Shqiptarët shpenzojnë për shëndetin 272 dollarë në vit, 10 herë më pak se Europa Lindore

Shpenzimet shëndetësore për frymë në Shqipëri arritën në 272 dollarë për frymë sipas Indikatorëve të Zhvillimit Njerëzor publikuar nga Banka Botërore, qe i takojnë vitit 2014. Kjo shifër është 10 herë më e ulët se në rajonin e Europës dhe Azisë Qendrore (ECA) ku mesatarja e shpenzimeve shëndetësore për frymë është 2577 dollarë në vit.

Banka raporton se shpenzimet për shëndetin në Shqipëri janë sa 5.9 për qind Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga të cilat 49.9 për qind u financua nga sektori publik, 49.9 për qind nga sektori privat dhe 0.6 për qind e shumës u financuar nga burime të jashtme.

Në Shqipëri shpenzimet për shëndetin janë sa gjysma e këtij zëri në vendet e Europës dhe Azisë Qendrore ku  shpenzimet për shëndetin arrijnë në 9.5 për qind e PBB, raporton Monitor.

Gjithashtu vendi ynë ka numër të ulët shtretërish për 1 mijë banorë në vetëm 2.4 të tilla, teksa rajoni i Europës dhe Azisë Qendrore ka 7.5 shtretër për mijë banorë.

Vendi ynë  numrin e mjekëve për banorë shumë më të ulët se, mesatarja e rajonit. Sipas Raportimit të Bankës Botërore Shqipëria ka 1.1 mjekë për 1000 banorë teksa mesatarja Europës dhe Azisë Qendrore është 3.4 mjekë për 1000 banorë.

Edhe  financimet publike janë shumë më të ulta se rajoni marrë në studim. Nga 66 për qind që është financimi në rajonin ECA në Shqipëri është 49.9 për qind.

Popullsia e Shqipërisë, e përfshirë tashmë në procesin e plakjes dhe rënies së lindshmërisë, po përjeton edhe një barrë sëmundjesh në rritje. Diagnozat kardiovaskulare, tumorale dhe ato kronike e kanë renditur Shqipërinë vendin me barrën më të lartë të sëmundshmërisë në rajon për 2015, sipas të dhënave globale “health data”.

Prevalenca për të sëmurët me tumor është rritur nga viti 2002 në vitin 2014 me mbi 70%, teksa gjithnjë e më shumë po preken moshat e reja. Faktorët përgjegjës dhe masat parandaluese.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Shqiptarët shpenzojnë për shëndetin 272 dollarë në vit, 10 herë më pak se Europa Lindore”

  1. Servet says:

    Ketu behet fjale vetem per faturat dhe jo per ato qe paguhen nen dore,dhe as per ate qe shqiptaret blejne ilace te skaduara, sepse shiten me lire.

    1. Marcahauasi says:

      Ku mund te krahasohet se sa leke harxhojne shqiptaret per mjekim me ATO paga mujore.Fitojne me shume lypsit ne per rruge.Dhe ATO pak lek qe sforcohen ti shpenzojn ,blejne scadenca ,ne shumicen e rasteve.Ne medioevo te pakten sheroheshin me barishte.

    2. Linda says:

      Mundet qe dhe AQ sa thuhet 272euro shqiptaret nuk i harxhojne.Mendoj qe e Kane fryre pak, per MOS me bo figure…….Me ATO trova qe Kane shqiptaret,sidomos pjesa me e madhe e popullsise esht fshatare,ma dilka mesatarja 272 euro!!!Asnjehere kurre.!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *