Rama: I jam lutur Bashës, më shumë se Romeo, Zhulietës. Ai më thoshte “hajde takohemi dhe më sill dorëheqjen…!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat dhe as ironitë teksa komentoi situatën politike dhe përpjekjet e dështuara për dialog deri tani me opozitën.

Ai pohoi se i ishte lutur prej kaq kohësh kreut të PD-së, Lulzim Basha, aq sa dhe Romeo i Shekspirit nuk i ishte lutur Zhulietës.

Ne jemi në fazë të një krize të krijuar artificialisht.

PD është parti e madhe, alternativë pushteti, por zgjodhi të mbyllej në një çadër.

Përpjekjet tona për të siguruar garancinë e PD kanë qenë si asnjëherë më parë.

Ne kërkuam një të drejtë kushtetuese të opozitës në parlament dhe gjithë ajo betejë përfundoi me shkrimin e një neni në ligjin zgjedhor, që nuk ndryshon.

Ishte një fitore e rëndësishme, por minimale në raport me gjithë atë përpjekje.

Nuk kemi parë ndonjëherë ndonjë qeveri që ti thonë opozitës që shkruani ca të doni dhe t’i lutesh kryetarit të opozitës, ‘hajt takohemi, hajt takohemi’, aq sa dhe Romeo si lutej Zhulietës.

Ai do që të takohemi duke thënë: Hajde takohemi dhe me sill dorëheqje.

Ka dhe nga ata që thoshin: ‘Ore pse u lutesh’. Dhe unë u thosha: “Po ne s’jemi si ata, por jemi ndryshe”, tha Rama.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Rama: I jam lutur Bashës, më shumë se Romeo, Zhulietës. Ai më thoshte “hajde takohemi dhe më sill dorëheqjen…!”

  1. boom says:

    Kur ben si thone ata atehere je si ata Z.Rama. Po i fal Sali Karadzicit pushtetin ne tavoline.

  2. Pluralizmi Politik Shqiptar = Banda Politike që gllabërojnë Shqipërinë dhe luajnë në kurriz të shqiptarëve Teatër !!! says:

    Zhulietë, Bëj moj çfarë të kërkon dashnori yt i përgjëruar Romeo,
    dhe pastaj që të dy sëbashku me Bandat tuaja politike,
    ZHDUKUNI NGA SKENA POLITIKE SHQIPTARE !

Lini një Përgjigje te Pluralizmi Politik Shqiptar = Banda Politike që gllabërojnë Shqipërinë dhe luajnë në kurriz të shqiptarëve Teatër !!! Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *