Rrëfimi i ministres së Kulturës: Çfarë më tha im atë kur mora ftesën e Ramës për t’iu bashkuar PS-së

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, rrëfen për herë të parë rrugëtimin e saj në botën politike, e cila nga jashtë shpesh shihet e vrazhdë, plot kurthe dhe mbushur në shumë raste me zhgënjime. Që në metrat e parë Kumbaro tregon se paralajmërimin më serioz e ka marrë nga babai i saj, i cili në momentin që mësoi për ftesën e Edi Ramës për t’iu bashkuar PS për ndërtimin e një Shqipërie të rilindur i tha: “Mos shko”!

“Politika është e pabesë, e vështirë, do të të njollosë.”, ishin argumentat e babait të Kumbaros.

Por ministrja Kumbaro, rrëfen se ndonse gjithmonë e ka gjetur ujdinë me babain e saj, këtë rradhë nuk mundi ta gjej.

“Unë vendosa të kaloj rubikonin dhe të futem në politikë duke marrë përsipër detyrën e ministrit të kulturës. Ai mbeti i pezmatuar, i trishtuar, plot ankth duke ndjekur çdo ditë mediat dhe titujt e gazetave që kur një grua del në mejdan të politikës nuk ta kursen baltën dhe fyerjen, dhe, si për të refuzuar përjetësisht këtë spektakël banal, ku nuk mund ta shihte të bijën të ndotej, vendosi ta ndalte jetën pak javë pasi unë e “zhgënjeva,” duke mos i shkuar per fije deshires se tij, por më parë më la amanet Gjirokastrën. Ndërkohë unë, pas 25 vitesh kur politika jo rrallë më kishte zhgënjyer, kur politikanë, gjithëfarë, nuk më frymëzonin më, për të parën herë pashë një dritë dhe një energji të re, një vullnet se mund të kalojmë më në fund nga tranzicioni në zhvillimin e qendrueshëm dhe modern”, u shpreh Kumbaro gjatë prezantimit të saj si kandidate për deputete në qarkun e Gjirokastrës.

Përpara qytetarëve të qytetit të gurtë kandidatja e PS për deputete nënvizoi se ka qenë politike zgjedhja kur vendosi të rris fëmijët e saj në këtë vend, që ata të mësonin gjuhën dhe kulturën e vendit, si themel të palëkundur të identitetit dhe personalitetit të tyre.

“Që ata të lidheshin fort me gjyshin libohovit dhe gjyshen gjirokastrite. Që kur të rriteshin e të bëheshin qytetarë të botës, gjuhët e së cilës do të mësonin, të mos harronin se themelin e kanë të patundur në rrënjët e kulturës kombëtare dhe se vetem ato rrënjë do t’u jepnin lirinë të fluturonin. Kam qenë politike kur iu përkushtova botës akademike dhe për 30 vjet rresht u rrita vetë në Universitet dhe rrita 30 breza studentësh që më bëjnë të lumtur sot kur i gjej në nivelet më të larta të biznesit, shkencës, artit, në botë dhe në Shqipëri, por edhe në personalitete të spikatur të politikës e medias. Kam qenë politike kur me profesionin tim jam gjendur e kam asistuar momentet kyçe të historisë së Shqipërisë e të Ballkanit të këtyre 25 viteve të fundit çka më mesoi se Ballkani, Shqiperia e Gjirokastra qe duam kane vete nje rruge zhvillimi atë të kultures dhe integrimit europian” nënvizoi Kumbaro.

Ajo shprehet se ka kritikuar fort e sulmuar me shpirt çdo ngjarje a fenomen që i rrinte ngushtë vizionit që ajo ka për Shqipërinë që do, si dhe me zemër, mendje dhe me ide, ka kontribuar sado pak në politikat e zhvillimit të Qytetit të Edi Ramës dhe në programet e Partisë Socialiste.

“Qenie politike nuk të bën karrigia ku rri, e ca me pak karrigia qe blen apo uzurpon a thua se ne karrige ke lindur!  Qenia politike buron nga ndërgjegjia që ke për vendin, shtetin e se drejtës, nga të qenit qytetar në mendim në Republikën ku jetojmë. Për 4 vjet Partia Socialiste më dha mundësinë e jashtëzakonshme që mendimin dhe qenien politike individuale ta kthej në aksion zhvillimi, publik, ta kthej në punë per njerezit. Partia Socialiste më hapi derën që të bëhem pjesë e një skuadre që mendon, punon, projekton, sfidon, ndërton dhe hap një vision jo vetëm për ca, por për Qytetin, jo vetëm për sot por për ardhmërinë, jo për tarafet e së shkuarës, por për Shqipërinë e gjeneratës tjetër”, theksoi KLumbaro në fjalën e saj përpara qytetarëve gjirokastrit dhe qyteteve të tjera të qarkut të Gjirokastrës.

Numëri një i kulturës shqiptare ka bërë edhe bilancin e 4 viteve në klrye të këtij dikasteri ku ka nxjerrë në pah ndërtimin e 4 muzeve, hapjen e 4 kantjereve të teatrove, rilindjen e qendrave të trashëgimisë kulturore që nga Korça në Dhërmi, nga Kruja në Gjirokastër, ku u hapëm shumë kantiere të tjerë nga Përmeti në Theth, ku bashkë me artistët i treguam botës pasaportën tonë më të mirë, kulturën.

“Nuk ka qenë e lehtë sepse u përballëm me sfidat dhe vështirësitë e buxheteve të varfëruara në 25 vjet, e borxheve të akumuluara e të fshehura tinëz, e mungesës së politikave dhe të investimeve, e mungesës së rregullave ose ca më keq e nëpërkmëmbjes së rregullave prej tarafeve, korrupsionit dhe shitblerjes së poshtër të votës. Kemi bërë shumë në këto 4 vjet, por jo aq sa mendojmë se duhen për Shqipërinë që duam, për Gjirokastrën që duam, për Përmetin, Dropullin, Tepelenën, Libohovën, Këlcyrën, Memaliajn që Duam. Sepse Gjriokastra që duam është shumë më e mirë, shumë më e qëndrueshme, shumë më e hapur, shumë më e rregullt, është Gjirokastra e shqiptarëve që duan të punësohen me rregulla, me meritë, me respektin për traditën, për kulturën, për familjen, për gruan dhe për burrin. Gjirokastra që duam është Gjriokastra, Përmeti, Tepelena, Libohova, Dropulli, Këlcyra, Memaliaj, ku projekti kthen ëndrën ne realitet për të gjithë , dhe jo një gotë bosh mbushur me premtime që blejnë dinjitetin e njeriut për një vit ose për një muaj!”, theksoi Kumbaro.

Ajo u zotua se është detyrim për qeverisjen socialiste që të çojë më tej arritjety e deritanishme duke e kthyer Qarkun e Gjirokastrës në qendrën e turizmit kulturor, dhe te prodhimit bujqesor, në referencën e pashmangshme të zhvillimit dhe të urës lidhëse të jugut të Shqipërisë me Europën.

“Ja pse jam këtu sot. Ja pse jam e nderuar dhe po aq me shumë përgjegjësi,-  nuk jua a fsheh qe jam dhe e sfiduar, – që jam pjesë e skuadrës së fitores se sigurt te Partisë Socialiste në Gjirokastër. Sepse vetem Partia Socialiste ka dhene provat e sigurise dhe te forces qe do te beje shtet jo vetem per anetaret e Partise por per te gjithe shqiptaret se Qyteti dhe Republika jone, ajo e verteta eshte e te gjitheve dhe vetem te gjithe bashke mund ta bejme Shqiperine qe duam. Me Partine Socialiste. Pergjegjesi e madhe por nuk me tutet syri sepse jemi 7. Jemi 7 nga Ju.Jemi 7 si Ju. Jemi 7 për Ju. Sekreti i fitores së skuadrës sonë është sepse të 7 jemi nga ky Qark dhe të mbrujtur me historinë, kulturën dhe traditat e jashtëzakonshme të këtij qarku. Të 7 kemi treguar se ia kemi dalë vete në jetë. Të 7 i kemi dhënë Partisë Socialiste dhe nuk e kemi përdorur atë. Të 7 e kemi marrë teserën e Partisë Socialiste si përgjegjësi dhe jo si favor. Me karrierën tonë, me jetën tonë, me familjet tona, ne i japim Qarkut të Gjirokastrës energji se jemi enë komunikuese, ku për çdo gjirokastrit, për çdo përmetar, tepelenas, libohovit, dropullit, memaliajs, kelcyriot, ka gjithmonë një derë të hapur këtu dhe në Tiranë. Prandaj ne fund i drejtohem tim eti, atje ku eshte: une ia dola, nuk me njollosi politika se skuadra ku bej pjese me mbron. Kjo eshte skuadra e fitores se Partise Socialiste per Gjirokastren qe duam”, ka deklaruar Kumbaro përpara banorëve të Gjirokastrës gjatë prezantimit të saj si kandidate për deputete.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *