Fatos Lubonja i zhgënjyer: "Republika e Re" ra, pakti Rama-Basha mund të synojë eleminimin e LSI-së

18 Maj 2017, 17:26Politika TEMA

Analisti Fatos Lubonja tha sot se dyshja Rama-Basha mund të tentojnë të dëmtojnë LSI-në me takimet me dyer të mbyllura që zhvillojmë më njëri-tjetrin.

“Jemi në lojën e politikës së vjetër, me një marrëveshje me stilin e “Krokodilit”.

Kemi të bëjmë me ndarje pazaresh”, deklaroi Lubonja gjatë një bisede në “News 24”.

“Pse kjo është demokracia, këto takimet kokë më kokë nga 3 orë?

A nuk i denonconte vetë Basha këto lloj takimesh”, tha analisti Lubonja.

Ai tha se pas 3 muaj qëndrimi të opozitës në çadrën e protestës, dhe pas deklaratave të kryeopozitarit Basha për krijimin e republikës së re, për qytetarët u ndez një dritë shprese, se diçka do ndryshonte në vend.

Por me këto takime disaorëshe dhe ato që Lubonja i quan “pazare”, qytetarët u zhgënjyen.

“Gjithmonë kam shprehur dilema a mundet PD të bëjë lëvizjen e re.

Kur flet Berisha për revolucion çështja është ndryshe. Dhe Berisha ka folur për revolucion tërë kohës.

U ngjall shpresa se mund të ndizej një dinamikë brenda PD për të qenë pak më ndryshe opozita.

Por ja që këto takime disa orëshe nuk japin shije të mirë.

Basha demaskonte më herët këto takime të Ramës dhe Metës më parë”, u shpreh Lubonja.

Ai tha se qytetarët janë ende në lojën e pushtetit të kastës së vjetër.

Sipas Lubonjës, këto situata ku “krizat politike” zgjidhen me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, duhet të mos përsëriten.

“Mendoj se diçka ndryshe vinte nga çadra.

Për 3 muaj aty u ftuan persona të profesioneve të ndryshme, edhe intelektualë nga jashtë partisë.

E quaj lëvizje idenë që lideri i një partie konsultohet me persona të ndryshëm. E jo kur mbyllet me Ramën në zyrë, pasi s’ka lënë gjë pa thënë për të.

Sigurisht situata u imponua nga të huajt, e janë bërë kalkulime.

Po nëse do të bësh republikë të re, siç thonë, atëherë kjo ka dështuar. Dhe kjo të lë atë zhgënjimin.

Patjetër që do të shohim edhe rezultatin e zgjedhjeve, por jemi peng i kastës së vjetër, që tentoi të bëjë një furtunë në një gotë ujë, që me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve u qetësua.

Dhe kjo është zhgënjyese, se nuk mund të presim ne që klasa jonë politike të sillet si fëmijë, dhe pastaj vijnë ca ndërkombëtarë dhe u thonë qetësohuni”, tha Lubonja.

Sakaq, ai komentoi edhe lëvizjet e Ben Blushit dhe Bojaxhiut, ndërsa u shpreh se pritet angazhim më i madh i tyre.

“Kjo lëvize e Bashës me çadrën u bë më shumë si përpjekje për të forcuar lidershipin e vet.

Deri më tani shoh vetëm Blushin dhe Bojaxhiun më të angazhuar, por nuk i shoh tamam si lëvizje, por më duken si të zbehta. Duken më shumë si OJQ akoma. Duhet t’i shohim në zgjedhje.

Do të doja t’i shihja më të angazhuar në këto zgjedhje. LSI që ka qenë dikur, edhe ajo është pak më ndryshe, pasi ka interesin e klientelës së vet, dhe përpiqet ta ruajë atë.

E vetmja gjë që shohim është ikja e shqiptarëve nga vendi, kjo me sa duket është shprehja e vetme e tyre”, u shpreh analisti Lubonja.

9 komente në “Fatos Lubonja i zhgënjyer: “Republika e Re” ra, pakti Rama-Basha mund të synojë eleminimin e LSI-së”

  1. xyz says:

    Ti Lubo te pelqen vetem kur eshte sa me keqe Shqiperia…

    1. Kujtimi says:

      Ky Lubonja nje SHARLATAN
      RAMA DUHET TE KET KUJDES
      Lubonja pret vetem dit te keqia per shqiperin
      Lubonja nuk ka dashur Baban jo te doi te tjeret
      Ky eshte nje LANGARAQ MASHTRUS

  2. Kris says:

    Tani do te duket fytyra e vertete e Metes dhe Bashes apo Berishes! Cfare qendrimi do te mbajne per mareveshjen e Bashes! Kush eshte mafia e vertete femija Basha apo mafiozet Meta dhe Berisha?! “Analiste si Lubonja shpejt do ta marrin vesh se sa u vlen lekura!

  3. Liu says:

    Me mire pa kualicione,te shohim sa vlen cdo parti

  4. nipi i hysniut says:

    hahahahahah qenka zhgenjyer ky trapi….po kujt i plasi…dhe cfare eshte ky mor…mos duhet tri marrin leje ketij goje haleje…nje gje ka bere shume mire Edi…qe nukja fut ne pordhe fare ketyre tipave…le te lehin si qente e terbuar, i nohim te gjithe.

  5. tr says:

    Pse more kokrra e gomarit, na qenke zhgenjyer kaq shume nga luli i” Republikes se Re”.Cfare e mendoje se ishte Luli???. Ai nuk pelliste per popullin se nuk ju dogj barku, por per vete.
    TURP PER BESIMIN QE I KE DHENE ATIJ MASHTRUESI.

  6. malsori says:

    O mero!Po pse jep mendimin e Lubonjes,e ketij burgaxhiu shpirtzi qe cdo gje pozitive e demokratike e shikon dhe e shpreh me cinizem te pa pare.Lubonja eshte sevili i kriminelit sali berisha. Malsori.Boston

  7. arti says:

    Eh Lubonja flet gjithomone si mafiose por popullin ti nuk e llogarite nuk vlene per ty vota.Nuk ke faj je rritur ne komunizem vazhdon me propagande mafioze komuniste.Ngule ne mende mire se ne Shqiperi shtet ben vetem ps te tjeret jane si ty njerez te babzitur.

  8. arben muhameti says:

    Kenaqesia me e madhe e marrveshjes eshte se ju analistet e leshit qe po krijonit republiken e re mbetet me gisht ne …..Nuk ju dolen parashikimet per revolucionin dhe shkaterrimin e vendit .Tani hani …se mire ju ben .Ja u futi mire Basha ,se Rama ja u ka fut me kohe dhe sdo ju dali kurre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje