Zonja Ademi, mos ka ardhur koha ta shihni problemin te vetja?

17 Maj 2017, 09:11Politika TEMA

Nga Altin Ketro

Sa herë kryeministri Rama shkon në Shkodër, ka patur fërkime verbale me kryebashkiaken Voltana Ademi. Rasti më i fundit qëlloi një takim elektoral me të rinjtë që votojnë për herë të parë. Kryeministri kish programuar që takimin ta bënte përpara bashkisë Shkodër. Mund të jetë  rastësi, tendencë, apo thjesht se ai është vend i këndshëm për të kryer një takim elektoral, këtë s’di ta them. Gjithsesi kjo s’ka shumë rëndësi. Ai që duhet të ishte një takim rutinë, siç ka ndodhur rëndom ditët e fundit ku Rama ka lëvizur pothuaj në të gjithë bashkitë kryesore, u kthye në një incident ende pa nisur takimi. Në po të njëjtin vend, Bashkia kish planifikuar një takim për familjen. Ndonëse Bashkia pretendon nëpërmjet një programi të shfaqur se e kish zënë ajo e para atë shesh (topi është i imi, penalltinë do e gjuaj vetë), gjykoj se ajo, në rolin e mazhorancës në qytet, duhet t’i kish lënë mundësinë Partisë Socialiste, si opozitë në Shkodër, që ta zhvillonte aty takimin.

Atë që s’e bëri kryebashkiakja, e bëri vetë kryeministri Rama i cili e ndryshoi vendtakimin në tjetër shesh. Në tubime elektorale nuk ka shumë rëndësi vendi, por mesazhi që ti u përcjell votuesve. Ndoshta zonja Ademi është nisur me idenë se Rama është kokëfortë e s’do lëvizte nga istikami, ide që duhet ta ketë prej liderit historik Berisha.

Shpeshherë kjo kryebashkiake është ankuar se qeveria nuk e ndihmon, se e ka braktisur Shkodrën, bile me deklaratat e saj ka akuzuar se Rama e urren atë qytet. Realiteti është se nga ajo çka kam vënë re, rezulton se urrejtja anon nga ana e zonjës Ademi karshi Ramës në veçanti dhe Partisë Socialiste në përgjithësi. Që nga mënyra se si flet, seç ka një lloj dëshire që kryeministri ta lërë Shkodrën pa investime dhe në këtë mënyrë të arrijë ta ketë më të lehtë justifikimit para qytetarëve të saj se ja, kjo qeveri po hakmerret se ne nuk i japim votën. Është një lloj mentaliteti që imponohet nga selia blu në SHQUP dhe përcillet bruto atje në bazë. Bashkëpunimi me këtë armik quhet herezi, pse jo, tradhti ndaj partisë.

Por, kryeministri Rama ka dhënë prova se nuk është i atij kallëpi. Faktet kanë treguar se ka bashkëpunuar shkëlqyeshëm me kryebashkiakë të djathtë në bashki të tjera. Këtë nuk e ka bërë për anashkalim të Shkodrës, por se ata kryetarë kanë ditur se si të komunikojnë më të, jo nga gjuha e partisë, por nga ajo e halleve dhe probleme të qyteteve ku drejtojnë.

Duke qenë se Rama ka pas qenë vetë kryebashkiak, ai e di se ç’do të thotë që qeveria të të bëhet pengesë. Po që të kërkosh bashkëpunim duhet që kur të jesh përballë kryeministrin të mos e kesh mendjen nga kamera që të lësh përshtypje para partisë se ia bëre 8 me 2 kryeministrit. As që të marrësh pëlqime në Facebook nga statuset që bën kundër tij. Që nga ky moment krijohet hendeku i madh qeveri – bashki dhe ata që e vuajnë janë bashkëqytetarët e zonjës Ademi, që jo domosdoshmërish e mbështesin atë 100 për qind.

Edhe në një postim sqarues në Facebook, nuk ia njihte fare qeverisë meritën për ngritjen e Muzeut Kombëtar “Marubi”. Mjafton të shohësh kronikat e kohës se ku ndodhej ai “muze” kur la pushtetin Berisha, ku u bë pas ardhjes në pushtet të Ramës dhe si u transformua aq modernist ajo ngrehinë ku u ndërtua, minimalisht duhet të heshtësh. Aq shpirt militantesk ka zonja Ademi, saqë në po të njëjtin postim justifikonte pjesëmarrësit duke i quajtur të ardhur nga Puka e Kopliku, a thua se këto qytete nuk përbëjnë qarkun e Shkodrës e vota s’u vlen njësoj!! Mirë muzeu, mirë stadiumi, mirë teatri, mirë ura e Bunës, po s’i nuk bëri një falënderim publik ndaj qeverisë që ka investuar aq shumë në spitalin e Shkodrës, aq sa edhe mjekët ende nuk u besojnë syve për ato ndryshime që s’i panë kurrë gjatë 8 viteve të Berishës.

Në historinë e pluralizmit politik në Shqipëri ka ndodhur që Partia Demokratike e ka fituar, të paktën një herë, çdo bashki të madhe qendër qarku, edhe kur shumë prej tyre mbaheshin si bastione të sigurta të Partisë Socialiste. Ndërsa PS, në këto 27 vjet, të vetmet bashki që s’e ka drejtuar kurrë është ajo e Shkodrës. Ja dhe gjuha e drunjtë dhe përjashtuese që përdor kryebashkiakja Ademi ndaj Ramës në statusin e vet në Facebook: “…. të premtoj se Shkodrahistorikisht është drejtuar e do të drejtohet nga demokratët e njerëzit e lirë!” Me një fjalë, zonja Ademi e ka ndarë mendjen, hëna e toka bëhen bashkë, por PS nuk puth kurrë në Shkodër. Dhe dihet që premtimi është amanet për gjithë brezat që vijnë.

Përkundër modelit që na shfaq kryetarja militante e Shkodrës, më ka bërë tmerrësisht përshtypje pozitive kryebashkiaku i Përmetit. Është i veçantë ai qytet. Ka kaq shumë harmoni, kaq mungesë urrejtje ndaj kundërshtarit, kaq konsensus ndërpartiak, sa të bën ta duash edhe pse s’je prej andej. Kur është në pushtet PD-ja zgjedh kryetar bashkie të PS-së, kur është PS-ja e zgjedh nga PD-ja. Dhe të mendosh që Berisha ka pas bërë masakër në vitin 1997 në këtë qytet që e ka kriminalitetin zero.

Gjithsesi, duke ngelur te kryebashkiaku Shupuli, dua të them se kam mbetur plot mbresa nga një kronikë televizive gjatë një inspektimi që kryeministri Rama kreu për punët publike në atë bashki në kuadër të projektit të qeverisë “Rilindja Urbane”. Teksa ishte përpara kamerave, Rama nuk kurseu lavdërimet ndaj tij dhe nuk nguroi të përgëzonte kryebashkiakun e djathtë për punën e mirë dhe këto investime që kish bërë në qytet. Me një fjalë, po ia hiqte meritat vetes dhe po ia jepte bujarisht kryebashkiakut. Ai, me shumë modesti, duke ditur kapacitetet financiare të bashkisë, lëshoi një psherëtimë dhe nën zë tha: “eh, çne unë, këto janë investimet tuaja”. Ishte një komunikim tepër njerëzor, pa asnjë shenjë ndasie politike, aq sa ai që s’i njihte mund të vinte bast pasurinë e jetës se ai kryebashkiak i përkiste partisë së kryeministrit. Po kështu është vepruar edhe me kryebashkiakun e Vaut të Dejës që e ka mirëpritur sa herë Ramën dhe e ka shoqëruar pa drojë se i bërtet partie nga qendra.

Nuk do doja ta paragjykoja zonjën Ademi se e ka qëllim në vetvete këtë marrëdhënie të ftohtë me kryeministrin, nisur nga përkatësia e ndryshme partiake. Natyrisht, unë nuk mund të mos them së edhe vetë Rama s’ka hedhur batuta në drejtim të saj, por edhe vetë këto batuta i kam marrë si një sinjal për të bashkëpunuar, pavarësisht se brenda tyre ka ironi therëse që është në natyrën historike të Ramës sa herë nuk gjen bashkëbiseduesin e duhur nga krahu tjetër. Përpos incidentit tek sheshi para Bashkisë, unë prisja së paku një distancim të zonjës Ademi nga ngjarja që ndodhi në urën e Baçallëkut, ku një grup demokratësh i zunë pritë dhe nuk donin që kryetari i Partisë Socialiste të ishte bujtës në qytetin e tyre për një takim elektoral. A mos vallë ishte ky një mesazh se kryeministri Rama s’duhet të ketë punë me Shkodrën? Kjo pastaj do vërtetonte tërësisht dyshimet e mia të shfaqura më lart. Qofsha i gabuar!  

11 komente në “Zonja Ademi, mos ka ardhur koha ta shihni problemin te vetja?”

  1. Populli says:

    Ke harruar ti thuash që është një grua shum e shëmtuar në rast se mund ta quash grua,se zakonisht smë duket ashtu!

    1. Aleksander says:

      Pak rendesi ka e bukur e shemtuar .Ndryshimi mes kesaj cope druri me dy sy kryetares se Shkodres me ata te Vaut te Dejes e Permetit eshte shume i thjeshte, ata vene mbi te gjitha interesat e qytetareve te tyre ,mbi ato te berishes e lulit .Ndersa Voltana preferon ta kete me mire me berishen se sa me qytetaret e Shkodres,kjo eshte fryma qe u eshte ushqyer ketyre te pd-sa tash sa kohe ne se duan te bejne karriere.Pra Voltana ve partine e berishen mbi nevojat e interesat e qytetareve qe e votojne,si dikur qe u jepej me rendesi ppsh-se dhe udheheqesit…nuk ndryshon asgje ne kete mentalitet vasalesh bythelepires.

  2. Vesi says:

    Nuk je fare I gabuar. Voltana nuk sillet si kryebashkiake qe duhet te mendoje a per te gjithe, pavarsisht pikepamje politike, por si politikane e PD. Eshte nje menyre e vjeter sjellje qe ate e nxjerr zbuluar ne raport me punen.

  3. qamo says:

    Të gjitha i bën injoranca dhe mediokriteti (siç janë shumica e demokratëve)… Voltana, është në krye të listës…! Shkodrën e njoh mirë (kam jetuar aty). Shkodranët “puro” (që janë dhe kultura e Shkodrës), janë të pakët dhe tani akoma më pak, sepse një pjesë e madhe ka ikur… Shkodrën e ka mbytur malokëria…

  4. saliu says:

    FAI nuk esht i voltanes por i ED RAMES qe nuk e dhjet me nje mut ate qytet dhe le te investojn PDja kur te vij ne qeveri , leri mer burr ne mutin e vet ate popull injorant dhe anadollak qe shesin pordh qe gjoja jan me kultur nga disa figura qe me kte popull kanibal nuk kan kurrfar lidhje , leri si kopesh zollogjik dhe tregoi botes çfar ke ber ti ne qytetet e tjera te shqiperis kur ishe ne qeveri dhe shikoni shkodren çfar ka ber PDja , te siguroj un si mesjetar do katandisen , se rrugaçet dhe hajdutet e PDse nuk kan hedhur as nje cent ne ate qytet dhe ata voten gjithmon ja japin se jan te fiksuar mas teoris po nuk i qive nonen tjetrit nuk te thot bab dhe kta prandaj shkojn mas tyre se ata ja qin nonen ti jo. prandaj nuk meritojn me shum ai popull injorant jepja siç i do mushka drut ED RAMA derri do plub i thon nje fjale nuk mer vesh me fjal. leri ne turqinin e vet ata jetojn akoma me lepa brenen qe ka 50 vjet qe ka vdekur.

  5. XXL says:

    Sa ere te qelbur ka servilizmi ndaj Kryeqeveritarit!

    1. Askushi says:

      Sa dhemb e verteta.

    2. albaniafirst says:

      XXL, a mund te na thuash se ku eshte servilizmi ne kete artikull? Gazetari ka renditur vetem faktet dhe ben nje pyetje fare natyrale. Shkodra si nje nga qytetet me te perparuara te vendit tone meriton nje K.Bashkie dinjitoze qe kujdeset per qytetaret e saj dhe jo per partite.

  6. joel shkodra says:

    Sido qe te jete, me kete sjellje, me keto batuta therese etj. etj., E. Rama e ben edhe me kundershtar popullin e Shkodres.

  7. Pallatet Agimi says:

    Moj Voltana, ke maru, ke maru, ke maru!
    Melodija: Mi mi mi re. Re re fa, re re fa, re re fa!

  8. ..... says:

    Mjaft me keto Voltana Ademi kolon turq te vendosur ne Shkodren shqiptare hiquninpashaportat dhe shtetesine shqiptare hipini ne aeroolan e nisini per ke Erdogani andej nga zbriten dikur si arxhinj ketyre aneve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje