Përse Lulzim Basha pranon tani paketën McAllister?

17 Maj 2017, 21:37Politika TEMA

Nga Endri Xhafo

 

Faktet publike që dimë janë këto:

1) Basha iu kundërvu fillimisht ambasadorëve të SHBA, BE, OSBE dhe të Gjermanisë në Shqipëri;

2) Basha iu kundërvu më pas vetë ministrit të jashtëm gjerman, social-demokratit Sigmar Gabriel, – social-demokratët e majtë janë në koalicion qeverisës me kristian-demokratët e djathtë në Gjermani, – duke e detyruar ministrin Gabriel që të dalë të nesërmen në DW për të theksuar se ai, ministri i jashtëm i Gjermanisë, kishte folur në Tiranë në emër të qeverisë federale gjermane;

3) Basha iu kundërvu partisë-mëmë europiane PPE dhe aleatit Joseph Daul, president i PPE në kongresin e partisë në Maltë, por edhe në ditët në vijim, duke argumentuar se aleatët ishin të keqinformuar për situatën;

4) Basha refuzoi ofertën shumë të mirë të David McAllister, gjerman i partisë CDU të kancelares Merkel dhe kryetar i komisionit të politikës së jashtme të PE-së;

5) Basha la në heshtje letrën publike të komisionerit Hahn, pra Basha rrjedhimisht refuzoi vetë Komisionin europian, organ ekzekutiv dhe zbatues politikash i BE-së;

6) Basha bëri një vizitë në SHBA, të ndërmjetësuar me gjasë nga Fatmir Mediu, ku takoi disa republikanë, që i mundësuan Bashës atë intervistë me nota triumfale për portalin konservator Breitbart, në të cilën Basha e shpalli veten kundërshtar të flaktë të miliarderit të majtë George Soros, të cilin ai, në Tiranë, nuk hezitoi madje ta quajë “mafioz”; ai, që në fakt kishte marrë pjesë jo në konventën e republikanëve ku u konsakrua kandidati zyrtar presidenti i ardhshëm i SHBA Donald Trump, por në konventën e demokratëve, ku dilte në kamera i buzëqeshur në krah të Pandi Majkos dhe Olta Xhaçkës;

7) Zëvendës-Ndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit Hoyt Brian Yee deklaroi në Tiranë se nëse zgjedhjet legjitimohen nga OSBE/ODIHR, BE dhe SHBA, atëhere edhe autoritetet në Washington do t’i njohin ato;

8) Basha pranoi ofertën McAllister vetëm pas kësaj vizite në Tiranë të Hoyt Brian Yee, një diplomat i erës sorosiane në Departamentin amerikan të Shtetit.

Këto pra janë faktet publike që dimë!

Ato që nuk dimë janë detajet e bisedave, që do të na zbulonin të vërtetën. Por besoj se mjaftojnë këto që dimë, për të arritur në një përfundim jo faktik, por analitik. Si konkluzion:

Basha injoroi çdo mesazh europian, por edhe të ambasadës amerikane në Tiranë, përsa kohë mendoi se kishte një mbështetje të fuqishme nga disa elementë konservatorë të Partisë republikane, me shpresë se ata do të ndikonin me qëndrimin e tyre në vendimarrjen e Shtëpisë së Bardhë për Shqipërinë (a nuk i ishte kundërvënë me sukses Berisha dy ambasadorëve të fundit amerikanë, Withers dhe Arvizu, për shkak të mbështetjes që gëzonte pranë disa lobeve të fuqishme në Washington)? Por në SHBA, ku politika e jashtme vërtet mund të rezultojë sektoriale, madje në kompeticion mes agjencive të ndryshme si Departamenti amerikan i Shtetit, Pentagoni apo Këshilli i Sigurisë Kombëtare, e ndikuar kjo edhe nga lobe të ndryshme, e ku për këto arsye rolin e arbitrit detyrohet ta luajë shpesh Presidenti, duket se (për momentin?) Shqipëria nuk mund të jetë “domain” i Shtëpisë së Bardhë por vetëm i i Zyrës për çështjet europiane dhe euroaziatike në Nënsekretariatin për Çështjet Politike të Departamentit amerikan të Shtetit. Pse? Sepse:

1) Ose Shqipëria është shumë e vogël për të zënë vend në axhendën e një presidenti të mbytur nga politika e brendshme, të përfshirë edhe në një vorbull akuzash për skandale që hedhin hije dyshimi mbi vetë sigurinë kombëtarë të Shteteve të Bashkuara, aq sa kritikët kanë përmendur procedurën e “impeachment”;

2) Ose sepse kauza e bojkotit të zgjedhjeve është formalisht e pambrojtshme nga një demokraci që në thelb ka pikërisht zgjedhjet, qoftë edhe kur zgjedhjet e asaj vetë mund të njollosen tek-tuk me parregullsi që mund të ndikojnë deri në mënyrë spektakolare në rezultat, si psh. në fitoren e Cennedy kundër Nixon apo të Bush kundër Al Gore;

3) Ose sepse të huajt e kanë të vështirë të rrokin problematikën deri në absurd të tjetërsimit të votës në Shqipëri;

4) Ose sepse ka nga pak nga të treja këto.

Por vizita e Hoyt Brian Yee i bëri të qartë Bashës se ai nuk ka asnjë mbështetje në SHBA për rrugën e tij të bojkotit! Nga bojkoti, i vetmi i humbur do të ishte ai vetë, Lulzim Basha si individ!

Në vitin 1996, kur Sali Berisha ishte prishur me administratën amerikane për çështjen e pesë minoritarëve të arrestuar, presidentin e Shqipërisë erdhën dhe e vizituan me jaht në Vlorë vetë ish-presidenti Georges H.Bush dhe ish-shefi i shtabit të përgjithshëm që kishte bërë luftën e parë të Gjirit, gjenerali Colin Powell. Se çfarë biseduan, kjo nuk u mësua kurrë publikisht. Por koha tregoi se Berisha qëndroi i palëkundur në qëndrimin e tij dhe miqtë e Berishës në Washington nuk mundën ta evitonin largimin e tij nga pushteti një vit më vonë.

Sot faktori ndërkombëtar, përfshi Shtetet e Bashkuara, u investua se nuk mund të pranojë një destabilitet politik kaq të madh në një vend anëtar të NATO-s, që mund të çojë në një paralizë institucionale si në Maqedoni. Atëherë kur sheh se PD duket se e ka ndarë mendjen të mos hyjë në zgjedhje, çfarë bën? Bën 2 gjëra:

1) Negocion, për rastin më të mirë.

2) Fillon defaktorizimin, për rastin më të keq. Si? Duke thënë që kush nuk do që të marrë pjesë, është i lirë ta bëjë, por zgjedhjet do të njihen si legjitime nga faktori ndërkombëtar.

Ndaj Basha pranon tani paketën McAllister, edhe pse kjo paketë nuk përfshin qeverinë teknike, kushti deri sot i patjetërsueshëm i demokratëve për të hyrë në zgjedhje.

Marre nga https://www.facebook.com/EXHAFO?hc_ref=NEWSFEED&fref=nf

11 komente në “Përse Lulzim Basha pranon tani paketën McAllister?”

  1. Kris says:

    Nuk ja vlen te diskutohet Basha! Kush i leviz fijet lart ne skene ne teatrin e fmijeve me buratinot? Eshte Sala arniku me i madh i shqiptareve! Pse dikutohet Basha,opozita! Kush jane keta qe kane futur kthetrat ne fyt Shqiperise! Le te mos marrin pjese ne zgjedhje! Tani eshte shume vone! Le te shkrihen si PD! Kush e vret mendjen per disa hajdute genjeshtare kriminele, qe disa prej tyre do te behen neser deputetete dhe do te nisin kete histori nga e para! PD dhe Berishes ju mbaroi karburanti! Le t’i heqim nga skena politke pergjithmone!

    1. vk says:

      mos beni shume analiza nderkombetare se kot me u lodh, ky budallai Luli hodhi nje gure ne lume (per arsye thjesht te brendshme, per tu FAKTORIZUAR brenda kazanit te brendshem te PD)…….dhe njeqind te zgjuar e te huaj duke u perpjekur te zgjidhnin nje lemsh qe ne thelb ka qene fare banal per taktika te vogla ELEKTORALE!!! ne fund te fundit Luli & Berisha arriten vetem ti vinin ca kushte KOTI (sa per sy e faqe, me demek garanci per zgjedhjet)…..vetem e vetem per te thene qe jemi EDHE NE ketu!!!

    2. PPSH says:

      Ti Kris tingellon i zhgenjyer. Ashtu eshte ne te vertete. Edi Rama vazhdon te humbi para presionit Lu Lu dhe Basha dhe EdRama humb perseri.

      Ju tregova o njerez te mire qe USA vrau dy zogj me insistimin per planin Mc Allistar dhe shpetimin e Lulzim Bashes nga turpi dhe fundi i PD se. USA gjithmone kane perkrahur PDne sa do kriminela e bandita jane ata.

      Heshtja e kinezit Arvzi-LUlu nuk ju ben pershtypje apo u mjaftuat I me ca Deklarata boshe per gjoja kriminelet e Parlamentit.

      A nuk ju thashe, ne oren e fundit Rama do humbase dhe Lulzim Basha do dali nga cadra per zgjedhje.

      To gezoni Edscibarin E Facebukut.

  2. Besniku says:

    Bush dhe Powell kane ardhur ne vlore apostafat per te takuar mostren, tradhetarin dhe kriminelin e popullit shqiptar !!!!!??????
    Thoni qe eshte nje genjeshter gazetarie!!!!
    Ndryshe……. Amerika nuk eshte Demokracia e kulluar ,nga e cila duhet te edukohemi e ta kemi shembull.

    1. Peco says:

      Besniku! Nuk di moshen tuaj dhe sidomos shkallen e informimit tuaj politik, por me ate qe thua tregon qe nuk ke piken e informimit. Aaaa, nese ironizon me ate qe thua, puna ndryshon. Por si formulim ironic, duhet thene qe eshte formuluar keq. Autori shkruan asht sic duhet shkruar, paraqet fakte dhe nuk bene poezi, sic shkruajne zakonisht menderanalistet tane te rendesishem.

    2. arturi says:

      Ishin me pushime ne Greqi. Erdhen ne Vlore per te pare Salih menxyren me … rroba banjo prej leshi. ?

  3. demo says:

    Nese nuk leviz 18 qershori,partia demok. humb zgjedhjet ,mer 20% dhe shkrihet fare si parti.Zgjedhjet e tjera nuk do ta kemi neper kembe.

  4. Fieri says:

    Sot jemi te gezuar se marrim pjese ne hidherimin tuaj per vdekjen e republikes se re. Po e quajme vdekje pertu bere qefin,po ne fakte “Republika e re ” u deshtua nga ata qe e ngjirizen! Baban nuk e kemi pare fare keto dite,pasi eshte mbyllur nga turpi. Te rrosh vet ,o baba!

  5. MOKO says:

    Mos flisni e shkruani kot.A mos u mor garanci,per pasurite e kesaj klase politike? A mund te kete tallje,me te madhe nga kjo poshtersi ndaj shqiptareve? Votoni o popull zvaranik.Nje komentues mbreme deklaroi: JANE DY MAREVESHJE,NJERA QE DO BEHET PUBLIKE,DHE NJE TJETER E FSHEHTE,KU PAZARET E SAJ DO DALIN PAS 50 VJETEVE.

  6. Fatmir Lohja says:

    Mos beni pyetje pse Basha veproi keshtu e ashtu.Drejtohuni gjyshit per keto pyetje.

  7. Lennard says:

    Ka qene nje fare Atasheu ushtarak ne Ambasaden shqiptare ne Ankara.Kur fitonte PD ,Ai shkonte takonte studentet ushtarake dhe bertiste URRA FITUAM!!!,po dhe kur fitonte PS ,perseri i njejti AVAZ-Ai bertiste URRA FITUAM .Keshtu po e ben dhe Lul-Shkerdhata :URRA FITUAM.Po ne fakt do te nenshkruaj fundin e Tij dhe te Ustait te tij antishqiptar.I doli fjala Z.Spartak Ngjela:Sali Ziu nuk e ha dot me SHBA prandaj hiqu menjane!!!!.Vetingut nuk i shpeton dot asnje .Te gjithe politikane dhe gjyqtare do te skanohen nga nderkombetaret.Po u vjen fundi Vrasesve,hajduteve,Tradhetareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje