SFIDA/ Gjergji Bojaxhi: Teatri rreth ngërçit politik tregon se si klasa politike respekton ndërkombëtarët, por jo qytetarët

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

“SFIDA për Shqipërinë” thotë se teatri rreth ngërçit politik tregon se si klasa politike respekton ndërkombëtarët, por jo qytetarët që i kanë zgjedhur.

Në një deklaratë për mediat, përfaqësues të partisë Sfida për Shqipërinë shprehen se kriza, e cila sipas tyre është krijuar me vetëdije nga poltikanët shqiptarë, duhet të zgjidhet me përgjegjshmëri dhe seriozitet jo vetëm ndaj partnerëve, por në radhë të parë ndaj qytetarëve që shohin këtë teatër prej muajsh.

“Në sytë e njerëzve të dyja palët kanë muaj që refuzojnë mundësitë për zgjidhje. Tani po bëhen “të mirë“.

Duhet të mësohen me përgjegjshmëri dhe seriozitet së pari ndaj qytetarëve dhe jo të tregohet vullnet politik vetëm kur i urdhëron Departamenti Amerikan i Shtetit,” thotë Gjergj Bojaxhi, kandidat i SFIDËS për Tiranën.

SFIDA për Shqipërinë thotë gjithashtu se institucionet kushtetuese nuk janë mjete pazaresh politike.

Presidenti dhe postet ministrore nuk shiten e blihen sipas orekseve të palëve. Është për të ardhur keq që këtu po bëhet hapur. Partitë janë kthyer në sovran e populli në spektator.

Qytetarët meritojnë një politikë të pastër, një politikë që t’i përfaqësojë dhe SFIDA angazhohet publikisht në përmbushjen e këtij misioni,” thuhet në deklaratë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në “SFIDA/ Gjergji Bojaxhi: Teatri rreth ngërçit politik tregon se si klasa politike respekton ndërkombëtarët, por jo qytetarët”

  1. Gju më gju me popullin! - Për popullin me popullin! says:

    Pusht-etaret dhe te Eturit per Pusht-et;
    pavaresisht sharlatanizmit tyre te peshtire politik;
    kane qene dhe jane pergjithesisht Kapadainj me popullin;
    sepse popullin e respektojne me te vertete vetem ne diten e votimeve;
    ndersa nderkombetaret i respektojne thuajse gjithmone per servilizem.

  2. ANILA says:

    Me duket shume i sakte ky prononcim i Sfides, keta politikanet tane kane 3 muaj qe i kane cuar qytetaret ne stres te pernatshem ,dhe tani me nje ultimatum te ShBA, i vune pikat mbi I per 24 ore, sikur nuk kishte ndodhur asgje. Fare te papergjegjshem kjo klase politike , duhet te zhduken. Bravo Sfida! Po ja u nxjerre bojen ketyre mostrave tane.Suksese Gjergj Bojaxhiut…

  3. mbeshtetje says:

    Z. Bojaxhiu, filloni punen qe te filloni te merrni ndonje deputet si fillim, por duhet pune e madhe, sic e dini dhe ju. keto dy plakat e vjetra jane bere per gjynah, njera me keq se tjetra. suksese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *