar disa here . Asnjehere nuk me ka dhene te njohur , nga hera e fundit . Ne te tera pozicionet ka drejtuar bujqesine . Eshte i ditur dhe praktik . Mbi te gjitha eshte krijus , si epror , qe jep urdherin e fundit . Kur vinte ne rreth , kishte studjuar imtesisht situaten dhe kishte projektuar edhe zgjidhje . Me bujqesine ne nivl te larte , jane marre Hysniu , Iliaz Reka , Miti , Maqo e te tjere te ketij kalibri , qe aktualisht nuk kam pse te vras mendjen . Muho ishte mbi ta . Ato qe jane folur , per te si karrocjer e gorrica , jane marrerizira . Ai ishte njeriu me serioz ne pune dhe me krijus . kuptohet ai nuk mund te dilte mbi Eproret e tij dogmatike dhe nuk mund te ndryshonte sistemin . Do te kishte qene fat , ne cdo kohe , qe Shqiperia ta kishte Kryeminister , Muho Asllanin . Eshte drejtus I talentuar . Zgalem –

    1. XheJ eN Bi says:

      Zgalem…
      Po të sqaroj se nuk hiqem antikomunist.E jetuam atë periudhë më shumë naivitet se me realitet.Nga periudha para 90-është vetëm tre sektorë mund të lavdërohen:arsim,shendetësi dhe kulturë.Për sa kohë të jetojnë shqiptarë atë nivel nuk do ta harijnë kurë.
      Tani sa për sektorët e tjerë dhe bujqësia që M.Asllani ishte ekspert dhe ti e lavdëron qen shumë mbrapa me kohën.Të gjithë ata që kanë drejtuar sektorët , përveç atyre të tre që të përmenda ka qënë si barcaleta që qarkullonte në fund të viteve 80.
      “Simoni dhe Pali shkuan te monumenti I Enverit se Simoni I kishte bërë një kërkesë.Kërkesa e Enverit ishte:Skënderbeu kishte ndenjur mbi ka dhe në monument e vum në kal.Unë gjithë kohën në makinë dhe më la në këmbë, të paktën të më bini një kalendar. Kur u afrua Simoni afër ,Enveri I tha
      Unë të kërkova kal , ti më prure gomar.

    2. XheJ eN Bi says:

      Zgalem…
      Po të sqaroj se nuk hiqem antikomunist.E jetuam atë periudhë më shumë naivitet se me realitet.Nga periudha para 90-është vetëm tre sektorë mund të lavdërohen:arsim,shendetësi dhe kulturë.Për sa kohë të jetojnë shqiptarë atë nivel nuk do ta harijnë kurë.
      Tani sa për sektorët e tjerë dhe bujqësia që M.Asllani ishte ekspert dhe ti e lavdëron qen shumë mbrapa me kohën.Të gjithë ata që kanë drejtuar sektorët , përveç atyre të tre që të përmenda ka qënë si barcaleta që qarkullonte në fund të viteve 80.
      “Simoni dhe Pali shkuan te monumenti I Enverit se Simoni I kishte bërë një kërkesë.Kërkesa e Enverit ishte:Skënderbeu kishte ndenjur mbi kal dhe në monument e vum në kal.Unë gjithë kohën në makinë dhe më latë në këmbë, të paktën të më bini një kal. Kur u afrua Simoni afër ,Enveri I tha
      Unë të kërkova kal , ti më prure gomar.
      —nuk e redaktor dhe shoh se ka gabime në të shkruar.

    3. deri ne kerthize says:

      Kur vjen puna te Muho,une ta mbeshtes Zgalem

  10. charlie says:

    Jane nostalgjiket e vjeter te komunizmit. Me kujtihet nje miku im we punonte ne tregti sektetari partise i asaj kohe konsumonte ne ate kohe ne muaj 1 vic dhe ishin bio ne ate kohe ye shndrruar ne dema dhe fuqi sexsiale te perbindeshme,ku fshatari i mjere mette ne ate kohe 7 leje te reja/dite.po sot ke keq vidhet nga gjithkush dh ferre ne kembe nuk i hyn.injoranca,shpirtligesia ka arritir kulmin.fshataret Jane bere me fshatare se ishin per shkak te ligjit famekeq e te tjera e te tjera pa fund.

  11. prisni se skeni pare gje akoma says:

    Tradhetoi dhe shoku moho. Kaq rezistoi.
    Mbeshtetja ne forcat e veta ishte nje kryeveper. Sepse pregatoste inxhinieret e rinj per te ardhmen. Vertet kishte kosto por do permirsohej teknologjia. Ndersa prishjet me bs dhe kines ishin te detyruara.
    Hurshovi kerkonte koken e enverit. Ndersa kinezet i prishen mardheniet.
    Shtrausi ishte mje bllof dhe mashtrim i ramiz alese. Ramizi nen rrogoz kishte planifikuar renien e sistemit dhe shtrausin e solli per show. Asgje pune kontrate. Ramizi punonte prapa shpine te letyre.
    Me perendimin nuk mund te lidheshe se qellimi i tyre ishte spiunazhi dhe permbysja e sistemit.
    Arritjet ishin fantastike ne 40 vjet.
    Te prodhoje anije, autobuza, autokombajna, traktore, tankun e plot te tjera. Hidrocentrale, metalurgjira.
    Ne nje kohe qe vije nga nje vend me i prapambetur ne bote me popullsi analfabete.
    Shoku muho.
    Cfare eshte bere ne keto 30 vjet pas permbysjes me ndihmen e perendimoreve?????
    Sa per gramin e floririt ajo qeverri ishte serioze.
    Tani???
    Ta vodhi te gjithe ilir meta me nanon.
    Shkoi per lesh dhe moho.

  12. Na bashkoj kenga popullore says:

    Muho Asllani ashte i vetmi komunist apo politikan i asaj kohe qe ka qendruar ball hapun dhe realist si ne komunizem po ashtu dhe tash ne demokarci , hallall te kjoft Muho Asllani i vetmi ti qe qendrove taman burr

  13. Pellazgos says:

    Muhameti qe u be Muho,Hitleri qe u be Hito,Sulltana qe u be Tana,Abdullahu qe u be Abdyli etj jane fare e atyre qe na kane vrare,prere,marre pengje nga gjiri i nenave Orthodokse.
    Keta kane akoma nostalgji per Turqine,gjaku nuk behet uje,keta nuk mund te jene nje rrace me ata qe mbajten identitetin dhe u quajten Arvanitas,Arbereshe se akoma duan Turqine.
    Abdullahu apo Abdyli shkoi direkt tek Dum Babai ne 1991 shin!
    Sa shpejt harroet tmerri dhe pushtuesi nga disa!

  14. Mentari says:

    Ky anetar i byrose politike? ky edhe sot akoma vazhdon te genjej shqiptaret duke deklaruar se Kina na dha Ajroplane Mig-29?????? Ore por Mig 29 jane prodhuar per here te pare nga Rusia (Bashkimi sumllastik)me 1985 kurse kina u prish me shqiperine me 1978? I joranca na udhehoqi per 50 vjet dhe injoranca po na udheheq qysh nga 1997-2005 dhe 2013-deri me ditet e sotme.Po te kishim qene me Rusine a nuk do te kishim falimentuar me 1989 ? sepse edhe Rusia (Bashkimi Sovjetik) falimentoj? Mjer shqiperia per alfabetet e Byrose politike ,per gomaret pa samara.

  15. mondi says:

    Mos u merrni me fjale te kota o njerez qe ne cdo sistem dilni e flisni si e eme e zeqos ne maje te thanes.Muho Asllani ishte nje gjetje e Enver Hoxhes,djale nga trevat e veriut i shkolluar per bujqesine , me vullnet per te shkuar perpara dhe i vemendshem per te degjuar dhe nxitur shembullin pozitiv. Kur u caktua ne byrone politike ishte ne moshe relativisht te re krahesuar me ata qe e drejtonin kete dhe nuk hiqnin dore per ti lene ne keto pune me te rnijve dhe ku ka qene i ngarkuar me detyra gjithmone atje ku ka punuar ka lene pune te medha mbreslenese per kohen .Nuk besoj te dale ndonje banore i qytetit Durresit te mos flasi per ate qe kur ai ka qene sekretar i pare atje per aksionin e madh qe e drejtoi ai vete ne hyrje te qytetit perball stacionit trenit ndertoi bllokun e pallateve me kontribut vullnetar qe u strehuan mjaft familje qe edhe sot ato pallate i bejne nder atij qyteti ne hyren e tij nga ish stacioni trenit. Tani eshte stacioni por nuk ka me tren dhe kete se dine shqiptaret pse nuk ka me tren dhe nuk i ben pershtypje dhe merren me lapsusin e mig29 Shqiptaret kujtojne se e ka ngatrruar Muho migun kur tani kemi dhjetra qindra gazetare qe nuk dijne te shkruajne e redaktojne shkrimet e tyre Nga Rep.Popullore e kines ne jemi furnizuar me mig19 dhe mig 21neqofte se keni kurjozitet ta dini mig 29 e pyetni gazetarin se Muho e di mire se cfare furnizimi ka patur ushtria jone ne ate kohe.Sic ka qene Muho i perkushtuar per punen dhe drejtimin e saj me ndergjegje te larte ,nuk gjeni dot nje prej atyre qe kemi 27 vjet pluralizem te jete afer tij per te punuar si ka punuar ai Eshte i vetmi me origjine nga malsite e shkodres transferuar ne Tirane dhe qe jeton ne Durres sipas fjales popullit mos i shiko gunen por veshtroi punen ,puna e tij ne Durres flet vete ,dhe ata qe e kuptojne kete e respektojne kete njeri te mire dhe te cilter.Per keto njerez ka nevoje ky vend.

  16. Nardi says:

    Novruz se paske haberin fare nga avionet mig29 e ka bere fluturimin e pare me 1977

  17. Alban Dardani says:

    — Respekte per keta njerez qe punuan e sakrifikuan me idealin e larte per lulzimit e Shqiperis. E moren nga hici, nga sistemi feudal ,kur Evropa kish shekuj qe e kish kaluar dhe e futen brenda nje kohe te shkurter ne rrugen e zhvillimit e intensiv industrial.
    —Brenda 4 dekadash katerfishuan numurin e popullsis e cila sot, mbas 3 dekadash te te tjera, ka zbritur posht asaj te vitit 90 .
    — Nga 80-90 perqind analfabet , dorzuan vullnetarish nje shtet nga me te arsimuarit ne evrop, me potenciale intelektuale ne te gjitha fuishat. me nje rend te sigurie te larte kudo dhe per kedo, me nje ushtri e mbrojtje qe u dilte zot kufive ne fronte thellesi , e gatshme te sakrifikolhej per m,brojtjen e vendit pellembe per pellemb.
    — Ai sistem deshtoi se fililimisht deshtoi atje ku u lin, p[or edhe prej ideve e praktikave aventurjeresh politik . disa nga te cilat AIi thopt vete.
    xxxxxxxxxxxxxxx
    — PER SAKTESIM. me sa kujtoj A.Carcani nuk ka qene kryeminister ne vitin i991. Vizita ne Turqi eshte bere nga mesi qershorit 1990 , pak dite para ngjarjeve te ambasadave [ 2 korrikut],– RRETH nje jave parta se te nisejne Tuirqi u futen nje grup ne ambasdaden TURKE ne Tirane.
    —= Ka mundesi qe ai grup ne prag te vizites Adilit ne Turqi te kete qene i nxxitur ndofta edhe nga vete sigurimi shtetit , por edhe si teste e nxitje per 2 korrikun . Ai grup u pais shpejt e shpejt me pashaporta, u akomodua tek hotel Tirana , e u la aty pak dite ku nga dritartet e hotelit u tregonin PASHAPORTAT dhe vizat kalimtareve e njerzve kurjoz per te cilet nje e tille ishte enderr.

  18. Plaku Xhuxhumaku says:

    Akoma merreni me pupacet e Enver Hoxhes?

  19. grameno says:

    Une jam nga kosova,por po ju tregoje se MIG-29 se pari here eshte bere fluturimi 6. dhjetor 1977
    vetum per skjarim se ktu paskan dale do te menqur na paskan thene tek vitin 2015 halualahaha

  20. Shkodra123 says:

    Gruaja e tij ka mbledhur shume Napolona FLORI ,Unaza te vjetra ,medalione etj gjera te arta ,gjate qendrimit ne Shkoder.
    Ne shtepi ka pase nje qen te madh race , icili hante rreth 1 kg mish cdo dite ,ne kohen kur populli i shkodres kishte 1 kg ne muaj me tallon.
    Gjate kohes se qendrimit ne shkoder ka bere edhe shume gjera te mira dhe bukura qe jane edhe sot funksionale, si shtervani ne qender te shkodres rruga buze liqenit te shkodres nga ura e bunes deri ne shiroke,pallate te shumta ,rrugen nga teatri deri ne kiras,dhe mbi te gjitha stadiumin e shkodres .
    Ne ate kohe ka dale edhe shprehja MUHO – ndertimi e XHEMAL – ushqimi .(xhemali ka qene sekretari i pare ne shkoder pas largimit te Muhos dhe rregulloi paksa furnizimin me usgqime)
    Djemte i madhi Ardijani ka qene ne fakultetin e gjeografise ne shkoder deri ne 89 dhe me pas i transferuar ne Tirane pergjithsisht djale i mire.
    dhe i dyti ka kene per Pike te Pikes – si i thojne ne shkoder

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje