Rama: Nuk kemi çfarë negociojmë më me PD-në, nesër hapim zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 18 qershorit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryeministri Rama ka deklaruar nga Elbasani, se Partia Socialiste nesër hap zyrtarisht fushatën në Tiranë, për zgjedhjet e 18 qershorit.

Më vjen mirë që rrugëtimin tonë në zgjedhjet e 18 qershorit e hapim këtu, në Elbasan me gratë”, tha Rama.

Jemi ne fazen permbyllese te nje krize sot. Neser hapim zyrtarisht fushaten”, tha Rama, i cili është i vendosur për zhvillimin e zgjedhjeve në datën e caktuar.

Kryeministri u shpreh se janë treguar të duruar më opozitën, duke lëshuar aq shumë, sa nuk do ta bënte asnjë qeveri tjetër në botë.

Nuk ka asnje qeveri ne bote qe t’i leshoje kaq shume opozites.

Erdhi puna qe ne u terhoqem nga zgjedhjet ne Kavaje, sepse donim t’i jepnim nje shans real PD-se, qe te kthehej ne rrugen e duhur.

E thame shume qarte se terheqja nga Kavaja nuk ishte prova se ne kemi frike.

Ishte prova se ne na dhimbsej edhe vendi, edhe qetesia e njerezve edhe mbarevajtja e procesit demokratik.

Tani jemi ne oret e fundit dhe ata vazhdojne lojen.

Tani jane dakord per ato qe nuk ishin dakord ne ate kohe kur duhet te ishin.

Po mire me falni, cfare eshte Shqiperia, oborr kopshti per te ndjekur femijen grindavec?!”, tha Rama.

Rama sqaroi edhe se pse nuk shtyhen zgjedhjet.

“Kjo puna e zgjedhjeve eshte si ajo e provimit.

Nuk mund te paraqitesh ne provim kur do ti. Ka nje date.

Nese s’do te shkosh atehere eshte e drejta jote”, tha Rama.

Lidhur me negociatat, Rama tha:

Ajo qe eshte zhvilluar nuk eshte nje negociate. Une e kam thene kur kam dale nga takimi i fundit me presidentin, se per mua çeshtja eshte mbyllur.

Ne u terhoqem nga Kavaja, ata e kishin mendjen te benin urra per fitoren dhe nuk reflektuan.

Ne i leshuam te gjitha, ata nuk pranuan. Keshtu ne s’kemi me çfare negociojme”, tha Rama.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Rama: Nuk kemi çfarë negociojmë më me PD-në, nesër hapim zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 18 qershorit”

  1. kombi says:

    Lojrat e Berishes jane vetem per te fituar kohe.Ai pret te behen zgjedhjet ne Gjermani ne Shtatori, shpreson dhe uron,qe Merkel te humbi dhe Berisha te fitoje dhe mos te kete me BE, KESHTU PRITEN DHE PER FRANCEN POR I SHKOJ HUQ, DHE ME MERKELIN PERSERI HUQ DO TI SHKOJ. SHQIPERIA DHE BALLKANI SHUME SHPEJT DO TE JENE NE BE.
    TE FALA BAFTJARIT SALI !!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *