Aleati i Bashës: Lëshimet që bëri Rama, PD nuk do t’i bënte kurrë

18 Maj 2017, 23:38Politika TEMA

Kreu i LZHK-­së, Dashamir Shehi, i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News thotë se lëshimet që bëra kryeministri Rama, Partia Demokratike nuk do t’i bënte kurrë.

Pjesë nga biseda:

Nuk besoj se i keni lënë ndonjë herë opozitës kur keni qenë në pushtet, ti lini KQZ, zv/kryeministrin, ministrat. Në opozitë të gjithë flasim bukur. Një hapje kutish të kërkoi në Fier.

Unë e kam të drejtën e këtij katetizmi. Duke qenë 20 vjet opozitar

Pse ju duket normale që drejtësia u bëka nëpërmjet padrejtësisë, sepse po kërkoni kreun e KQZ?

Ne po jetojmë një rrethanë specifike, dhe jemi munduar t’i përgjigjemi me mjete specifike. Ditën që do jetojmë një rrethanë normale, unë besoj që s’do ketë nevojë për këto krijesa të kësaj periudhe 5 javore.

E dyta, unë për vete kam qenë i idesë që kjo lloj situate tranzituore parazgjedhore dy mujore të përsëritet deri sa të hymë në Komunitetin Evropian.

Sepse këtë lloj favori që thoni ju s’ja ka dhënë kurrë opozita, dhe që është e vërtetë, edhe pse duhet ta thonë zotëritë e PD-­së.

Unë nuk dua ta them se duke mos qenë i PD-­se nuk më takon mua, por unë them se sigurisht që PD­ja nuk kishte për t’ia dhënë. Për këtë jam i bindur.

Por, për këtë që kam propozuar dhe disa nuk ma pëlqyen do të ishte një lloj taktike që do të qetësonte edhe palën tjetër

1 komente në “Aleati i Bashës: Lëshimet që bëri Rama, PD nuk do t’i bënte kurrë”

  1. Alban Dega says:

    EDI RAMA DHA PUSHTET PER TE BERE SHTET !

    Kjo eshte politika arti i se pamundures qe e ben te mundur cdo gje….
    Nje mesim jo vetem per politiken por edhe per median dhe analistet qe u kthyen ne instruktore te antishtetit dhe nuk lane mashtrim e sajim pa bete dukr hedhe benzine ne zjarrin e percarjeve…. Nje deshtim total i tyre !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje